BOTA

"Më lënduan më shumë se divorci", ngacmimet online pritet të përfshihen në Kodin Penal në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 18:50
"Më lënduan më shumë se divorci", ngacmimet online
Foto ilustruese

KOSOVA- Në kohën kur teknologjia i lidh njerëzit si kurrë më parë, ajo i hap rrugë edhe një realiteti shqetësues: ngacmimit kibernetik - sidomos ndaj grave. Me këtë term, Kombet e Bashkuara i referohen dërgimit, postimit ose shpërndarjes së qëllimshme të përmbajtjes negative, të dëmshme, të rreme ose të keqe për dikë tjetër.

Një 32-vjeçare, me të cilën bisedoi Radio Evropa e Lirë, tregon se për një periudhë disamuajshe ka përjetuar ngacmime, kërcënime dhe fyerje online nga ish-bashkëshorti dhe familja e tij. Pas raportimit të rastit në polici, thotë se situata u përshkallëzua edhe më shumë: ish-familjarët e saj, duke përdorur llogari të rreme në Facebook, TikTok dhe Instagram, shpërndanë imazhe dhe komente të dëmshme për të.

“Fjalët ishin shumë të rënda, nuk mund as t’i përmend... Me muaj të tërë kam qenë në gjendje të rëndë emocionale, të cilën e kam tejkaluar me ndihmën e psikologëve. Ofendimet online më kanë lënduar më shumë sesa ndarja nga ish-bashkëshorti”, thotë gruaja, identiteti i së cilës është i njohur për redaksinë e REL-it.

Ajo tregon se është divorcuar nga bashkëshorti pas më shumë se një dekade martesë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Fushata e fyerjeve online thotë se nisi pas ndarjes, vazhdoi për disa muaj dhe u ndërpre para një viti e gjysmë.

Ajo nuk është në gjendje të thotë nëse autoritetet e rendit kanë ndikuar tek ish-bashkëshorti, por tani nuk do që të identifikohet, pikërisht nga frika se mund të bëhet sërish shënjestër e fyerjeve dhe ofendimeve.

“Situata, atëkohë, më ka bërë të izolohem brenda mureve të shtëpisë, për shkak të paragjykimeve nga rrethi dhe qytetarët tjerë”, thotë 32-vjeçarja, e cila sot punon si mirëmbajtëse në një kompani private.

Me këtë përvojë, ajo nuk është e vetmja. Një studim i publikuar në dhjetor të vitit 2023 nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Gratë, UN Women, nxori në pah se mbi 43% e grave në Kosovë kanë përjetuar një formë dhune përmes teknologjisë, gjatë jetës së tyre.

Sipas studimit, ky lloj dhune bëhet kryesisht nga persona të panjohur ose persona të njohur vetëm në internet, pasuar nga partnerët, anëtarët e familjes, kolegët etj. Ndërsa grupi i parë është i prirë të kryejë dhunë në formën e hakimit të llogarive të grave dhe shpërndarjes së përmbajtjeve ose mesazheve fyese, grupi i dytë ka më shumë gjasa të bëjë kërcënime ose akte kontrolluese.

Përkundër shpërfaqjes së vazhdueshme të problemit, Policia e Kosovës nuk i klasifikon rastet e raportuara të ngacmimeve sipas formës së kryerjes - përmes teknologjisë apo fizikisht.

Sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga ky institucion, duket se trendi është në rritje, pasi në periudhën janar-gusht të këtij viti u raportuan 407 raste ngacmimi, krahasuar me 558 raste gjatë gjithë vitit të kaluar dhe 642 raste në vitin 2022. Asnjëra shifër nuk specifikon se sa është numri i grave apo i burrave viktima.

Në Rrjetin e Grave të Kosovës thonë se përdorimi në rritje i internetit dhe teknologjisë përbën një kërcënim serioz për gratë dhe vajzat. Për rrjedhojë, ky rrjet po avokon që përkufizimet specifike të ngacmimit apo dhunës kibernetike të përfshihen në ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës.

Më konkretisht, ai kërkon që dhuna kibernetike e bazuar në gjini, të përfshijë çdo veprim që shënjestron një individ për shkak të gjinisë së tij përmes teknologjisë - qoftë mediave sociale, emaileve apo platformave tjera digjitale.

