Ndotje në zemër të Alpeve/ Pamje skandaloze nga Valbona, grumbuj mbetjesh pranë lumit
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...

ANGLI- Meghan Markle dhe Princi Harry kanë këmbëngulur se Princi William dhe bashkëshortja e tij, Princesha e Uellsit, nuk ishin të lumtur nga fakti që Dukesha e Sussex-it i përqafonte të gjithë kur i takonte. Një libër i ri nga eksperti dhe gazetari Tom Quinn ka përsëritur këto pretendime, duke sugjeruar se sjellja e ngrohtë dhe prekëse e ish-aktores amerikane e bëri trashëgimtarin e fronit britanik të mos ndihej i qet.
Në një fragment nga libri “Yes Ma’am: The Secret Life of Royal Servants”, botuar nga “The Times”, autori shton se përqafimet dhe puthjet në faqe të Dukeshës nxitën thashetheme mes stafit se Meghan po flirtonte me William.
“Ajo padyshim që nuk po flirtonte, por atmosfera e tensionuar e shkaktuar nga gjithë ky afrimitet dhe thashethemet pasuese e thelluan përçarjen mes vëllezërve,” thotë Quinn.
Libri i tij, i publikuar më 18 shkurt, ofron një vështrim mbi Familjen Mbretërore nga anëtarët e stafit që u kanë shërbyer atyre. Ata kujtojnë se në sytë e Kate dhe William, Meghan ishte e mrekullueshme kur ajo filloi të dilte me Princin Harry. Megjithatë, duket se me kalimin e kohës u vunë re tensione për shkak të qasjes së Dukeshës, e cila ishte e ngrohtë, miqësore dhe e prirur për t’i përqafuar të gjithë. Sipas Daily Mail thuhet se ajo e përqafonte kunatin e saj pothuajse sa herë që takoheshin.
“Kate, William dhe Charles priren të tërhiqeshin kur Meghan afrohej për një përqafim. Meghan, natyrisht, u ndje e lënduar, pasi në Kaliforni, me sa duket, të gjithë përqafojnë njëri-tjetrin,” shkruan autori.
Në dokumentarin e tyre në Netflix “Harry & Meghan”, ylli i “Suits”, 43 vjeç, tha se nuk e dinte që ‘formaliteti’ i Familjes Mbretërore vazhdon edhe pas dyerve të mbyllura dhe se ajo është një person që i përqafon të tjerët diçka që nuk e kishte kuptuar se ishte ‘tronditëse për disa britanikë’.
Ajo tha: “Edhe kur Will dhe Kate erdhën dhe po e takoja për herë të parë, mbaj mend që isha me xhinse të grisura dhe zbathur. Unë gjithmonë kam qenë një person që i përqafon të tjerët, nuk e kuptova që kjo ishte vërtet tronditëse për shumë britanikë. Fillova të kuptoja që formaliteti i jashtëm vazhdonte edhe brenda. Ekziston një mënyrë e sjelljes para publikut, dhe pastaj kur mbyll dyert mendon ‘OK, tani mund të relaksohemi. Por ky formalitet mbetet i pranishëm në të dyja anët dhe kjo ishte e papritur për mua".
Harry gjithashtu kujtoi takimin e parë, me sa duket të sikletshëm, midis gruas së tij të ardhshme dhe vëllait e kunatës së tij në librin e tij me rrëfime tronditëse, “Spare”. Ai pretendoi se William u tërhoq nga përqafimi i Meghan-it dhe e përshkroi momentin kur e prezantoi vëllain e tij me të dashurën e tij të atëhershme si një përplasje klasike e kulturave.
Takimi ndodhi në fund të vitit 2016 në apartamentin e Princit dhe Princeshës së Uellsit në Pallatin Kensington, pak para se Harry dhe William të shkonin në një udhëtim gjuetie. Duka i Sussex-it shpjegon se Meghan tashmë kishte takuar Princeshën Eugenie, të dashurin e saj të atëhershëm Jack Brooksbank, Dukeshën e York-ut, Princin Andrew dhe Mbretëreshën.
Duka pranoi se ishte më nervoz që e dashura e tij të takonte William-in se kushdo tjetër. Ai shkroi: “E prezantova Meg, e cila u përkul dhe e përqafoi, gjë që e trembi plotësisht. Ai u tërhoq. Ndoshta Willy priste që Meg të refuzonte? Do të kishte qenë protokoll kur takoja për herë të parë një anëtare të familjes mbretërore, por ajo nuk e dinte dhe unë nuk ia thashë."
UKRAINA- Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë, Mirage 2000, duke ia rritur mundësit...
EUROPA- Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çështjet më të rënd&eu...
Foto ilustruese GREQI - Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve t&e...
SERBI- Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Serbi me intensitet dhe vrull të pandërprerë, pas vdekjes së 15 pers...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha të enjten se Izraeli do t'ia dorëzojë Rripin e Gazës Shtete...
SHBA- Bill Gates në një episod të The View paralajmëroi se një tjetër pandemi, “më e rëndë” mund...
SUEDI- Pamjet të reja janë publikuar nga sulmi me armë në shkollën Suedeze ku humbën jetën 11 persona. Në video dë...
FILIPNINË- Zv.presidentja e Filipineve, Sara Duterte, është shkarkuar nga posti për një sërë akuzash, duke përfshir&eu...
TIRANË- Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal nga Shqipëria dhe Kosova që dyshohet se falsifikonin dokumente ident...
Foto ilustruese SHBA - Panamaja mohoi një pretendim të bërë nga Departamenti i Shtetit të mërkurën se kombi i Amerik&eum...