BOTA

Manovrat detare të Kinës pranë Tajvanit shtojnë shqetësimet

n.f Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 17:47
Manovrat detare të Kinës pranë Tajvanit shtojnë
Foto ilustruese

KINË- Kina kreu stërvitjen e saj ushtarake “Joint Sword” të hënën pranë Tajvanit, duke krijuar tensione të reja në rajon. Zyrtarët e ishullit demokratik dhe aleatët e tij ndërkombëtarë e kanë kritikuar ashpër Pekinin për këto stërvitje. Qeveria komuniste ka deklaruar më parë se dëshiron bashkimin e Tajvanit me Kinën, edhe me forcë po të jetë nevoja. Megjithatë, analisti Su Tzu-yun nga Tajvani thotë se qëllimi i vërtetë i këtyre stërvitjeve është që Kina të transformohet në një forcë ushtarake detare, duke synuar kontrollimin e ujrat ngjitur me Tajvanin.


Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se Kina përdori 125 avionë ushtarakë në stërvitjet rreth ishullit të Tajvanit, një rekord për një ditë të vetme. Zyrtarët e ishullit thanë se 90 prej avionëve u futën brenda zonës së mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Jeff Liu zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajvanit, i dënoi manovrat ushtarake.

“Veprimet e Kinës sfidojnë edhe një herë rendin ndërkombëtar dhe minojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal. Ministria e Jashtme e Tajvanit e dënon fuqishëm këtë stërrvitje”, tha zoti Liu.

Komanda e Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, përmes një oficeri të marinës që fliste në videon e publikuar prej tyre, tha se stërvitjet po zhvilloheshin si një paralajmërim për “veprimet separatiste” nga zyrtarët e ishullit. Gjatë një fjalimi në Ditën Kombëtare javën e kaluar, Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te tha se Kina nuk ka të drejtë të përfaqësojë Tajvanin. Su Tzu-yun, analist në Institutin e Tajvanit për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, vlerësoi pasojat e veprimeve të fundit të Kinës.

“Kërcënimi nga qeveria e Pekinit ka qenë gjithmonë 70% veprim politik dhe 30% ushtarak. Stërvitjet “Joint Sword” nuk janë të përqendruara vetëm mbi Tajvanin. Ato shërbejnë gjithashtu si një deklaratë për vendet demokratike, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë”, thotë analisti Su.

Përmes një deklarate Departamenti i Shtetit tha të hënën se Uashingtoni “është seriozisht i shqetësuar nga stërvitjet ushtarake të ushtrisë kineze në ngushticën e Tajvanit dhe rreth Tajvanit”. Zëdhënësi Matthew Miller i kërkoi Kinës “të vetëpërmbahet dhe të shmangë çdo veprim të mëtejshëm që mund të dëmtojë paqen dhe qëndrueshmërinë përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe më gjerë në rajon.

Analisti Su Tzu-yun megjithatë beson që ambiciet ushtarake të Kinës shkojnë përtej synimit të saj për të bashkuar Tajvanin me Kinën. Objektivi i vërtetë strategjik, argumentoi ai, është që Kina të kalojë nga një fuqi ushtarake me bazë tokësore në një fuqi detare.

“Marina Kineze ka ndryshuar nga një forcë që mund të veprojë në ujërat bregdetare në një forcë që mund të veprojë në oqean dhe ujëra të thella. Në këtë kuptin, Tajvani, ndodhet në një pozicion të rëndpësioshëm strategjik. Kina dëshiron që të kontrollojë ujrat ngjitur me të”, thotë analisti Su.

Ndërsa tensionet rajonale rriten, qeveria e Tajvanit vazhdon të forcojë mbrojtjen e saj ushtarake dhe të forcojë lidhjet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, përballë rrijes së trysnisë ushtarake të Kinës./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan