BOTA

Mbështetje nga rajoni dhe bota, protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

r.ll Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 16:25
Mbështetje nga rajoni dhe bota, protestat e studentëve bëjnë
protesta

SERBI- “Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd - ku më 26 nëntor të vitit të kaluar u organizua bllokada e parë në Serbi - pasi pyetet nëse priste që ajo bllokadë të shkaktonte protesta masive në të gjithë këtë vend.

Tre muaj pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona, protestat e studentëve në Serbi vazhdojnë. Atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë që i mbështesin.

Bashkëbiseduesja e lartpërmendur e Radios Evropa e Lirë thotë se merr pjesë në to që nga fillimi. Ajo nuk do që të identifikohet me emër e mbiemër, sepse studentët në protesta këmbëngulin që të dalin në publik “si një dhe të bashkuar”, apo se “mesazhet e shumicës janë më të rëndësishme se individët”.

Një grup studentësh nga Fakulteti i Arteve Dramatike e mbyllën në mënyrë simbolike atë, më shumë se dy muaj më parë, pas një sulmi ndaj studentëve dhe profesorëve, që morën pjesë në një ceremoni përkujtimore për viktimat në Novi Sad, para atij institucioni të arsimit të lartë. Më pas, atyre u janë bashkuar kolegë nga dhjetëra fakultete në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin në Novi Sad.

“Ato vetëm kanë shpërthyer... dhe e gjithë Serbia është ngritur në këmbë. Një sasi jonormale e mbështetjes dhe dashurisë ka ardhur nga njerëz në të gjitha anët. Kjo, padyshim, është një prej arsyeve që na ka ndihmuar të vazhdojmë. Në mesin e njerëzve është zgjuar një solidaritet”, thotë studentja e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd.

Sot, lajmet për protestat në Serbi i transmetojnë shumë media në rajon dhe në botë, derisa në shumë prej tyre mblidhen dhjetëra mijëra njerëz.

Mesazhe përcillen edhe prej jashtë kufijve të Serbisë, si dhe nga personalitete të njohura. Ylli botëror i popit, Madonna, i ka mbështetur studentët në Serbi përmes rrjeteve të saj sociale.

Pse një jehonë e tillë?

Jellena Klleut, profesoreshë e Studimeve të Komunikimit në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, thotë se në Serbi është krijuar një energji solidariteti, e cila rrjedh kudo ku përfshihen studentët. Sipas saj, studentët që bllokojnë universitetet, paraqiten “në dritën më të mirë të mundshme”.

“Janë të organizuar shumë mirë, kujdesen për shumë detaje, për të cilat duket se jo shumë prej tyre janë interesuar në protestat e mëparshme. Ofrojnë siguri të mirë në protesta, përpiqen që çdo gjë të shkojë mirë. Ndaj dhunës nuk reagojnë me dhunë, por përpiqen që çdo çështje ta zgjidhin në mënyrë sa më paqësore”, thotë Klleut.

Si shembull, ajo përmend përfundimin e protestës në Novi Sad më 2 shkurt, kur studentët, së bashku me qytetarët tjerë që i kanë përkrahur, kanë pastruar zonën që më parë e kishin bllokuar për 27 orë.

“Thjesht, më duket se kanë futur një paradigmë të re komunikimi mes njerëzve, e cila bazohet në unitet, ndihmë për njëri-tjetrin dhe solidaritet. Këtë e shohim në disa vepra të vogla kujdesi, që qytetarët tjerë bëjnë ndaj studentëve, dhe studentët më pas përgjigjen me shumë ngrohtësi”, thotë Klleut.

Sipas saj, këtë e dëshmon edhe gjesti i disa qindra taksistëve të Beogradit dhe Novi Sadit, të cilët kanë transportuar studentë dhe qytetarë nga Novi Sadi në Beograd pa pagesë, më 2 shkurt. Disa qindra taksistë kanë transportuar pa pagesë studentë dhe qytetarë të tjerë në Beograd, pas protestave në Novi Sad, 2 shkurt 2025.

“Do të qëndrojmë këmbëngulës në protesta”

Për studenten e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd, protestat në Serbi janë bërë më të mëdha se studentët.

“Askush nga ne nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, sepse gjërat ndryshojnë orë pas ore, jo ditë pas dite. Kështu që është e paqartë edhe për ne. Por, sigurisht, e dimë se çfarëdo që të ndodhë, mbështetja do të jetë aty dhe ne jemi të lumtur për këtë. Ndaj, nuk do të dorëzohemi”, thotë ajo.

Dy vajza përqafohen gjatë një marshimi protestues nga Beogradi në Novi Sad, 31 janar 2025.
Ajo beson se protestat nuk do të shuhen dhe është e bindur se studentët do të qëndrojnë këmbëngulës në to.

Studentët në bllokada kërkojnë të dënohen sulmuesit e studentëve dhe të profesorëve gjatë tubimeve protestuese, që kanë pasuar aksidentin në Novi Sad.

