BOTA

“Ma mori dritën e syve”, Rrëfimi i nënës së Erona Coklit, e cila u vra nga ish-bashkëshorti në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 17:49
“Ma mori dritën e syve”, Rrëfimi i nënës së
Milihate Cokli

KOSOVË- Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Milihate Coklit. Në secilën qoshe të saj sheh ëndrra që u humbën dhe dëgjon fjalë që s’u thanë.  Dhimbja që e shtrëngon në gjoks, i bëhet e padurueshme kur prek fytyrën e saj të ngrirë në fotografi.

“Unë vazhdoj t’i them çdo ditë ‘mirëmëngjesi’ dhe ‘natën e mirë’ Eronës”, thotë me zërin që i dridhet Milihatja.

Vajza e saj 20 vjeçe u vra më 12 prill në Ferizaj - qytet në pjesën juglindore të Kosovës. Si i dyshuar kryesor për aktin u arrestua ish-bashkëshorti i saj, me të cilin Erona kishte një djalë një vjeç e dy muaj.

Çifti ishte i divorcuar për gati një vit dhe Erona e kishte obligim ligjor që ta takonte të birin me të atin çdo javë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Në takimin që do të bëhej i fundit për ta, ajo u qëllua për vdekje, ndërsa vëllai i saj Driloni, 15 vjeç, që e shoqëronte, u plagos.

“Në ato momente, sikur më theri diçka në zemër”, kujton Milihatja kohën kur kolegët në punë i thanë se “qenka vrarë një grua”.

“Nuk e dija se ishte vajza ime. Isha në kuzhinë duke punuar dhe thashë me vete ‘si janë prishur kështu njerëzit’”.

Ende pa e kuptuar, ankthi e kishte ngërthyer. Nuk e kujton se sa kohë kishte kaluar, kur kunati ishte shfaqur në restorantin ku punonte - pak kilometra larg shtëpisë në fshatin Bablak të Ferizajt.

“Mendova se po shkonim në shtëpi... Kur e mori rrugën nga qyteti, e pyeta: përse po shkojmë në Ferizaj? Më tha: janë plagosur Erona e Driloni”.

Aty, brenga për ta e kishte ngufatur. Por, një fije shprese se do t’i gjente të gjallë, e mbante.

“Kur e pashë Drilonin e plagosur në spital, e dija që do të shërohej... dhe nisa të bërtas: ku e kam çikën”.

Nga ai moment, thotë se nuk mban në mend asgjë, përveçse të jetë rrethuar nga mjekët dhe stafi tjetër.

“Sa shumë dhimbje... Dritën e syve që kisha, ma mori”.

Milihatja beson se bashkëshorti i Eronës ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj saj me vite, ndonëse Erona mundohej ta mbante fshehur. Ata ishin lidhur kur vajza ishte 16 vjeçe dhe, shumë shpejt pas, “nisi të ndrydhej, nuk hante njësoj, nuk qeshte njësoj”.

“Vinte në shtëpi e më thoshte se nuk do të kthehej më tek ai... por diçka ndodhte dhe prapë shkonte”.

Milihatja kujton se, njëherë, kishte vënë re edhe shenja dhune në trupin e së bijës, por se ajo i kishte thënë se ishte rrëzuar në banjë. Përkundër insistimit të prindërve, ajo ishte kthyer prapë tek ai.

“Isha e bindur se e kërcënonte me neve... Dhe Erona bënte gjithçka për qejfin e tij, vetëm që të mos na dëmtonte”.

Motivet e kësaj sjelljeje thotë se nuk i di, por frika iu provua kur ish-bashkëshorti i Eronës “nisi ta kërcënonte” vëllain e madh të saj, se gjoja do të pësonte, nëse Erona largohej prej tij.Erona, ndërkohë, mbeti shtatzënë dhe gjatë asaj periudhe, e ëma thotë se ajo i ndërpreu kontaktet me familjen.

Edhe pse vetëm disa kilometra larg me shtëpi, ajo thotë se nuk dinte asgjë për të bijën.

“Djalin e madh, Rinorin, e larguam nga Kosova që të mos ndodhte më e keqja... dhe rastin e raportuam në polici”.

“Disa herë iu drejtuam policisë rajonale në Ferizaj... u thosha se më mungon vajza... por më thoshin se janë në kontakt me të dhe se ajo nuk pranon të flasë me familjen”.

