Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

VATIKAN- Vatikani njoftoi se do të ndërpresë të gjitha komunikimet telefonike brenda qytetit-shtet të vogël gjatë konklavës për të zgjedhur një papë të ri, duke sqaruar se Sheshi i Shën Pjetrit nuk do të preket. Konkretisht, sinjali i të gjithë ofruesve të telefonisë celulare brenda territorit të Vatikanit do të çaktivizohet sot nga ora 15:00. Komunikimi telefonik do të rikthehet pas shpalljes së zgjedhjes së papës së ri.
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, sqaroi për gazetarët se ndërprerja e komunikimeve telefonike nuk do të prekte Sheshin e Shën Pjetrit. Mijëra besimtarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, duke pritur shpalljen e pasardhësit të Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill.
Në total, 133 kardinalë nga e gjithë bota do të thirren të votojnë për papën e ardhshëm, udhëheqësin shpirtëror të 1.4 miliardë të katolikëve në të gjithë botën. Zgjedhjet po zhvillohen në fshehtësi të plotë dhe kardinalët duhet të dorëzojnë telefonat e tyre celularë kur të hyjnë në konklavë.
Votimi i parë pritet tre orë pas fillimit të Konklavit. Sipas ritualit, nga oxhaku i Kapelës Sistine del tym i bardhë nësë zgjidhet Papa i ri në të kundërt del tym i zi. Askush nuk e di se cili nga kardinalët është favoriti për t'u bërë Papa i ardhshëm dhe as sa do të zgjasë mbledhja e Kolegjit të Kardinalëve.
Qëllimi i krahut konservator është të zgjedhë një Papë i cili do të përqendrohet më shumë në çështje që kanë të bëjnë më shumë me besimin katolik, thelbin e tij, dhe më pak në problemet e përditshme me të cilat u përball Papa Françesku, në një shkallë që i shqetësoi disa, siç janë ndryshimet klimatike dhe imigracioni.
Nga ana tjetër, krahu progresiv dëshiron të zgjedhë një Papë që do të vazhdojë në gjurmët e Françeskut dhe ndoshta do të shkojë edhe më tej. Edhe pse Konklava aktuale përbëhet nga kardinalë të emëruar kryesisht nga Françesku, kriteri i saj nuk ishte të ndikonte në zgjedhje në ndonjë drejtim specifik, por ta bënte trupin përfaqësues, pasi shumica e kopesë katolike është jashtë Evropës.
INDI- Sulmet që ndodhën gjatë natës midis Indisë dhe Pakistanit po shkaktojnë shqetësim globa...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 12-të për konstituimin e legjislaturës s...
SERBI- Pas më shumë se pesë muajsh protestash, studentët në Serbi kanë kërkuar shpërbërjen e menjëhershme t&...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Berat, ka shpallur paktin kombëtar për rinin&eu...
INDI- Britania dhe India arritën sot paktin për tregtinë e lirë, në një marrëveshje historike që përfaqëson ...
SHBA- Ish-nënpresidenti Mike Pence kritikoi tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump të hënën, ...
GJERMANIA- Kreu i CDU Friedrich Merz është konfirmuar si Kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit në Bundestag. N...
GJERMANI- Bundestagu gjerman do mbajë sot raundin e dytë për zgjedhjen e Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë. Gazeta g...
LINDJE E MESME- Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët përreth aeroportit kr...
GJERMANI- Friedrich Merz shprehu besimin se do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit në Bundestag, pas ...