Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mbërrin sot në Shtëpinë e Bardhë si i ftuari i parë i presidentit amerikan, Donald Trump, që nga inaugurimi i tij më 20 janar. Vizita zhvillohet në një kohë kritike të armëpushimit në Gazë dhe mes polemikave të vazhdueshme rreth idesë së Trumpit për largimin e popullsisë palestineze nga ky rrip. Në këtë kohë, po ashtu, duhet të nisin edhe bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit grup i shpallur terrorist si nga SHBA-ja, ashtu edhe nga Izraeli.
“Ky është një takim shumë domethënës që, në një masë të madhe, do të diktojë trajektoren e gjithë luftës, ashtu si edhe marrëveshjen”, thotë për Radion Evropa e Lirë Avi Melamed, ish-oficer i inteligjencës izraelite.
Spekulime për rrjedhën e takimit ka gjithandej. Disa analistë thonë se Trump do të përpiqet ta bindë Netanyahun që ta çojë procesin e paqes përpara dhe ta shmangë kthimin në luftë.
“... pra, përpjekje për t’i dhënë fund situatës sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Melamed.
Takimi zhvillohet vetëm disa ditë pasi Trump bëri thirrje që palestinezët nga Gaza, të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani. Plani për ta pastruar rripin, siç tha ai, do të nënkuptonte që ata të jetonin, ndoshta, në paqe. Ky sugjerim u mirëprit nga disa politikanë të linjës së ashpër në kabinetin e Netanyahut, por hasi në indinjatë në mesin e vendeve arabe.
“Në Lindjen e Mesme shihet si ide që nuk funksionon, e padëshirueshme, e paligjshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Chris Doyle, drejtor i Këshillit për Mirëkuptim Arabo-Britanik.
“Kjo ka qenë një vijë e kuqe për Egjiptin jo vetëm gjatë epokës së presidentit [Abdel-Fattah] Sisi, por edhe në kohën e [ish-presidentit Hosni] Mubarak. Ata nuk do të pranonin që Gaza të hidhej në Egjipt”, shton Doyle.
Disa milionë palestinezë tashmë jetojnë në Jordani dhe dhjetëra mijëra të tjerë në Egjipt. Trump duket se sugjeron se varësia e tyre nga nivelet e mëdha të ndihmës ushtarake dhe financiare të SHBA-së, do t’i nxitë ata të pajtohen.
“Ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë këtë”, tha ai më 30 janar.
Melamed thotë se disa zëra në mediat sociale arabe, janë duke i sfiduar qëndrimet zyrtare.
“Njerëzit thonë: Palestinezët në Gazë nuk kanë ku të kthehen. Nuk kanë shtëpi, nuk kanë shërbime. Unë dua të kem një të ardhme për veten dhe fëmijët e mi. Dua të kem shtëpi dhe jo tendë” tha ai.
Melamed, megjithatë, pranon se pikëpamjet si kjo, nuk përbëjnë trend. Doyle, në anën tjetër, thotë se komentet e Trumpit mund të jenë një taktikë e hapur negociuese, duke e ditur shumë mirë se ata nuk do t’i marrin 1.5 milion refugjatë. Vëzhgues të tjerë izraelitë janë, gjithashtu, skeptikë për idenë e Trumpit.
Në një shkrim për ueb-faqen e lajmeve Haaretz, komentuesi veteran dhe oficeri në pension i ushtrisë, Zvi Bar’el, tha se propozimi i Trumpit për Gazën mund ta rrezikojë armëpushimin aktual në Gazë. Sipas tij, kjo mund ta nxisë Hamasin që të mos i lirojë pengjet izraelite.
“Lirimi i të gjitha pengjeve kërkon që Izraeli jo vetëm t’i japë fund luftës, por edhe të përmbahet nga rifillimi i saj dhe të fillojë të diskutojë për rehabilitimin e Gazës. Por, nëse ideja e transferimit e Trumpit është në tryezë, kërkesa për ta hequr atë mund të bëhet kusht kyç i Hamasit çfarë do të rrezikonte edhe vazhdimin e marrëveshjes”, shkroi Bar’el.
Një tjetër element i mundshëm i bisedimeve Trump-Netanyahu do të jetë perspektiva e Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite. I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, udhëtoi në Izrael, nëpërmjet Riadit, javën e kaluar. Marrëveshja do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, pas Marrëveshjes së Abrahamit, e cila vendosi marrëdhënie diplomatike mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, gjatë administratës së parë të Trumpit.
Por, vdekjet dhe shkatërrimet që i ka shkaktuar Izraeli në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në Izrael, më 7 tetor, 2023, thuhet se e kanë bërë këtë marrëveshje politikisht të vështirë për Arabinë Saudite. Për më tepër, Riadi e ka lidhur zyrtarizimin e lidhjeve me Izraelin me një zgjidhje me dy shtete, përkatësisht me krijimin e shtetit palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor. Në fundjavë, Arabia Saudite nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Egjiptin, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Autoritetin Palestinez dhe Ligën Arabe, duke e dënuar idenë e transferimit të popullsisë./REL
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pohuar se fentanili ilegal, i shitur rrugëve, është nj&eu...
SERRBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska,...
SUEDI- Të shtënat me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në Suedi, konkretisht në qytetin Örebro. Med...
SHBA- Sekretari i Transportit i SHBA-së, John Duffy, i cili dikur kishte marrë pjesë në reality show MTV ka shkaktuar buj&e...
TURQI- Presidenti turk Tajip Erdogan dhe presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, do të zhvillojnë sot pasdite një takim ...
SERBI- Industria e Naftës e Serbisë (NIS), ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Departamentin për Kontrollin e Pasurive ...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së GJERMANI - Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-s&eum...
Donald Trump SHBA - Çmimet e aksioneve ranë në mbarë botën, dollari u rrit, çmimet e naftës u rritën ...
Trump SHBA - Nëse Kina është e zemëruar me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një tarife shtesë prej 10% për t&eum...
Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të ndalojë tarifat e tij të kërcënuara ndaj Meksik&e...