
Pavarësisht kërkesave rajonale, kancelari Merz përforcon strategjinë: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, shkruan Auron Dodi.
Bëhet fjalë kryesisht për disa deklarata publike, të anëtarëve të njohur të CDU-së, parti konservatore e qendrës së djathtë. Dhe të politikanëve rajonalë, që përballen me rezultatet zgjedhore të partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD.
Si shembuj: fillimisht ishte ish-Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber, që kërkoi t'i jepet fund politikës së izolimit të AfD-së. Ai kërkoi "reflektim për një politikë të re të vijës së kuqe". Të tjerë politikanë e mbështetën. Ish-kryetari rajonal i CDU-së në landin e Tyringenit, Mike Mohring, i tha revistës Politico se "qytetarët duan që qeveritë të përfaqësojnë shumicën e votuesve". Ai tha se vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në ka qenë i mirë "për vetëafirmimin e CDU-së, por larg realitetit, veçanërisht në lindje".
Në nivel rajonal, kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë në Bad Freienwalde, në landin lindor të Brandenburgut, Heidemann deklaroi se nuk mund ta injorojë faktin, se 48% e zgjedhësve, votuan për kandidatin e AfD-së. Për këtë shkak ajo vetë mezi i i fitoi zgjedhjet. Kandidatja e CDU-së u shpreh kundër një bashkëpunimi me AfD-në, por tha se është e nevojshme të kërkohet dialog me AfD-në, në hapësirën parlamentare.
Kryesia e CDU: Afërsia me qytetarët përmes zgjidhjeve, jo afrimit me AfD-në
Por CDU-ja dhe Friedrich Merzi refuzojnë çdo zbutje të vijave të kuqe në lidhje me AfD-në. Në një mbledhje të kryesisë së CDU-së, organit më të lartë, të dielën (19.10.), Merzi e bëri të qartë se bashkëpunim me AfD-në,parti pjesërisht ekstremiste e djathtë, nuk do të ketë. Të hënën (20.10.) ai e quajti AfD-në sërish"kundërshtarin kryesor".
Kryesia e CDU-së vendosi të mos ketë asnjë zbutje të strategjisë së distancimit, asnjë afrim, asnjë bashkëpunim. Asnjë qeveri minoriteti, të toleruar nga AfD-ja në zgjedhjet e ardhshme në lande. Vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në dhe me partinë E Majta, i vitit 2018, mbetet në fuqi, pa ndryshim.
Megjithatë, strategjia do të përshtatet. U tha se CDU-ja duhet të paraqesë zgjidhje, të distancohet nga retorika apokaliptike e AfD-së. Dhe të bëhet një "burim inkurajimi". Ky në fakt është një proces.
Me fjalë të tjera: mbledhja e kryesisë së CDU-së, rikujtoi se ruajtja e vlerave demokratike kërkon më shumë sesa thjesht demarkacion - kërkon bindje aktive të qytetarëve.
Qëndrimi i socialdemokratëve , parti e qendrës së majtë ndaj AfD-së dihet se është i prerë. Kryeministri socialdemokrat i landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, përmblodhi kushtet për bashkëpunim me AfD-në. Ai tha se që të bjerë "muri mbrojtës", AfD-ja duhet të flakë jashtë të gjithë ekstremistët, të gjithë neonazistët... dhe të tjerë që e përçmojnë këtë shtet.
Gjërat e ndaluara duken më interesante
AfD po fiton terren në sondazhe. Ajo arrin rreth 25% në rang kombëtar. Dhe është në garë me CDU/CSU, që merr rreth 23%. Kordoni sanitar apo "muri mbrojtës" që nga viti 2018 për mosbashkëpunim me AfD-në, nuk e ka dobësuar atë. Në zgjedhjet komunale në landin e madh, Rini Verior-Vestfalia, AfD-ja i trefishoi votat që kishte.
Në nivel lokal, në Paderborn, p.sh., të qeverisur nga CDU-ja për tetë dekada rresht, kandidatit për kryetar bashkie të CDU-së iu desh të shkonte në balotazh për herë të parë (28.09.), edhe sepse humbi vota ndaj AfD-së. Kandidati i AfD-së mori 15% duke trefishuar rezultatin e vitit 2020.
Një strategji e kandidatit të AfD-së atje ishte paraqitja e AfD-së si CDU-ja tradicionale. Ai u tha medieve se ata që votuan për CDU-në, tani përballen me politikë të gjelbër dhe të kuqe.
Një psikolog i njohur, Stephan Grünewald ka folur për një ndjenjë pafuqie në rritje te shumë njerëz. Ai tha se muri mbrojtës ndaj AfD-së, nga shumë vetë perceptohet si "digë": sipas tij, njerëzit kanë ndjesinë se në anën tjetër të murit mbrojtës (pra atje ku është AfD-ja), ka njerëz që dinë t'ia dalin mbanë më mirë. Diferencimi politik funksionon, kur alternativat përcillen në mënyrë bindëse.
Rreziku më i madh për një demokraci - humbja e besimit të qytetarëve
Një sondazh interesant i fundit, evidenton më tej, një burim prej ku vazhdojnë të ushqehen pikëpamjet anti-establishment: sondazhi i Institutit Forsa (i porositur nga Universiteti Hohenheim i Shtutgartit) tregon se 17% e gjermanëve vazhdojnë të kenë një botëkuptim populist të djathtë. 17% e gjermanëve është e barabartë me 14 milionë vetë.
Një e katërta e të anketuarve të sondazhit reprezentativ besojnë se politika kontrollohet nga "fuqi të fshehta". Dhe më shumë se 20% janë të bindur se media e gënjen „me sistem" popullin.
Njerëzit me botëkuptim populist, sipas politologut Frank Brettschneider, e vlerësojnë "cilësinë e jetës në rajonin e tyre si dukshëm më të keqe. Ata janë më pak optimistë për të ardhmen. Dhe shpesh besojnë se gjërat dikur ishin më mirë".
Padurim për reformat
Kancelari Merz ka forcuar besimin dhe krenarinë për Gjermaninë te shumë njerëz, me rolin e tij aktiv në politikën e jashtme. Por në Gjermani ka ende njerëz skeptikë. Migrimi dhe ekonomia janë temat për të cilën e zgjodhën CDU/CSU. Dhe ekonomia gjermane vazhdon stanjacionin më të gjatë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ka padurim për reformat, që është zotuar të ndërmarrë qeveria. Ekziston edhe një drojë se reformat e domosdoshme për ekonominë gjermane, të cilat janë urgjente edhe për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe ndikimit të tyre tek një ekonomi e bazuar në eksport, mund të mos realizohen plotësisht, por të cunguara. Me një shumicë prej vetëm 13 vendesh të koalicionit qeveritar në Bundestag (mbi shumicën absolute), çdo debat brenda koalicionit nxit pasiguri: a do të zbatohen plotësisht reformat e premtuara, apo vetëm pjesë të tyre.
Friedrich Merz vetë ka tërhequr vëmendjen te nevoja për kompromis në një koalicion qeveritar me socialdemokratët, SPD. "Nuk jam vetëm në këtë qeveri", tha ai së fundi.
Debati shpesh i gjatë për shkurtimin apo jo të përfitimeve sociale shmang vëmendjen nga masat e nevojshme për ekonominë, ankohen sipërmarrës.
Presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Makinerive, Bertram Kawlath, e përmblodhi atmosferën në një samit të prodhuesve të makinerive në 16 shtator. „Ne ndodhemi në një pikë kthese. Nëse qendra demokratike nuk ofron rezultate, përfitojnë skajet politike. Hezitimi i politikës për reformat ka një çmim të lartë". Ai tha se numri i falimentimeve dhe humbja e vendeve të punës po rriten. Kawlath-i kërkoi ulje të taksave, më pak burokraci e lehtësim të dhënies së lejeve.
Merzi ka premtuar si përgjigje "një vjeshtë të reformave". Në një mbledhje në fillim të tetorit (09.10.) kabineti qeveritar vendosi lehtësimin e dhënies së lejeve në projektet e infrastrukturës dhe të ndërtimit, themelimin brenda 24 orësh të sipërmarrjeve të reja start-up dhe intensifikimin e administratës digjitale./ DW
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Tetor23:38
Fraksionet palestineze: Një komitet teknokrat i pavarur të drejtojë Gazën
Fraksionet kryesore palestineze kanë thënë se kanë rënë dakord që një komitet i pavarur teknokratësh do të mar...
BOTA
24 Tetor23:32
Në garë prej vitit 1983, ky politikan britanik më në fund fiton zgjedhjet
Lindsay Whittle kandidoi për zgjedhje në Caerphilly 13 herë që nga viti 1983 dhe në përpjekjen e 14-të, ai më në fu...
BOTA
24 Tetor23:01
“Ke theks të bukur, por s’të kuptoj çfarë thua”, Trump nuk kupton pyetjen e gazetares franceze
Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk ka arritur të kuptojë pyetjen e një gazetareje franceze ndërsa ky moment është bër&eum...
BOTA
24 Tetor22:26
Balonat nga Bjellorusia shkaktojnë alarm në Lituani, pezullohen fluturimet ajrore. Çfarë përmbajnë ato
Aeroportet e Vilniusit dhe Kaunasit në Lituani u mbyllën të premten në mbrëmje (24 tetor) për shkak të balonave meteorologjik...
BOTA
24 Tetor22:13
Horror në Meksikë, gjenden 48 çanta me mbetje njerëzore. Mister numri i të vrarëve
Autoritetet meksikane thanë të enjten se plot 48 çanta me mbetje njerëzore u zbuluan dhe u rikuperuan nga një varr klandestin pran&eu...
BOTA
24 Tetor21:55
Protesta të dhunshme pro palestineze në Romë. Policia i shpërndan me forcë
Protesta e një grupi protestuesish pro-palestinezë u shoqërua me momente tensioni në kryeqytetin italian. Kur ata u përpoqën t&eum...
BOTA
24 Tetor20:44
Sulmoi seksualisht një adoleshente dhe një grua, azilkërkuesi në Britani lirohet aksidentalisht nga burgu
Një azilkërkues etiopian, i cili sulmoi seksualisht një vajzë adoleshente dhe një grua tjetër në Britani, duke shkaktuar prot...
BOTA
24 Tetor20:07
Ndryshimi i balancave në luftë/ Kreu i NATO-s, Mark Rutte: Po diskutojmë me SHBA për dërgimin e “përbindëshave” në Ukrainë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi sot se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump për mundësinë e dë...
BOTA
24 Tetor19:47
Bloomberg: Rubio, shkaktari pse Trump ndryshoi qëndrimin ndaj Putinit
Pas muajsh përpjekjesh diplomatike dhe qëndrimesh të kujdesshme, Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar planin për një samit paqej...