Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka mirëpritur të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden në Paris, duke konsideruar që vizita e zyrtarit të lartë amerikan shpërfaq lidhjet e fuqishme mes dy shteteve për çështjet e sigurisë globale.
Biden është pritur me nderime të larta dhe dy presidentët më pas kanë kryer homazhe te ushtarët e rënë gjatë luftës, si dhe janë takuar me veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia zyrtare ka nisur në Harkun e Triumfit në Paris. Më pas, të dy, bashkë me zonjat e para, janë nisur drejt Pallatit Elysee për një drekë pune.
Macron dhe Biden do të deklarohen për media më vonë gjatë ditës. Temat kryesore përgjatë diskutimeve të tyre do të jenë Izraeli, çështjet tregtare dhe Ukraina. Biden është në Francë prej 5 qershorit, dhe bashkë me Macronin, kanë marrë pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit të trupave ushtarake të forcave aleate në Normandi, veprim që më pas ka rezultuar me mposhtjen e nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Përgjatë përkujtimit të ngjarjeve historike, Biden ka bërë thirrje për mbrojtje të demokracisë në vendin e vet dhe përtej. Në Francë, Biden është takuar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Përveç ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, të miratuar nga Kongresi amerikan më herët gjatë vitit, Biden ka prezantuar edhe një paketë tjetër në vlerë të 225 milionë dollarëve që përfshin municione, raketa, mortaja, artileri dhe raketa për mbrojtje ajrore.
Macron, në anën tjetër, i ka thënë Zelenskyt më 7 qershor se është duke finalizuar atë që e ka përshkruar si “koalicionin më të gjerë ndonjëherë” të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën. Kievi i bën thirrje vazhdimisht Evropës për ta ndihmuar ushtarakisht, sidomos pasi Rusia ka shënuar disa fitore në fushëbetëjë, vecanërisht në rajonin e Harkivit.
Megjithatë, zëdhënësi i Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve më 7 qershor që, për shkak të ndihmës së miratuar së fundmi nga SHBA-ja, ukrainasit kanë arritur të përmbysin disa avancime ruse, sidomos rreth Harkivit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më 7 qershor në Shën Petersburg se, Rusia është “e gatshme për bisedime” me disa kushte, përfshirë “realitetin e të sotmes” – referencë për aneksimin ilegal të Krimesë dhe katër rajoneve në juglindje të Ukrainës.
Megjithatë, lideri i Kremlinit ka pretenduar se Evropa është “e pambrojtur”, për shkak të mungesës së një sistemi të hershëm të paralajmërimit. Ai ka thënë se Rusia ka “disa herë më shumë” armë bërthamore sesa që janë aktualisht në kontinentin evropian “madje edhe nëse SHBA-ja bart të vetat".
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka shpëtuar katër pengje izraelite të kidnapuara nga Ha...
Donika Gërvalla KOSOVA- Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kos...
Pamje prej seancës së Kuvendit, të mbajtur më 8 qershor. SHKUP- Me 88 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë s&eum...
Antonio Guterres NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pritet t'i thotë Këshillit të Sigurimit javë...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një shtetas të Rusisë në fshatin Grizh...
Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara SHBA- Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara kanë dekla...
Astronauti amerikan, Bill Anders. SHBA- Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili ka shkrepur një prej fotografive më të ...
Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti Joe Biden do të përpiqet të bindë udhëheqësit e vendeve më të pas...
Antony Blinken LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën p&eu...
Hunter Biden SHBA– Prokurorët federalë mbyllën të premten paraqitjen e argumenteve në çështjen kundër djali...