Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, siguroi mbështetje të mjaftueshme në mesin e delegatëve të Partisë Demokratike, për t’u bërë kandidate e saj për presidente. Një sondazh i agjencisë Associated Press, i publikuar mbrëmjen e së hënës, nxori në pah se Harris ka mbështetjen e më shumë se 1.976 delegatëve të nevojshëm, për të fituar nominimin. Votimi do të zhvillohet nga data 1 deri më 7 gusht.
Delegatët janë njerëzit që zgjidhen për të përfaqësuar zonën e tyre zgjedhore në Konventën Kombëtare Demokratike, ku, formalisht, shpallet kandidati për president. Kjo konventë do t’i nisë punimet më 19 gusht dhe do t’i përfundojë në datën 22 të atij muaji. Presidenti Joe Biden i dha mbështetje Harrisit për të garuar për presidente, pasi vetë ai u tërhoq nga gara për rizgjedhje në zgjedhjet e nëntorit.
Biden mori vendimin më 21 korrik, pas shqetësimeve në rritje për moshën dhe shëndetin e tij, por u zotua se do të mbetet në detyrë deri në përfundimin e mandatit presidencial, më 20 janar të vitit 2025. Pasi i dha mbështetje Harrisit, në fushatën e saj hynë miliona dollarë donacione, ndërsa përfaqësuesit kryesorë të Partisë Demokratike u rreshtuan, po ashtu, pas saj. Nëse e fiton nominimin e partisë, Harris do të garojë në zgjedhjet e 5 nëntorit kundër kandidatit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump.
“I kemi 106 ditë deri në ditën e zgjedhjeve dhe, gjatë kësaj periudhe, kemi një punë të vështirë për të bërë”, tha Harris para stafit të fushatës së saj në Uillmington të shtetit Dellauer.
“Fushata jonë ka qenë gjithmonë rreth dy versioneve të ndryshme të asaj që ne e shohim si të ardhmen e vendit tonë. Njëri fokusohet në të ardhmen, tjetri fokusohet në të kaluarën. Donald Trump dëshiron ta çojë vendin tonë prapa... Ne besojmë në një të ardhme më të ndritshme, që u bën vend të gjithë amerikanëve”, tha Harris, e cila përpara se të shërbente si nënpresidente, ishte prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe senatore.
Komenteve të saj iu përgjigj fushata e Trumpit. Sekretarja për media, Karoline Leavitt, tha se Harris “është po aq e paaftë sa Joe Biden, e madje edhe më liberale”.
“Kamala, jo vetëm që duhet ta mbrojë mbështetjen e saj për agjendën e dështuar të Joe Bidenit gjatë katër vjetëve të fundit, por, gjithashtu, duhet të përgjigjet për rekordin e saj tmerrshëm të dobët ndaj krimit në Kaliforni”, tha Leavitt.
Harris, 59 vjeçe, përshkroi disa politika që tha se do t’i ndjekë nëse zgjidhet presidente, përfshirë nënshkrimin e ligjeve për të mbrojtur të drejtat e abortit dhe ndalimin e pushkëve të sulmit. Ajo tha se rindërtimin e klasës së mesme do ta nxjerrë në fokus të presidencës së saj. Harris, gjithashtu, vuri në dukje arritjet e presidentit Biden, duke thënë se shërbimi i saj si zëvendëse e tij ka qenë “një nga nderet më të mëdha të jetës sime”.
“Unë e dua Joe Bidenin dhe e di që të gjithë e duam”, tha Harris.
Ueb-faqja e lajmeve The Hill raporton se një total prej 72 sondazhesh e nxjerrin Trumpin në epërsi kundrejt Harrisit me rreth 2.5 për qind më shumë mbështetje. Por, analistët politikë thonë se Harris nuk është ende aq e njohur nga publiku dhe mund të fitojë në sondazhe, pasi të bëjë fushatë intensive në të gjithë vendin dhe të ketë më shumë mbulim mediatik./REL
SHBA- Një video që tregon momentin kur oficerët e policisë qëllojnë për vdekje në kokë një 36-vjeçare...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të mbajtur konferencën...
SHBA- Tërheqja e Presidentit Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, i shton pasiguritë në botë në një kohë kur udh&...
SHBA- Komisioni për Etikën i Senatit amerikan e informoi senatorin Bob Menendez, i cili u shpall fajtor për korrupsion javën e kaluar, se ...
foto ilustruese INDI- Një djalë 14-vjeçar ka vdekur nga virusi Nipah në Kerala të Indisë. 60 njerëz të tjer&...
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka dalë me një njoftim lidhur me rastin e Faton Hajrizit...
Nancy dhe Kamala SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka mbështetur nënpresidenten&nbs...
Dielli ARGJENTINË- Një astrofotograf ka kapur një mur 236,000 milje të lartë të plazmës së Diellit. Argjentina...
kamala harris dhe gavin newsom SHBA- Mbështetja që i dha presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zëvendëses së tij, Kamala Harr...
Kamala Harris SHBA- Shkrimtari i “Simpsons”, Al Jean, i është përgjigjur komenteve se shfaqja "parashikoi" Kamala Harris si...