Për këtë qëllim, Rrjeti i Grave të Kosovës ka hartuar edhe një propozim në muajin gusht. Adelina Berisha, nga ky rrjet, thotë se ideja është që Kosova t’i harmonizojë strategjitë e saj me ato të Bashkimit Evropian, ku mëton të anëtarësohet.

Këtu, ajo përmend Direktivën - që ka votuar BE-ja në muajin prill - për Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, si hap vendimtar drejt garantimit të sigurisë dhe mbrojtjes së grave dhe vajzave në të gjitha sferat e jetës, përfshirë edhe atë online.

Direktiva bën thirrje për ligje më të forta kundër dhunës kibernetike, për ndihmë më të mirë për viktimat dhe për hapa për të parandaluar përdhunimin.

“Ne duam që Kosova ta harmonizojë legjislacionin me praktikat më të mira të BE-së, duke e përfshirë edhe dhunën kibernetike si vepër penale”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, kjo vepër penale do t’i shtohej si nen Kapitullit XXI të Kodit Penal të Kosovës, ku përshkruhen veprat penale kundër martesës dhe familjes.

Aty do të përfshiheshin ngacmimet, shantazhet seksuale kibernetike, zbulimi i informacioneve personale, publikimi i materialeve intime pa pëlqim dhe forma të tjera të abuzimit që bëhen në platformat online.

“Çdo propozim të cilin e kemi bërë, e kemi harmonizuar me veprat penale që janë të dënueshme në Kodin Penal aktual. Për shembull, nëse e kemi ngacmimin seksual në sferën fizike si vepër të dënueshme penale nga dy deri në pesë vjet, atëherë njësoj do të duhej të ishte edhe në hapësirën kibernetike”, thotë Berisha.

“Ndërkaq, për rastet që përfshijnë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve, dënimi do të duhej të arrinte deri në dhjetë vjet burgim”, sipas saj.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka anëtare të përfshira në Grupin Punues për ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, në të cilat është duke punuar Ministria e Drejtësisë. Pa dhënë shumë detaje, Nazlie Bala, këshilltare në këtë ministri, shpreh bindjen se dhuna kibernetike do të përfshihet në këtë dokument.

“Dhuna kibernetike është një fenomen global dhe ne jemi të përkushtuar për ta adresuar këtë çështje edhe në Kosovë”, thotë Bala për Radion Evropa e Lirë.

Se kur do të miratohen ndryshimet në Kod, nuk është ende e qartë. Sipas Direktivës së BE-së, dhuna kibernetike prek më shumë gratë dhe vajzat dhe, në mënyrë specifike, “gratë politikane, gazetare dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut”.

Shembull i kësaj është edhe Ardiana Thaçi, gazetare në Televizionin privat Klan Kosova. Si pasojë e punës së saj, ajo thotë se, më herët këtë vit, ka qenë cak i ngacmimeve seksuale dhe formave të tjera deri te shpërndarja e numrit të telefonit nëpër rrjetet sociale.

“Në platformën online X, në Instagram dhe në Telegram është shpërndarë numri privat i telefonit, bashkë me fotografi dhe me mbishkrimin ‘Mund ta thirrni këtë’”, tregon Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

“Në këto platforma ka grupe burrash - në disa raste janë mbi 100 mijë anëtarë - dhe qindra prej tyre më kanë telefonuar”, shton ajo.

Disa pjesëtarë të grupit që dyshohej se ishte përgjegjës për shpërndarjen e fotografive dhe të numrave të personave të ndryshëm, përfshirë edhe të Thaçit, u arrestuan në fund të majit nga Policia e Kosovës.

Sociologë dhe aktivistë të të drejtave të grave thonë se dhuna me bazë gjinore ndaj vajzave dhe grave i ka rrënjët kryesisht në traditat dhe zakonet patriarkale. Sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA, me të cilën operon Qeveria federale amerikane, efektet e mundshme negative të ngacmimit kibernetik mund të jenë fizike, psikologjike ose në performancën akademike.

Nga raporti i UN Women del se dhuna kibernetike është e pranishme gjetiu në botë, përfshirë edhe në vendet fqinje të Kosovës. Në Shqipëri, për shembull, 41 për qind e grave aktive në internet kanë përjetuar gjatë jetës së tyre një nga format e dhunës përmes teknologjisë. Kodi Penal në Shqipëri, ngjashëm sikurse në Kosovë, nuk ka ndonjë nen të veçantë për ngacmimin në rrjetet sociale./REL

kosove kod penal ngacmime online

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan