BOTA

Meksikë/ Vritet El Mencho, i kërkuari numër një i narkotikëve! Për të ishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2026, 20:03

Meksikë/ Vritet El Mencho, i kërkuari numër një i

Forcat e sigurisë së Meksikës njoftuan vrasjen e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si «El Mencho», themelues dhe lider i Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG), banda kriminale më e frikshme në vend. Lajmi u konfirmua pas orësh tensioni në shtetin e Jalisco, të shkaktuara nga nisja e operacioneve të ushtrisë. El Mencho akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe nga Departamenti i Drejtësisë i Meksikës për krime të lidhura me narkotikët dhe kriminalitetin e organizuar.

I lindur në vitin 1966, Oseguera Cervantes ishte futur nga administrata amerikane në listën e kriminelëve më të kërkuar, duke ofruar një shpërblim milionësh për informacion të dobishëm për arrestimin e tij. Drug Enforcement Administration (DEA) e përshkruan CJNG-në si një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Meksikë. Raporte publike të agjencisë tregojnë se grupi ka përdorur taktika ushtarake, armë me kalibër të lartë dhe strategji propagandistike për të rritur dhe konsoliduar pushtetin e tij. Për kapjen e tij ishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

Brian McKnight, drejtues i DEA-së amerikane, e kishte quajtur Cervantes «armikun publik numër një», në gjendje të kontrollojë 80% të drogës që arrin në një qytet si Chicago dhe një të tretën e të gjithë importit të drogës në Shtetet e Bashkuara (kokainë, metamfetaminë, fentanil). El Mencho është një vrasës mizor dhe miliarder, që sipas McKnight, është në krye të kartelit meksikan, i shkëputur nga grupi i Sinaloas i El Chapo, ka vendosur rrugë trafikimi droge në gjashtë kontinente dhe tani ka një bazë të fortë në Chicago, sipas hetuesve të DEA-së.

Pak detaje janë bërë të ditura deri tani mbi vrasjen e këtij krimineli të rrezikshëm: ai thuhet se u ndalua në komunën e Talpa de Allende, një zonë historikisht e identifikuar si bazë e kartelit të Jalisco-s. Pas operacionit janë raportuar bllokime rrugore në të paktën gjashtë shtete të Meksikës: Jalisco, Michoacán, Colima, Tamaulipas, Guanajuato dhe Aguascalientes, duke shkaktuar një mobilizim masiv të autoriteteve federale dhe shtetërore, një taktikë e zakonshme e përdorur nga organizatat kriminale si reagim ndaj arrestimeve ose vrasjeve të personave me profil të lartë./ Piranjat.news 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?