Ata, gjithashtu, kërkojnë që të publikohet dokumentacioni i plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, si dhe të ndërpritet procedura penale ndaj demonstruesve të arrestuar nga policia gjatë protestave.

Përveç këtyre, kërkojnë edhe rritje të buxhetit për arsimin e lartë. Pushteti në Serbi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, pretendon se kërkesat e studentëve janë plotësuar. Studentët e mohojnë këtë dhe vazhdojnë me protestat e tyre.

“Njerëzit kanë njohur një anë më të mirë të vetes”

Profesori i Psikologjisë Sociale në Fakultetin Filozofik të Beogradit, Dragan Popadiq, kujton se kjo nuk është hera e parë që studentët në Serbi kanë mbështetje. Sipas tij, një gjë e tillë është parë disa herë në situata të ndryshme në Serbinë e pasluftës. Protestat e studentëve u kanë bërë thirrje njerëzve që të njohin një anë më të mirë të vetes, ta ringjallin atë dhe të besojnë në të, thotë Popadiç.

“Qytetarët jo vetëm që i kanë përkrahur studentët dhe i kanë ndihmuar veprimet e tyre, por edhe vetë kanë treguar gatishmëri për të protestuar, për të shfaqur guxim në komunitetet e tyre lokale”, shton ai.

Popadiq thekson se autoritetet në Serbi shpeshherë i akuzojnë studentët për kaos dhe çmenduri.

“Reagimi i studentëve ndaj kësaj nuk ka qenë kurrë me zemërim - gjë që do ta donte pushteti - por thjesht me tallje”, thotë ai.

Edhe Klleut thotë se studentët në protesta i përgjigjen fjalorit të autoriteteve dhe mediave pro regjimit “me qetësi, maturi, pa asnjë dëshirë për të shënjestruar dikë”.

Mbështetje nga rajoni dhe bota

Studentët në Serbi po marrin mbështetje edhe nga jashtë. Më 3 shkurt, në Mitrovicë të Veriut është mbajtur për herë të dytë tubimi “15 minuta heshtje për 15 viktima”, i organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës në këtë qytet, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.

Në tubim kanë marrë pjesë rreth pesëdhjetë studentë dhe qytetarë të tjerë. Në mesin e tyre ishte edhe studentja Aleksandra Niçiq, e cila tha se ata ishin atje për të nderuar viktimat e Novi Sadit dhe për t’u shprehur solidaritet kolegëve të tyre studentë në Serbi.

“Që zëri ynë të ketë rëndësi, që edhe ne të pyetemi për diçka... Ne nuk mund t’u bashkohemi bllokadave, por mund t’u japim mbështetje të madhe, sepse ata po luftojnë për diçka që do të na sjellë dobi në të ardhmen”, tha Niçiq.

Ditëve të fundit, përmes rrjeteve sociale, studentët në Serbi kanë marrë mbështetje edhe nga qytetarët e ishullit të largët kroat, Vis. Edhe banorët e Komizhës në Kroaci kanë organizuar vazhdimisht tubime mbështetëse me 15 minuta heshtje për 15 viktimat e Novi Sadit.

Një nga pjesëmarrëset në tubim, Tamara, i tha Radios Evropa e Lirë se njerëzit mblidhen për të dërguar mesazhe paqeje dhe mbështetjeje.

“Jemi mbledhur si qytetarë të lirë, për të dhënë mbështetje kundër korrupsionit dhe krimit në përgjithësi, sepse nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjmë në politikën e brendshme. Por, mund të themi qartë se çfarë mendojmë për këtë”, u shpreh Tamara.

Disa qindra studentë dhe qytetarë të tjerë u mblodhën më 31 janar edhe në Banjallukë të Bosnje e Hercegovinës, në mbështetje të studentëve në Serbi.

Tubimi u organizua në kampusin e Universitetit të Banjallukës, ndërsa studentët u mbështetën edhe nga disa profesorë të fakulteteve në këtë qytet.

Në fund të vitit 2024, më 30 dhjetor, edhe studentë nga Maqedonia e Veriut - anëtarë të Shoqatës për Zhvillimin e Arsimit Ekualis - kanë mbajtur një protestë para Ambasadës së Serbisë në Shkup.

Mbështetje ka dhënë edhe Fakulteti i Arteve Dramatike në Shkup, i cili ka njoftuar se solidarizohet me studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd dhe kërkesën e tyre që sulmuesit e studentëve dhe profesorëve, të ndëshkohen.

Studentët në Serbi janë përkrahur edhe nga bashkëvendasit e tyre që jetojnë në diasporë. Serbët që jetojnë jashtë, janë mbledhur para ambasadave serbe në Millano, Vjenë, Londër, Paris, Berlin, Stokholm, Cyrih, Pragë, Uashington, Çikago, Los Anxhelos e Toronto./REL

protestat ne serbi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan