Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

UASHINGTON- Fushata e Presidentit Donald Trump dhe këshilltarit të tij Elon Musk për shkurtime radikale të punonjësve të qeverisë amerikane, u zgjerua më tej të premten me humbjen e vendeve të punës të mijëra punonjësve që punonin në sektorë të shumtë, që nga armatimi bërthamor i vendit dhe deri tek kujdesi për veteranët.
U shkurtuan rreth 1,200 deri në 2,000 punonjës të Departamentit të Energjisë, përfshirë qindra punonjës të zyrës që mbikëqyr rezervat e armatimit bërthamor, i thanë të premten agjencisë së lajmeve Reuters persona në dijeni të çështjes.
Kjo iu shtua valës së shkurtimeve në departamente si atë të Çështjeve të Veteranëve, Departamentin e Arsimit dhe Administratën e Biznesit të Vogël.
Zyrtarët e Zyrës së Menaxhimit të Personelit, që mbikëqyr punësimin federal, u takuan me agjencitë të enjten, duke i këshilluar të shkarkonin punonjësit në periudhë prove, sipas një personi në dijeni të çështjes.
Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 280 mijë punonjës, nga totali prej 2.3 milionë punonjësish civilë të qeverisë federale, u punësuan gjatë dy viteve të fundit, që do të thotë se shumica janë ende në periudhë prove dhe mund të shkurtohen më lehtë.
Veprimet në Byronë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit sinjalizojnë se është vendosur në objektiv një gamë më e gjerë personash se thjesht punonjësit në periudhë prove, thanë burimet, dhe se janë ndërprerë kontratat e disa punonjësve me afat të përcaktuar.
Presidenti Trump thotë se qeveria federale është shumë e fryrë dhe se shumë para janë humbur nëpërmjet shpërdorimit dhe mashtrimit. Borxhi i qeverisë federale është në rreth 36 trilionë dollarë dhe pati një deficit prej 1.8 trilionë dollarësh vitin e kaluar. Ekziston gjithashtu një marrëveshje dypartiake për nevojën për reformimin e qeverisë.
Por ligjvënësit demokratë thonë se Presidenti Trump po cenon autoritetin kushtetues të legjislativit mbi shpenzimet federale, edhe pse kolegët e tij republikanë, që kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, i kanë mbështetur përgjithësisht masat e ndërmarra.
"E besoj Sekretarin Collins kur thotë se nuk do të ketë asnjë ndikim në ofrimin e kujdesit, përfitimeve dhe shërbimeve për veteranët me këtë plan", tha ligjvënësi republikan Mike Bost, i cili kryeson komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve që mbikëqyr Departamentin e Çështjeve të Veteranëve, në një deklaratë të premten, duke iu referuar drejtuesit të departamentit, sekretarit Doug Collins. Departamenti tha të enjten se po pushonte mbi 1,000 punonjës.
Shtrirja e plotë e shkarkimeve është ende e paqartë plotësisht, por të paktën rreth 6,000 punonjës në shtatë departamente dhe agjenci janë pushuar nga puna këtë javë, sipas njoftimeve nga agjencia e lajmeve Reuters dhe mediat e tjera./VOA
PERU- Të paktën dy persona u vranë dhe 41 u plagosën të premten (14/2) kur një urë u shemb ndërsa një a...
Zelensky MYNIH - Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u shpreh ditën e sotme se ushtria e vendit të tij do të duhet të dyfisho...
MYNIH- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kundërshtoi deklaratat e nënpresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferenc...
EUROPA- Objektivi aktual për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen është që çdo komb të ded...
PAKISTAN- Një kamionçinë që transportonte minatorë për nxjerrjen e qymyrit në provincën e paqëndrueshme jugper&...
Foto ilustruese SHBA - Tre veterinerë të lopëve kanë rezultuar pozitivë për antitrupat e gripit të shpendëve në...
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka sugjeruar se bisedimet mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë V...
Sulmi MYNIH - Një burrë afgan i arrestuar nën dyshimet për drejtim të makinës drejt një turme në Munih, duke lë...
IZRAEL- Hamasi ka publikuar emrat e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën në këmbim të të burgosurve palestinez&eum...
MYNIH- Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance gjatë fjalimit tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih i dha një mesash Evrop...