Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe vëllait të tij. Olsi Rama. Kryeministri gjatë fjalës së tij ndër të tjera foli në lidhje me akuzat se ai vuan nga skizofrenia dhe ka kartelë mjekësore. Rama u shpreh se kartela e publikuar është e fabrikuar dhe se asnjëherë nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Kryemintri shtoi se nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë nga një katran i madh me diplomë mjeku ndërsa theksoi se ai hyn në hak deri tek të sëmurët më fatkeqë. Rama shtoi se edhe pse nuk kanë një fakt a provë të vetme ndaj tij hedhin ndaj tij të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin e tij.
"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh. Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike.
Më kanë bërë me dyqind apartamente në Shqipëri dhe Europë, e me dyqind milionë dollarë dreqi e di ku. Jo, nuk kam pasur dhe as kam dashur ndonjëherë të kem ndonjë apartament tjetër, përveç atij tek parafabrikatet qysh në kohë të komunizmit, dhe pastaj atyre ku kam jetuar me qira kur isha ministër kulture e kryetar bashkie. Ashtu i shihja gjërat kur isha më i ri, ende s’e kisha familjen që kam fatin të kem sot - doja të isha njeri i lirë nga çdo lidhje apo pronë e patundshme.
Pastaj, kur u bekuam nga Zoti me një fëmijë tjetër, e bëmë edhe ne një shtëpi tonën, në periferi të Tiranës, siç janë bërë qindra, mijëra familje të tjera shqiptare në tre dekadat e fundit. Më kanë bërë me saraje dhe ç’nuk kanë fantazuar, thënë e shkruar, për si është ndërtuar, e me çfarë lekësh është ndërtuar shtëpia jonë. Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje as me sarajet, as me favore ndërtuesish apo lekë me burim tjetër, përveç të ardhurave nga puna e të dyve ne, burrë e grua.
Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë.
Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua. Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë.
Le ta gjejnë, të gjithë katranët që më ulin e më ngrenë përditë, nëpër foltore, ekrane e portale, në hanin e parlamentit apo në pijetoret televizive, si pasanik të korruptuar dhe politikan të pasuruar nga politika, një kokërr leku, një dëshmitar apo një metër katror të vetëm jashtë kufijve të deklarimit zyrtar të pasurisë; një fakt të vetëm që të provojë se unë nuk jam ky që jam, po jam ai që ata thonë. Pastaj kollaj fare, iki vetë unë, s’ka nevojë të flasin me vete rrugëve, “Rama ik, rama ik”.
Nuk e kanë gjetur dhe s’kanë për ta gjetur dot, atë fakt fajësues në raportin tim me materien, qoftë para, qoftë tulla e llaç. Se nuk ka. Por nuk kam ç’u bëj fare, që edhe pse s’e kanë një fakt a provë të vetme, m’i hedhin mua në kurriz, jo vetëm të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin tim, po edhe ç’ka bërë e ç’nuk ka bërë kushdoqoftë që ka punuar me mua, nga afër apo nga larg, e që kanë hyrë në daç në shënjestrën e institucioneve të reja të drejtësisë, në daç në gojën e shthurrur të prokurorëve e gjykatësve mediatikë apo në raste të caktuara edhe të të dyja palëve bashkë," tha Rama.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
12 Janar10:20
Nga festa e madhe me 2 mijë të ftuar te darka me të afërmit, ish-kryeministri italian Matteo Renzi feston 50-vjetorin e lindjes
Renzi
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka festuar mbrëmjen e djeshme 50-vjetorin e tij të lindjes. Renzi e festoi 50-vje...
n.f
BOTA
12 Janar08:11
Izraeli bombardon një shkollë në Gaza, humbin jetën 8 persona, plagosen 30 të tjerë
Foto ilustruese
GAZA- Shërbimi i mbrojtjes civile të Rripit të Gazës raportoi dje, të shtunën për tetë të...
n.f
BOTA
12 Janar08:10
Zjarret në Kaliforni/ Shkon në 16 numri i të vdekurve, më shumë se 12.000 shtëpi të djegura
Foto ilustruese
SHBA- Zjarrfikësit po luftojnë me kohën dhe kushtet e motit në frontet ende të pakontrollueshme të zjarreve r...
E.D
BOTA
11 Janar22:44
Iran, manovra ushtarake mes tensioneve me Izraelin
IRANË- Irani zhvilloi të shtunën manovra ushtarake që simulojnë mbrojtjen ajrore, njoftoi media shtetërore, ndërsa Teherani...
BOTA
11 Janar22:35
Rusia thotë se do të vazhdojë projektet e saj të naftës e gazit, pavarësisht sanksioneve amerikane
SHBA- Ministria e Jashtme ruse denoncoi të shtunën sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër sektorit energjetik të saj....
E.D
BOTA
11 Janar22:34
Elise Stefanik, ambasadorja e emëruar nga Trump në OKB
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij n&e...
BOTA
11 Janar21:51
Kaos në Strasburg, ja si ndodhi përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror
STRASBURG- Kaosi dhe paniku mbizotëruan herët pasditen e sotme pasi dy tramvaje u përplasën në stacionin kryesor t&eum...
E.D
BOTA
11 Janar18:51
Sulmoi dhe plagosi pesë persona në Turqi, Prokuroria kërkon 108 vite burg për 18-vjeçarin
TURQI- Një prokuror në Turqi ka kërkuar dënimin me 108 vjet burg për një 18-vjeçar i cili u përfshi në...
E.D
BOTA
11 Janar17:57
Zjarri në Kaliforni, të burgosurit angazhohen në shuarjen e flakëve
KALIFORNI- Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los ...
E.D
BOTA
11 Janar17:52
Vdekja misterioze e adoleshentit në Kinë, shpërthejnë protesta masive para shkollës së tij, përplasje edhe me autoritetet
KINË- Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Kinë pasi vdekja e një adoleshenti shkaktoi akuza ndaj autoriteteve p&eu...