BOTA

Me rrëke lotësh/ Shtëpia e Bardhë manipulon fotot e aktivistes të arrestuar, plasin polemikat

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 18:52

Me rrëke lotësh/ Shtëpia e Bardhë manipulon fotot e

Administrata Trump akuzohet sërish për sjellje të pandershme dhe propagandë politike, pasi Shtëpia e Bardhë publikoi në rrjetet sociale një foto të manipuluar të Nekima Levy Armstrong, një avokate dhe aktiviste e njohur afro-amerikane, e arrestuar në Minnesota nga autoritetet federale.

Nekima Levy Armstrong nuk është një emër i panjohur: ajo ka qenë drejtoreshë e degës lokale të NAACP (Shoqata Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë), organizatë historike për të drejtat civile e themeluar në vitin 1909. Ajo u arrestua të enjten me akuzën se kishte organizuar dhe udhëhequr një protestë kundër pastorit David Easterwood, një klerik i bardhë që ka marrë përkohësisht drejtimin e zyrës lokale të ICE (Immigration and Customs Enforcement), policia amerikane kundër emigrantëve.

Protestë në kishë kundër hipokrizisë

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, kur Armstrong dhe rreth 50 protestues ndërprenë meshën që Easterwood po mbante në kishën Cities Church në St. Paul, Minnesota. Protestuesit e akuzuan pastorin për hipokrizi: sipas tyre, nuk mund të predikosh Ungjillin dhe njëkohësisht të justifikosh arrestimin dhe deportimin e emigrantëve. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, duke njoftuar arrestimin, deklaroi se “Jezusi nuk do ta kishte ndërprerë kurrë një meshë apo shërbesë fetare”. Një deklaratë që shumë e kritikuan, duke kujtuar episodin biblik, kur Jezusi përzë tregtarët nga Tempulli.

Dy foto, një e vërtetë dhe një e manipuluar

Pak pas arrestimit, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, publikoi një foto të Armstrong në momentin e ndalimit: e veshur me të zeza, serioze dhe e qetë, ndërsa një agjent e mbante për krahu. Fotoja dukej neutrale dhe faktike. Por rreth 30 minuta më vonë, Shtëpia e Bardhë publikoi të njëjtën foto të ndryshuar. Në versionin e ri, fytyra e Armstrong dukej sikur ishte mbushur me lot, me shprehje të shtrembëruar nga dhimbja dhe me ngjyrë lëkure dukshëm më të errët. Fotografia e manipuluar u shpërnda edhe nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Sipas shumë kritikëve, ky ndryshim nuk ishte rastësor: errësimi i lëkurës dhe paraqitja e saj si e dobët dhe emocionale shihen si një përpjekje për ta demonizuar dhe kriminalizuar figurën e saj në sytë e publikut, duke shfrytëzuar stereotipe raciste.

‘Guardian’ zbulon manipulimin

Ishte gazeta britanike ‘The Guardian’ që vuri re mashtrimin, duke krahasuar dy imazhet. Gazeta provoi se nuk bëhej fjalë për dy momente të ndryshme, por për të njëjtën foto të modifikuar dixhitalisht: pozicioni i agjentëve, njerëzit në sfond dhe krahu i policit pas shpinës së Armstrong ishin identikë në të dyja pamjet.

“Edhe memet do të vazhdojnë”

Kur Guardian kërkoi shpjegime, Kaelan Dorr, zëvendësdrejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, reagoi me arrogancë në platformën X (ish-Twitter): “Për ata që ndjejnë nevojën të mbrojnë autorë krimesh të rënda: zbatimi i ligjit do të vazhdojë. Dhe po, edhe memet do të vazhdojnë.”

Ky reagim vetëm sa i përforcoi akuzat se administrata Trump po përdor manipulim vizual dhe inteligjencën artificiale si mjet propagande. Llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në X, me rreth 3.5 milionë ndjekës, ka publikuar të paktën 14 postime të krijuara ose të ndryshuara me AI që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump.

Strategji e rrezikshme

Për kritikët, ky rast tregon qartë se lojërat e pista janë kthyer në strategji politike: shtrembërimi i realitetit, përdorimi i racizmit të nënkuptuar dhe banalizimi i arrestimeve përmes “memeve” përbëjnë një rrezik serioz për demokracinë dhe besimin publik.

Në një kohë tensionesh të mëdha sociale dhe racore në SHBA, manipulimi i imazheve zyrtare nga vetë Shtëpia e Bardhë shihet nga shumë persona si një kalim i vijës së kuqe.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?