Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi të enjten se deputetët e partisë së tij, VMRO-DPMNE, do të paraqesin një mocion në Kuvend për shkarkimin e një pjese të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilin e quajti “bastion korrupsioni dhe padrejtësie”. Mickoski theksoi në një postim në rrjetin social Facebook se “shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi, dhe Maqedonia [e Veriut] duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar”.
Ai tha më vonë për gazetarë se “goditja në ballë nënkupton që gjithçka që është nën kompetencat e Kuvendit, është emërimi i atyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Atje ku zgjidhen të votohet edhe mocioni i mosbesimit". Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, i befasuar nga synimi i kryeministrit, tha se shpreson se Kuvendi dhe Qeveria do të punojnë sipas Kushtetutës.
"Për herë të parë e dëgjova këtë nga ju. Deri tani ishim në seancë. Kam dhënë deklarata, për sa i përket shkarkimit të Këshillit Gjyqësor, vendi i vetëm ku është parashikuar është në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Iniciativat mund të dorëzohen në Kuvend, çdokush mund të dorëzojë iniciativa", tha Kambovski.
Kambovski, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 28 janar, kishte theksuar se, sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, vetëm ky këshill mund t’i shkarkojë anëtarët e tij.
"Nuk kam hasur në ligje të tjera që parashikojnë një mundësi të tillë për shkarkimin në një procedurë tjetër", tha Kambovski.
Iniciativa e VMRO-DPMNE-së ka të bëjë me pesë anëtarët që zgjidhen nga Kuvendi.
“Ne nuk mund të bëjmë një shpërbërje të plotë, as të zbulojmë anomalitë në një kohë kaq të shkurtër, por mund të zgjedhim një Këshill Gjyqësor që objektivisht, pa kushtëzime partiake, do të mund ta sqarojë këtë moçal politik dhe të jetë një lloj monitoruesi se si sillen gjyqtarët, çfarë vendimesh marrin dhe pse”, tha Mickoski.
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut përbëhet nga 15 anëtarë. NPërzgjedhja e tyre bëhet në disa mënyra: tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi me shumicë votash, dy të tjerë propozohen nga presidenti i shtetit dhe miratohen nga Kuvendi, ku njëri duhet të jetë përfaqësues i komuniteteve më të vogla etnike, dhe tetë të tjerë zgjidhen nga gjykatësit në zgjedhje të drejtpërdrejta.
Ndërkaq, dy anëtarët e tjerë, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe ministri i Drejtësisë, mund të marrin pjesë në seanca, por nuk kanë të drejtë vote. Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik ishin pjesë e premtimeve parazgjedhore të kreut të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, i cili e mori udhëheqjen e Qeverisë në maj të vitit të kaluar.
Ndaj iniciativës së Mickoskit ka reaguar edhe opozita maqedonase. NKreu i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, Venko Filipçe, tha se partia e tij pajtohet me reformat në gjyqësor, por jo, siç tha, përmes veprimeve arbitrare.
“Por, reforma që do të nënkuptojnë një gjyqësor të pavarur, efikas, që do të sigurojë drejtësi. Nuk duhet të lejojmë që drejtësia që kërkohet qytetarët të shndërrohet në një partizim të ri, dhe një pushtim nëpërmjet ndryshimit të Këshillit Gjyqësor nga Qeveria", theksoi ai. LSDM kërkon që hapat e ardhshme në sistemin e drejtësisë të bëhen me konsensus të të gjitha partive politike në Kuvend./REL
foto ilustruese IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz tha të enjten se ka udhëzuar ushtrinë të përgatisë planin ...
foto ilustruese SHBA- Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfryt&e...
KOSOVË- Millosh Kovaçeviç, 32 vjeç, nga fshati Bajë i Komunës së Skenderajt, thotë se është shkarkuar ...
ANGLI- Meghan Markle dhe Princi Harry kanë këmbëngulur se Princi William dhe bashkëshortja e tij, Princesha e Uellsit, nuk ishin të l...
UKRAINA- Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë, Mirage 2000, duke ia rritur mundësit...
EUROPA- Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çështjet më të rënd&eu...
Foto ilustruese GREQI - Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve t&e...
SERBI- Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Serbi me intensitet dhe vrull të pandërprerë, pas vdekjes së 15 pers...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha të enjten se Izraeli do t'ia dorëzojë Rripin e Gazës Shtete...
SHBA- Bill Gates në një episod të The View paralajmëroi se një tjetër pandemi, “më e rëndë” mund...