Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën nis gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023. Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, tha se familja beson në drejtësi dhe shpreson që gjykimi të jetë “efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”.
Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Tre të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person i katërt, emri i të cilit nuk është përmendur nga prokurorët kur ata njoftuan për ngritjen e aktakuzës.
Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, gjatë konferencës më 15 janar, tha se gjatë kohës që çifti jetonte në Suedi – së bashku me dy fëmijët e tyre – ata kishin pasur “marrëdhënie të trazuara martesore”, si pasojë e të cilave erdhën edhe problemet pronësore.
"Arsyet e tjera që kishte Naimi për të planifikuar dhe kryer këtë vrasje mund t'i mësoni në gjykatë kur të fillojë seanca kryesore", tha Përlinçeviq, e cila tha se gjetja e motivit të vrasjes kishte bërë që procesi i ngritjes së aktakuzës të merrte më shumë kohë.
Prokurorja tha se deri te ky informacion erdhën në bashkëpunim me autoritetet suedeze, pasi nga to Prokuroria në Prishtinë kishin kërkuar të dhëna rreth jetës së çiftit dhe marrëdhënies së tyre martesore.
"Vetëm atëherë arritëm të krijojmë një pamje të plotë të jetës së tyre dhe të gjejmë motivin që e shtyu Naim Murselin të marrë vendimin për largimin e Liridonës, për të mos thënë likuidimin e saj, sepse mënyra e kryerjes së veprës tregon qartë një akt të tillë si likuidim", deklaroi Përlinçeviq.
Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Zejnullah Gashi, tha se vrasja e kryer nga “anëtari i familjes” u krye në “mënyrë dinake”, prandaj shtoi se pret dënim kapital nga gjykata.
Sipas Prokurorisë, Naim Murseli kishte “planifikuar gjithçka”, ndërkaq Kokalla dhe Plava, sipas organit ndjekës ishin “ekzekutues të drejtpërdrejtë” të Liridonës. I akuzuari i katërt, sipas Prokurorisë është i përfshirë në mënyrë të tërthortë në këtë rast.
Murseli, Kokalla dhe Plava gjenden në paraburgim, ndërkaq personit të katërt i është ndërprerë kjo masë dhe po mbrohet në liri. Ai ishte arrestuar më 9 dhjetor nën dyshimin se ia kishte shitur armën dorasit.
Familja e Liridonës kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, në mënyrë që ajo të varrosej vranë varrezave të prindërve të saj, ndërkaq aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar që Liridona të mos identifikohej më me mbiemrin e bashkëshortit, por me atë të familjes së saj, Ademaj. Zemërim të madh në publik kishte shkaktuar edhe fakti që burri i saj kishte qenë pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridonës.
Që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët. Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”./REL
Towana Looney SHBA- Një grua amerikane i ka mbijetuar transplantit të organeve të derrit për 61 ditë. Towana Looney, 53, mori vesh...
Foto ilustruese GJERMANI- Kushdo që nuk ka dokumente të vlefshme nuk do të lejohet më të hyjë në Gjermani dhe kontrolle ...
palestinezet GAZA- Mijëra palestinezë të zhvendosur për shkak të luftës po kthehen në veri të Gazës k&eum...
donald trump UASHINGTON- SHBA nuk do të procedojë më tej me tarifat ndaj Kolumbisë, pasi Kolumbia refuzoi të pranonte emigrant&eum...
Hyrja në Muzeun e Aushvicit GJERMANI- Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në ...
Foto ilustruese LIBAN- Qeveria libaneze njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se kishte rë...
Aksidenti BOLIVI- Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe u përmbys në ju...
BJELLORUSI- Diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko, fitoi zgjedhjet presidenciale “të rreme” të dielën me 87.6 për qind t&e...
SHBA- Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të dielën lirimin e një shtetasi amerikan, i cili ishte burgosur në Bjellorusi. Duke kredi...
GREQI- Një ngjarje me përmasa makabriteti ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se një çift është&nb...