Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Është një imazh që tashmë e ka parë e gjithë bota. E shkrepur nga fotoreporteri me përvojë i agjencisë së lajmeve Associated Press Evan Vucci, fotografia kap momentin menjëherë pas përpjekjes për atentat ndaj zotit Trump në tubimin zgjedhor.
“Ishte një tubim i zakonshëm. Kam mbuluar qindra të tillë. Nga krahu i majtë, dëgjova disa krisma dhe menjëherë e kuptova se bëhej fjalë për të shtëna me armë zjarri”, thotë ai.
Fotoreporteri Vucci është njëri nga dhjetra gazetarë që mbulonin tubimin e së shtunës në Batlër të Pensilvanisë. Një kalimtar u vra nga të shtënat, ndërkohë që zoti Trump dhe disa të tjerë u plagosën.
Fotografitë e asaj dite janë përshkruar nga disa media amerikane si të jashtëzakonshme. Por ekspertët e etikës po shqyrtojnë se si, gjatë kësaj periudhe polarizuese, mediat dhe të tjerët po përdorin mbulimin mediatik të sulmit.
“Mediat duhet të përqëndrohen tek faktet dhe ta tregojnë rrjedhën e ngjarjeve ashtu siç është. Nuk kanë nevojë të ekzagjerojnë. Nuk kanë nevojë t’u shtojnë indinjatë titujve të tyre,” thotë eksperti Sybramaniam Vincent nga Universiteti Santa Klara.
Sipas Vincent, drejtor i Qendrës për gazetari dhe etikë në media pranë Universitetit Santa Klara, protretizimi i këtij momenti do të ketë ndikim në debatin politik.
“Çështjet etike bëhen të rëndësishme kur fillojmë të interpretojmë fotografinë, se çfarë paraqet ajo në teorinë rreth kulturës amerikane, politikës, armëve dhe dhunës,” shtoi ai.
Për fotoreporterin Vucci, përparësi kishte dokumentimi i ngjarjeve që po shpaloseshin para syve të tij.
“E dija që ky ishte një moment në historinë amerikane që duhej të dokumentohej. Është detyra jonë si gazetarë ta bëjmë këtë një gjë të tillë,” thotë ai.
Në orët pas sulmit, emri i Trump ishte gjithandej në rrjetet sociale, sipas organizatës për analiza kibernetike ‘PeakMetrics’. Shumica e postimeve shprehnin keqardhje, por një përqindje e vogël e tyre shpërndante dezinformata dhe teori konspiracioni.
Ato përfshijnë pretendimet e pabaza që partitë politike në dyja anët janë përgjegjëse. Analistët thonë se janë pikërisht mediat që kanë rolin e rëndësishëm për të dalluar faktet nga trillimet.
“Nuk ka dëshmi për asnjërën nga këto teori konspiracioni, por ato reflektojnë pretendimet që po shpërndahen në këtë klimë shumë të polarizuar dhe emocionale që po mbizotëron pas përpjekjes për atentat,” thotë gazetari i Associated Press, David Klepper.
Trump iu kthye angazhimeve të tij publike të hënën, në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki, ku fotografia e famshme tani është bërë pjesë e bluzave të pjesëmarrësve./ VOA
Foto ilustruese KOSOVË- Reagime pas miratimit të Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës u bënë nga ...
Republikanët SHBA- Në një mënyrë krijuese kanë zgjedhur mbështëtesit republikanë për të shprehur mb&...
Pallati mesjetar ITALI- Rrënojat e një pallati mesjetar ku papët jetonin përpara se ta bënin Vatikanin shtëpin...
Foto ilustruese KOSOVË- Ngritja e temperaturave që ka prekur këto ditë në Kosovën ka rritur edhe kërkesën për ...
Foto ilustruese RUSI- Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi më 17 korrik se një rus 52-vjeçar, Maxim Marchenko, u dënu...
STRASBURG- Ursula Von der Leyen është rizgjedhur si presidente e Komisionit Europian. Duke siguruar kështu një tjetër mandat 5-v...
Artan Hajrizi GJERMANI- Autori i dyshuar për vrasjen e policit serb në Serbi, Artan Hajrizi ka reaguar lidhur me gjetjen e pasaportës s...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e policit serb...
foto ilustruese SERBI- Arrestohet shoferi i cili drejtonte makinën që transportonte autorin e dyshuar të vrasjes së policit serb n...
Foto ilustruese IZRAEL- Forcat izraelite kanë goditur të enjten qendrën e Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën n&e...