BOTA

"Manaferrat e BE-së nuk do të arrinin të mblidhesh!" The Economist: Emigrantët që Europa dëshiron t’i shtojë në heshtje

M.B. Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2024, 07:50

"Manaferrat e BE-së nuk do të arrinin të mblidhesh!"

EUROPA- Pa punëtorët e huaj të fermave, manaferrat e BE-së nuk do të arrinin të mblidheshin, shkruan The Economist. Nëse vështroni nga dritarja e trenit gjatë një udhëtimi në zonat periferike holandeze, do të shihni xhama pa fund: këto janë serrat e rreshtuara njëra pas tjetrës. Në fermën e René Simons, 60 km në juglindje të Roterdamit, shkurret e mjedrës shtrihen në disa hektarë tokë. Punëtorët që i mbledhin janë kryesisht nga Europa Lindore, polakë dhe bullgarë që vijnë në sezonin e pikut, ose ukrainas, të cilët zakonisht qëndrojnë më gjatë.

“Ne kemi disa zonja që kanë ardhur nga qyteti Lviv”, thotë zoti Simons. “Ne u themi atyre, që nëse jeta është e vështirë atje, ju mund të qëndroni gjithmonë këtu”.

Fermerët si zonja Simons janë në qendër të një dileme europiane. Qeveritë kudo nëpër Europë po zotohen për të ulur emigracionin, por bujqësia europiane varet nga punëtorët emigrantë. Rreth 2 milionë europianë kalojnë kufijtë për të punuar çdo vit në ferma, sipas vlerësimeve të BE-së, plus 400,000 të tjerë vijnë nga jashtë bllokut, duke përbërë rreth një të tretën e fuqisë punëtore bujqësore të bllokut prej 7-9 milionë personash.

Fermerët e Europës kanë ndikim të madh dhe mbrohen shumë nga partitë e së djathtës së rreptë, të cilat gjithashtu duan të mbajnë të huajt jashtë kufijve. Kjo i ka detyruar parti të tilla që të bëjnë kompromise me sloganet e tyre kundër emigracionit. Një shembull i mirë është Italia. Në prill 2023, gjashtë muaj pasi mori detyrën qeveria e djathtë e udhëhequr nga Giorgia Meloni, ministri i saj i Bujqësisë Francesco Lollobrigida, i qortoi italianët që të lindnin më shumë foshnja ose përndryshe duhej të përballeshin me “zëvendësimin” e tyre nga të huajt.

Por në praktikë, zoti Lollobrigida ka kërkuar më shumë viza për punëtorët e bujqësisë. Zonja Meloni, ndërsa nga njëra anë është përpjekur të dërgojë azilkërkues në Shqipëri për përpunimin e kërkesave të azilit, nga ana tjetër, po mirëpret më shumë fuqi punëtore emigrante, për sa kohë që është e kontrolluar.

Arsyeja është nevoja. Industria e bujqësisë në Itali ka një mungesë prej rreth 200,000 punëtorësh çdo vit, thotë Massimiliano Giansanti, president i Shoqatës së Fermerëve Confagricoltura. Fuqia punëtore ligjore në bujqësi, duke përfshirë punëtorët sezonalë, përfshin rreth një milion veta. Një e treta janë të huaj.

Midis atyre të moshës 18-35 vjeç, pothuajse të gjithë janë të huaj, thotë zoti Giansanti. Të rinjtë italianë e shohin bujqësinë si një “punë ku të thyhet kurrizi nën diell”. Përveç kësaj, rreth 230,000 njerëz punojnë në ekonominë hije të sektorit, ku shumë prej tyre janë emigrantë pa dokumente të ardhur nga Azia dhe Afrika.

Punëtorë nga Europa Lindore

Ndërkohë, shtete si Gjermania, Franca dhe Holanda, e marrin shumicën e punëtorëve emigrantë të fermave të tyre, nga vendet e Europës Lindore që iu bashkuan BE-së në vitet 2000. Vendi më i madh burimor fillimisht ishte Polonia. Ndërsa punëtorët polakë u larguan nga Polonia, duke kërkuar paga më të larta në Europën Perëndimore, fermerët polakë punësuan ukrainas për të zëvendësuar ata që ikën.

Mbyllja e kufijve në vitin 2020 për shkak të pandemisë, e ndryshoi atë sistem dhe dy vjet më vonë, pas pushtimit rus të Ukrainës, burrat ukrainas të moshës ushtarake, e kishin të ndaluar të largoheshin nga vendi. Shumë nga ata ukrainas që ndodheshin tashmë në Poloni, u nisën në Gjermani pasi BE-ja u dha ukrainasve leje pune. Kështu, fermerët polakë filluan të rekrutojnë gra ukrainase. “Ne jemi përqendruar te gratë e moshës së mesme.

