Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
SAN MARINO- San Marino, një republikë e pavarur pa dalje në det, e rrethuar nga Italia, është bërë subjekt vëzhgimi për shkak të njoftimeve të këtij viti që po nxjerrin në pah lidhjet me Rusinë. Ndonëse zyrtarët e këtij vendi mohojnë të kenë bërë ndonjë shkelje, rregullatorët e Bashkimit Evropian, sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës Henry Wilkins, po paralajmërojnë se sektori i shërbimeve financiare i San Marinos mund të jetë dera e fshehur përmes të cilës fondet e paligjshme të Rusisë depërtojnë në bllokun tregtar evropian.
Kompania ‘Ala Cucine’ prodhon kuzhina me porosi në San Marino, një shtet i vogël sovran, që gjendet në pjesën qendrore të Italisë. Drejtuesi i saj, Lorenzo Arcangeli thonë se kompania po pret me padurim të fitojë qasje të plotë në tregun fitimprurës të Bashkimit Evropian. Por aktualisht, tregtia me klientët në BE do të thotë të ballafaqim me një burokraci të shtuar.
“Ka kosto të shtuar. Të dyja palët, klienti dhe kompania, e shohin si pengesë. Nuk është fare e lehtë t’ia sqarosh dokumentacionin një klienti evropian,” thotë ai.
Prodhuesit e San Marinos po përgatiten të kenë qasje në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, që njëkohësisht është edhe blloku më i madh tregtar në botë, përmes një marrëveshjeje që mund të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. Por industria financiare nuk është përfshirë në këtë marrëveshje.
Mediat perëndimore kanë vënë në dukje shpesh kohët e fundit lidhjet e San Marinos me Rusinë. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim se dështimi i këtij shteti për të përmbushur standardet e caktuara të rregulloreve financiare mund t’i hapë një derë të fshehtë fondeve të paligjshme ruse për të depërtuar në Bashkimin Evropian.
Në prill, revista ‘The Economist’ e përshkroi miqësinë e San Marinos me Rusinë si “alarmuese” dhe “të pazakontë”. Ajo njoftoi se ky shtet ka emëruar francezin Emmanuel Gout, i cili ka lidhje të thella me Kremlinin, si ambasador të saj. Zoti Gout nuk ka deklaruar se ka edhe shtetësinë ruse.
Një zyrtar i San Marinos i tha Zërit të Amerikës se pretendimet e artikullit janë të rreme.
“Artikulli jo vetëm që është i pasaktë, por mundohet të shesë një të paqënë, dhe unë i pyes, kush i pagoi ta bëjnë këtë gjë? Ngaqë assesi nuk ishte i dobishëm për San Marinon, tërë këto dyshime të shpërndara gjithandej,” thotë Konsulli i San Marinos në Britaninë e Madhe, Maurizio Bragagni.
Revista ‘The Economist’ në artikullin e saj gjithashtu shkruan se konsulli i nderit i San Marinos në Moskë deri në muajin shkurt ishte Vladimir Lisin, i cili sipas revistës ‘Forbes’ është qytetari i tretë më i pasur i Rusisë.
Në reagim ndaj komenteve të zotit Bragagni, redaktori i gazetës ‘The Economist’ për Evropën i tha Zërit të Amerikës se “ato që shkruan artikulli i revistës qëndrojnë”.
Në kundërshtim me politikën e saj tradicionale të neutralitetit, San Marino u rreshtua me shtetet që dënuan sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës në Kombet e Bashkuara në mars të vitit 2022.
Ekonomisti dhe politikani rus, Dmitry Potapenko thotë se që nga ajo kohë marrëdhëniet ndërmjet San Marinos dhe Moskës janë përkeqësuar.
“Marrëdhëniet kanë ndryshuar, ato tani janë më të tensionuara. A do të përshkallëzohen ato më tej dhe a do ta shfrytëzojë Federata Ruse San Marinon për t’iu shmangur sanksioneve? Nuk besoj”, thotë ai.
Por analistët thonë se autoritetet bankare të Bashkimit Evropian kanë arsye të mjaftueshme të shqyrtojnë me kujdes të shtuar aplikacionin e San Marinos për qasje më të madhe në sektorin financiar të bllokut.
Eksperti për sigurinë kombëtare, demokracinë dhe kundër korrupsionit, Jonathan Katz nga Instituti Brookings thotë se këtyre dyshimeve duhet kushtuar vëmendje.
“Nëse BE-ja e ngre si çështje, atëherë bëhet fjalë për çështje serioze që ata e kanë hulumtuar. Ndoshta është e pazakontë për udhëheqësit e San Marinos që ta ndjejnë këtë trysni ngaqë ata nuk marrin shumë vëmendjen globale për çështje të tilla, por kjo nuk ka rëndësi,” thotë eksperti Katz.
Ndërkohë që kompanitë prodhuese si ajo e sipërmarrësit Arcangeli po presin me padurim lehtësirat për të fituar qasje të plotë në tregun e Bashkimit Evropian, një shtet tjetër i vogël evropian, Monako, hoqi dorë nga negociata të ngjashme me BE-në vitin e kaluar, pasi rregullatorët evropianë shprehën shqetësime rreth praktikave të tij financiare./ VOA
SHBA- Diskutimi i shumëpritur i Elon Musk me kandidatin republikan presidencial Donald Trump në platformën X të miliarderit u ndikua nga &...
TURQI- Një i ri në Turqi filmoi dhe transmetoi drejtpërdrejt sulmin me thikë para një xhamie. Në këtë sulm ai arriti t...
IRAN- Pesë aktiviste iraniane për të drejtat e grave janë dënuar në total me më shumë se 20 vjet burgim, thanë bu...
SHBA- Elon Musk gjatë intervistës dy orësh me kandidatit republikan për president, Donald Trump e lavdëroi atë duke i thën&...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Tashmë, për herë të parë që nga fillimi i fushatës, zv. presidentja Kamala Harris k...
SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump u intervistua në rrjetin social X nga Elon Musk,...
zjarri KOSOVË- Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar t&e...
dyqani i djegur GREQI- Pas shkatërrimit të shtëpive, bizneseve dhe pronave, fatkeqësisht zjarret që kanë rën&e...
donald trump SHBA- FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës i ish-Presidentit Donald Trump tha se ishin vjedhur dokume...
Kirby SHBA- Irani mund të kryejë sulme “domethënëse” ndaj Izraelit gjatë kësaj jave, tha Shtëpia e Bardh&eum...