Meraku, frika e ankthi i familjes zgjatën me muaj, derisa Erona, gjashtë javë pas lindjes së djalit, u kthye bashkë me të te prindërit - “e lodhur, e dobësuar, e traumatizuar”. Me mbështetjen e tyre kishte vendosur ta riniste jetën nga fillimi, duke parë tek i vogli i saj motiv e shpresë.

Milihatja thotë se bashkë me bashkëshortin e saj ishin gati të bënin gjithçka, vetëm që atyre të mos u mungonte gjë. Teksa kujton zërat dhe zvarritjet e nipit për tokë, vaji ia ndal rrëfimin.

“Është dhurata më e shtrenjtë që më ka lënë Erona”, thotë Milihatja dhe nis e shpalos rrobat e tij.

“I ka ngjarë asaj...”, thotë nëpër dhëmbë.

Pas vrasjes së Eronës, djali kaloi nën kujdestarinë e nënës së ish-bashkëshortit të saj dhe familja e Eronës e takon “çdo dy javë, nga tri orë”. Milihatja thotë se do të përpiqet ta rikthejë nipin nën kujdestarinë e vet. Teksa rrëfen e përpëlitet nëpër dhomë, bashkëshorti i saj, Gazmendi, qëndron i heshtur e i pllakosur nga dhimbja.

“Ishte jashtëzakonisht e lidhur me të atin”, thotë Milihatja për Eronën.

Babai nuk dëshiron të flasë shumë, por thotë se ka vetëm një peng: “Pse nuk i qëndrova më afër, në çdo hap...”. Më pak se një javë pas vrasjes së Eronës, në Pejë - rreth 90 kilometra larg Ferizajt - u vra edhe një grua tjetër.

Edhe në atë rast, policia arrestoi bashkëshortin si të dyshuar. Nga viti 2010 deri në prill të këtij viti janë identifikuar në total 57 gra të vrara. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”. Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me minimum 10 vjet burgim dhe me maksimum burgim të përjetshëm.

Por, edhe sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend, rastet e vrasjes së grave “marrin dënime të ulëta, kthehen në rigjykim ose zvarriten”. Përkundër kërkesave të herëpashershme të REL-it për komente, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk është përgjigjur.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, janë raportuar 2.460 raste të dhunës në familje, me viktima kryesisht gratë.  Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, numri i tyre është shumë më i lartë se shifra zyrtare. Ata thonë se dhuna nënraportohet për disa arsye, përfshirë: presionin social mbi gratë, mungesën e pavarësisë së tyre ekonomike dhe mostrashëgimin e pasurisë nga prindërit.

Në rastin e Eronës, pengesë ishte “frika” - mbështetja e familjes nuk i mungonte. Erona kishte frikë të largohej nga bashkëshorti dhunues, thotë për Radion Evropa e Lirë Mimoza Thaqi, trajnuese për zhvillim personal në një klub online, të cilin e ndiqte edhe Erona në muajt e fundit të jetës.

“Ëndërr e Eronës ishte liria dhe djali i saj. Sepse, ajo ishte si e robëruar nga ai person... Vetëm te djali e shihte ardhmërinë e vet”, thotë Thaqi.

Pjesë e këtyre klubeve thotë se është bërë edhe Milihatja, “për ta menaxhuar situatën në të cilën ka kaluar dhe kalon familja”. Psikologët thonë se familjet me tragjedi të tilla, përjetojnë “tronditje emocionale”.

“E kanë të vështirë ta pranojnë dhe besojnë realitetin. I përcjell ndjenja e fajit... se a kanë pasur mundësi të bëjnë diçka më shumë, t’i vërejnë më herët problemet dhe ta parandalojnë vrasjen”, thotë për Radion Evropa e Lirë Gyltene Derguti, psikologe klinike në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Milihatja nuk dëshiron të flasë për vrasësin e Eronës, por lutet që ta marrë “dënimin e merituar”. Në dhomën ku flinte Erona me djalin, tani fle ajo. Aty thotë se ndien ende erën dhe të qeshurat e tyre. Derisa për një çast duket se përhumbet në kujtimet e bukura, dhimbja e zgjon shpejt.

“Në varr e çova me duvak... sepse nuk e kishte veshur fustanin e bardhë kur ishte martuar”.

“Atë ditë e pashë nuse... Erona ishte e bukur, por atë ditë ishte bërë edhe më e bukur”.

Marrë nga VOA

kosove vrasje milihate cokli erona cokli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan