Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Në rrjete sociale, media e tavolina kafeneje, dezinformatat lidhur me zhvillimet në Kosovë thuhet se po i tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike, veçanërisht mes shqiptarëve dhe serbëve. Ramadan Ilazi, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se këto fushata dezinformuese në vend, shpërndahen qëllimshëm për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike.
“Kemi fushata që kanë për qëllim të krijojnë mosbesim - sidomos në mesin e komunitetit serb - ndaj institucioneve publike në Kosovë dhe që synojnë të krijojnë një lloj perceptimi sikur në veri [të Kosovës] e kemi një situatë represioni të vazhdueshëm ndaj qytetarëve atje”, thotë Ilazi për Radion Evropa e Lirë.
Për ta testuar këtë përshtypje, QKSS-ja ka realizuar një studim, ku, përveç analizave dhe anketave, ka grumbulluar disa të rinj shqiptarë dhe serbë për të diskutuar për fushatat dezinformuese.
Nga ky studim del që shumica e kosovarëve, pavarësisht etnisë, besojnë se dezinformimi po i ndikon marrëdhëniet ndëretnike. Madje, shumica thonë se vetë ata kanë hasur në dezinformata të tilla. Sipas Ilazit, këto dezinformata shpërndahen dukshëm më shumë në rastet kur ka tensione në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe - si sulmi i vitit të kaluar në Banjskë apo sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai beson se rol në shpërndarjen e këtyre dezinformatave kanë shërbimet e mediave ruse, RT dhe Sputnik, në Serbi, që funksionojnë pavarësisht sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja.
“Në Serbi, përmes këtyre mediave, shpërndahen narrativë rreth Kosovës që janë jashtëzakonisht jokonstruktivë dhe të dëmshëm për bashkëjetesën ndëretnike. Po ashtu, ata synojnë t’i dëmtojnë proceset e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Ilazi.
Adea Beqaj, menaxhere e programit në Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) në Prishtinë, thotë se prezenca e lartë e kosovarëve në platformat digjitale, bën që shoqëria në vend të jetë e cenueshme ndaj këtyre fushatave dezinformuese.
Sipas saj, rol të rëndësishëm luan edhe mungesa e edukimit medial. Ajo thotë se institucionet në vend duhet të krijojnë një strategji që i pajis qytetarët me “aftësitë për të naviguar në një mjedis informativ gjithnjë e më kompleks, për ta luftuar dezinformimin dhe për të marrë vendime të mirinformuara”.
“Një komponent kyç i kësaj përpjekjeje duhet të përfshijë integrimin e edukimit medial në kurrikulën e sistemit arsimor në të gjitha nivelet, duke nisur që nga arsimi fillor”, thotë ajo për REL-in.
Pikërisht mungesa e edukimit medial në kurrikulat arsimore në Kosovë shihet si një ndër faktorët që po i lë kosovarët të cenueshëm nga fushatat dezinformuese. Mediat online shihen në mesin e platformave që bëjnë shpërndarjen më të madhe të dezinformatave.
Megjithatë, shumica e kosovarëve besojnë se dinë t’i identifikojnë këto dezinformata. Por, për Ilazin, problem mbetet barriera gjuhësore mes komunitetit shqiptar dhe atij serb. Ai thotë se mungesa e dygjuhësisë në mediat në Kosovë, bën që mediat të raportojnë pa pasur kontekstin e plotë.
“Nuk kemi media kosovare shqipfolëse profesionale me gazetarë nga komuniteti serb dhe as anasjelltas. Kështu që, shpeshherë, raportimeve për veriun u mungon konteksti për t’i adresuar informacionet që mund të jenë jo plotësisht të sakta”, thotë ai.
Meqë pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme lexojnë përmbajtje të ndryshme mediale - shkaku i barrierave gjuhësore - shumë ngjarje në Kosovë perceptohen ndryshe në mesin e komuniteteve etnike. Ilazi beson se luftën kundër dezinformatave do ta bënte më të lehtë normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për aq kohë sa do të kemi tensione mes Kosovës dhe Serbisë, shoqëria do të mbetet e cenueshme ndaj fushatave të dezinformimit. Sa herë që kemi tensione, edhe fushatat dezinformuese rriten ndjeshëm dhe synojnë të krijojnë perceptimin e frikës”, thotë ai.
Por, me probleme të ngjashme përballen edhe shoqëritë në vendet fqinje të Kosovës në Ballkanin Perëndimor.
“Narrativët kulturorë dhe fetarë të rrënjosur thellë shpesh manipulohen dhe përdoren si mjete për të nxitur ndarje dhe mosbesim. Duke përfituar nga ndasitë sociale dhe kompleksiteti historik i rajonit, dezinformimi vazhdon t'i minojë përpjekjet për pajtim dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, thotë Beqaj nga NDI-ja.
Këto probleme me dezinformim në shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë ndikim negativ në demokracitë e këtyre shteteve, shton ajo, teksa ato kanë nisur rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Parakusht për funksionimin e mirëfilltë të demokracisë është që qytetarët të jenë të informuar saktë dhe drejt, të ndërmarrin vendime të mirinformuara dhe të jenë të aftë ta mbajnë të përgjegjshme qeverinë”, përfundon Beqaj./REL
SHBA- Hetimi për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare në Manhattan, Nju Jork është transferuar në Xhorxhia. Brian Th...
Assad SIRI- Rrëzimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad i dha një goditje të fuqishme rrjetit të ndikimit të Iranit në Lindj...
SHBA- Inteligjenca artificiale bëri sërish mrekullinë e saj dhe “bashkoi” miliarderi Elon Musk dhe kryeministren italiane Gior...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, tha se udhëheqësi ukrainas Voldymyr Zelenskyy dëshiron të bëjë paqe.&nbs...
SIRI- Sirianët festuan të hënën rrugëve të Damaskut, një ditë pasi rebelët morën kontrollin e kryeqytetit t&...
GJERMANI- Gjermania ka bërë të ditur se ka ndërprerë përpunimin e kërkesave për azil nga sirianët pas rë...
SHBA- I dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme paralajmëroi sot gjatë një vizite në rajon se nuk do të jet&e...
Zubin Potok KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se uji...
Zjarri ITALI- Dy të vdekur, tetë të plagosur dhe katër të zhdukur është bilanci i shpërthimit të një...
Rutte SIRI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka reaguar së fundmi në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri. Rutte b&e...