Nuk duam vajza të reja të bukura me thonj të gjatë”, thotë Tomas Ostergard, i cili zotëron një fermë me manaferra ku punëson 600 punëtorë çdo tetor, për sezonin e korrjes. Rreth 90% e tyre janë ukrainas. Partia e së djathtës “Ligj dhe Drejtësi”, që qeverisi Poloninë në vitet 2015-2023, kritikoi publikisht emigracionin nga vendet joeuropiane.

Por në praktikë, ajo pesëfishoi numrin e lejeve të punës të lëshuara për aziatikët dhe amerikanët latinë, në 275,000 në vitin 2023. Shumë prej tyre përfshinin edhe dhënie ryshfetesh. Qeveria e re ka shkurtuar lëshimin e vizave, ndërsa po pastron rrëmujën e qeverisë së kaluar, por po shqyrton marrëveshje të reja me vendet e Azisë Jugore. Më 16 tetor, ajo shpalosi një politikë emigracioni që do të kufizonte kërkimin e azilit, por do të nxiste emigrimin për arsye punësimi.

“Ne duam që rregulloret e reja të mos kufizojnë numrin e të huajve që janë të gatshëm për të marrë punë në bujqësi”, thotë ministri i Bujqësisë, Czeslaw Siekierski. Holanda është një shembull që mishëron tensionin midis fermerëve dhe grupeve kundër emigrantëve. Partia më e madhe në qeverinë e djathtë që mori detyrën në korrik, është “Partia për Liri”, e cila ka folur kundër emigrantëve.

Nga ana tjetër, është partia “Lëvizja Qytetare e Fermerit”, që kundërshton çdo kufizim që mund të ndërhyjë në këputjen e frutave në ferma. Mungesa e banesave rrit armiqësinë kundër emigrantëve: emigrantët shpesh grumbullohen pesë ose më shumë veta në një dhomë, nëpër apartamentet e blera nga agjencitë e punësimit.

Agjenci të tilla luajnë rol jashtëzakonisht të madh në emigrimin në Holandë për arsye punësimi. Ato i lejojnë punëdhënësit që të mos jenë përgjegjës për pagimin e ndihmave sociale. Një raport i qeverisë në vitin 2020, zbuloi se shpesh kishte raste shfrytëzimi. “Ata përdorin fuqinë e tyre kundër njerëzve”, thotë Bozena, e cila u rekrutua së bashku me burrin për të ardhur nga Polonia, me idenë që do të punonin në një lavanderi.

Por në vend të kësaj, agjencia u përpoq t’i detyronte që të punonin në një thertore. Bozena iu drejtua për ndihmë FNV-së, sindikatës më të madhe të vendit. Qeveria planifikon të bëhet më e ashpër ndaj agjencive. Një ligj më i rreptë hyn në fuqi në vitin 2026. Ajo gjithashtu do të shkurajojë punëdhënësit nga shfrytëzimi i punëtorëve emigrantë me paga të ulëta. Një propozim në gusht nga deputeti Thierry Aartsen, parashikonte subvencionimin e fermave që përdorin robotë.

“Të ardhurat varen së tepërmi nga puna e lirë”, thotë Eddy van Hijum, ministri i Çështjeve Sociale. “Unë nuk jam kundër emigrimit për arsye punësimi, por nuk duhet të ndodhë në kurriz të shoqërisë”.

Punëtorët emigrantë të bujqësisë abuzohen në të gjithë kontinentin. (Në dokumentarin e ri “Kufijtë e Europës”, gazetari çek Sasa Uhlova, shkon si agjent i fshehtë në një fermë gjermane që përdor dy dokumente ku regjistrohet koha e punës së punëtorëve polakë: një i sajuar ku thuhet se punojnë dhjetë orë në ditë, dhe një tjetër që tregon orët e vërteta të punës, zakonisht 14 orë në ditë).

Megjithatë, edhe avokatët e të drejtave të punës, e pranojnë se punëtorët zakonisht i marrin punë të tilla jo sepse mashtrohen, por sepse mundësitë në atdhe janë edhe më të këqija. Liria e njerëzve për të udhëtuar në kërkim të pagave më të larta, është pjesë e logjikës së lirisë së lëvizjes në BE. Fermat e Europës Perëndimore janë ato që përfitojnë më shumë nga një emigrim i tillë. Shumë nuk do të përfitonin fare pa lirinë e lëvizjes./ Monitor

europa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan