Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
POLONI- Presidenti francez Macron ishte të enjten në Varshavë për të bindur Poloninë që të krijojnë një forcë mbrojtëse për Ukrainën. Tusk e refuzoi këtë kërkesë.Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë midis Evropës dhe SHBA në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë me kushte të pranueshme nga Kievi. Macroni foli në Varshavë pas një takimi me kryeministrin polak Donald Tusk.
"Ne duhet të punojmë shumë ngushtë me amerikanët dhe, natyrisht, me Ukrainën për të gjetur një mënyrë që merr parasysh interesat e Ukrainës, sovranitetin e saj, si dhe interesat e evropianëve dhe sigurinë e tyre”, tha Macroni.
Ai foli në mbështetje të "një paqe të negociuar nga ukrainasit dhe që u ofron atyre siguri e qëndrueshme”. Macroni vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e koordinimit midis vendeve evropiane në formulimin e garancive të sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.
Plane për një koalicion të vullnetarëve
Përfaqësuesit e disa vendeve të NATO-s kanë zhvilluar bisedime konfidenciale për javë të tëra se si mund të monitorohet një armëpushim i mundshëm i ardhshëm në Ukrainë, mësoi dpa. Franca dhe Britania e Madhe po përgatisin plane për një koalicion të vullnetarëve që do të monitoronte ushtarakisht një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.
Që nga fundi i vjeshtës, Macroni ka udhëtuar në Britaninë e Madhe, Skandinavi dhe në Shtetet Baltike për të gjetur partnerë për këtë trupë. Presidenti francez ka deklaruar se një prani e tillë mund të bëhet e nevojshme edhe nëse forcat e armatosura ruse depërtojnë linjat ukrainase dhe i detyrojnë mbrojtësit të tërhiqen.
Tusk kundërshton qartë pjesëmarrjen në një trupë për Ukrainën
Donald Tusku konfirmoi se mundësia e dërgimit të një kontigjenti ushtarak në Ukrainë ishte ngritur në takimin e tij me Emmanuel Macron, por saktësoi se "për momentin" Varshava "nuk parashikon asnjë veprim të këtij lloji". Kjo ide ishte ngritur tashmë në shkurt nga kreu i shtetit francez, por nuk kishte fituar terren.
"Unë do të doja (...) të ndërpres spekulimet në lidhje me praninë e mundshme të trupave nga një vend ose një tjetër në Ukrainë pasi të jetë vendosur një armëpushim ose paqe. Presidenti (Macron) është i vetëdijshëm për këtë, ne kemi folur," tha ai.
Në informacione të pakonfirmuara të mediave më parë thuhej se bisedimet mund të përfshinin konsiderata të tilla. Gazeta polake Rzeczpospolita citonte një ekspert nga Instituti Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili tha se një mision mund të përbëhet nga pesë brigada me një total prej rreth 40.000 ushtarësh. Polonia mund të merrte komandën e njërës prej tyre.
Të martën Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz deklaroi se "dislokimi i ushtarëve polakë në Ukrainë aktualisht përjashtohet." Edhe pse tema "shfaqet në publikime”, nuk ka konfirmim të synimit për të vendosur trupa evropiane në Ukrainë, tha ai.
usku e bëri të qartë se Varshava ofron ndihmë ushtarake për fqinjin e saj dhe gjithashtu strehon qendrën më të rëndësishme logjistike për ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin.
Për më tepër, ai vuri në dukje se vendi i tij vazhdon të investojë burime të konsiderueshme për të mbrojtur kufirin e jashtëm të BE dhe NATO-s me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, me 10.000 ushtarë polakë të stacionuar në kufi.
Vendosja e një kontigjenti ushtarak evropian mund të jetë "një nga garancitë" për një paqe të ardhshme me Rusinë, konfirmoi një zyrtar i lartë ukrainas për AFP. Është "një ide e evropianëve" dhe jo e Kievit, dhe Emmanuel Macron është "qartësisht lideri", shtoi ai.
Përgatitja për Trump 2.0
Presidenti ukrainas sugjeron se ai është i gatshëm të presë përpara se të rimarrë zonat e pushtuara nga ushtria ruse (pothuajse një e pesta e vendit të tij). Por kjo kërkon garanci "efektive" të sigurisë nga aleatët e saj për të shmangur një sulm të ri rus në Ukrainë.
Disa liderë evropianë druhen se Trump do të përpiqet të ushtrojë presion ndaj Ukrainës dhe Rusisë në negociata, duke kërcënuar se do të ndërpresë ose do të rrisë ndihmën ushtarake për Kievin, nëse secila palë refuzon të negociojë./DW
SERBI- Studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar V...
Foto ilustruese SIRI- Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dash...
Foto ilustruese SIRI- Komisioni Evropian ka thënë se të premten do të nisë një operacion për dërgimin e 50 tonë...
RUSI- Rusia ka kryer sulme të mëdha ajrore kundër objekteve energjetike të Ukrainës, duke i përdorur dhjetëra raketa lundru...
Foto FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka emëruar kryeministrin e ri të vendit ...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të reja në viza për zyrtarët gjeorgjianë, për shkak t&e...
Siri SIRI- Rënia e regjimit sirian të Bashar al-Assad ka hedhur dritë në qoshet e errëta të sundimit të tij, duke pë...
Foto ilustruese SHBA- Një shtetas sirian, drejtor i një burgu në Damask nga viti 2005 në 2008, tashmë i burgosur në...
Foto ilustruese SHBA- Të dielën më 15 dhjetor hëna e fundit e plotë e vitit, e njohur ndryshe si “Hëna e Ftoht&eum...
xhamia SIRI- Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në xhaminë Umayyad në Damask për faljen e parë të së Prem...