Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Një grup hakerësh iranianë po vëzhgon në mënyrë aktive faqet e internetit të lidhura me zgjedhjet e nëntorit dhe mediat amerikane. Aktivitetet e hakerëve sugjerojnë se ata po përgatiten për më shumë “operacione të ndikimit të drejtpërdrejtë”, sipas një shkrimi në blogun e kompanisë Microsoft të botuar të mërkurën.
Hakerët, të cilëve firma Microsoft u ka vënë nofkën “Cotton Sandstorm”, janë të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Sipas kompanisë amerikane, ata kanë ndërmarrë operacione kibernetike të kufizuara zbulimi duke vënë në shënjestër shumë faqe në internet të lidhura me zgjedhjet amerikane të disa shteteve fushëbetejë.
Në muajin maj, hakerët skanuan gjithashtu një media të paidentifikuar amerikane për të hulumtuar dobësitë e saj.
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Nënpresidentja Kamala Harris, konkurron përballë rivalit republikan Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, për të cilat sondazhet sugjerojnë se është një garë jashtëzakonisht e ngushtë.
“Cotton Sandstorm” do të rrisë aktivitetin e saj me afrimin e zgjedhjeve, duke patur parasysh ritmin e veprimeve të grupit dhe historinë e ndërhyrjeve në zgjedhje, thuhet në hulumtimet e firmës Microsoft. Kjo është veçanërisht shqetësuese për shkak të përpjekjeve të kaluara të grupit, thotë firma amerikane.
Një zëdhënës i misionit iranian në Kombet e Bashkuara tha se: “Akuza të tilla janë tërësisht të pabaza dhe krejtësisht të papranueshme. Irani nuk ka asnjë motiv dhe as synim për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane”.
Në vitin 2020, grupi “Cotton Sandstorm” ndërmori një operacion kibernetik për të ushtruar ndikim në prag të zgjedhjeve presidenciale të atij viti, sipas zyrtarëve amerikanë. Duke u identifikuar si gjoja “Proud Boys”, një organizatë e ekstremit të djathtë, hakerët u dërguan banorëve të Floridës mijëra emaile, duke i kërcënuar ata që të votonin për kandidatin Trump.
Grupi publikoi gjithashtu një video në mediat sociale, me pretendimin se vinte nga hakerë aktivistë, ku i tregonin ata duke hetuar një sistem zgjedhor. Ndërsa kjo përpjekje iraniane nuk ndikoi në sistemet individuale të votimit, synimi ishte mbjellja e kaosit, konfuzionit dhe dyshimeve, thanë në atë kohë zyrtarët amerikanë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2020, grupi i hakerëve “Cotton Sandstorm” ndërmori gjithashtu një operacion tjetër kundër Shteteve të Bashkuara duke nxitur dhunën kundër zyrtarëve zgjedhorë, të cilët kishin hedhur poshtë pretendimet për mashtrime zgjedhore në shkallë të gjerë, tha firma Microsoft.
Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, e cila po koordinon përpjekjet federale për të mbrojtur zgjedhjet nga ndikimi i huaj, iu referua një deklarate të kohëve të fundit ku thuhet se: “Aktorët e huaj, veçanërisht Rusia, Irani dhe Kina, mbeten të vendosur për të përçarë popullin amerikan dhe për të minuar besimin e tyre tek sistemi demokratik në vend”./VOA
Pamje nga vendngjarja BRAZIL- 36-vjeçari, Giovanni Carvalho ra viktimë e një ushtari 35-vjeçar, i cili mori rolin e xhelatit n...
Foto ilustruese BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen më 24 tetor në...
al jazeera IZRAEL- Ushtria izraelite akuzoi të mërkurën gjashtë gazetarë të rrjetit Al Jazeera, që mbulojnë luft&eu...
foto ilustruese SHBA- Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, k&e...
SHBA- Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe anketime tregojnë për një garë tepër t...
TURQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e sotme në fabrikën e avionëve l...
TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorrist që ndodhi pasditene sotme në Ankara. Er...
TURQI- Sulmuesit e armatosur filluan një sulm vdekjeprurës terrorist ndaj kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore të ...
TURQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sulmin terrorist në Turqi, që u shënua mesditën e sotme në...
ANGLI- Aeroporti i Birminghamit është evakuuar dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar pas një raportimi për një autom...