
Një ndihmës-shef i Policisë në Milano, Carmelo Cinturrino, është ndaluar për vrasjen e 28-vjeçarit Abderrahim Mansouri në zonën Rogoredo.
Ai ka pranuar përgjegjësinë, kërkon falje, por hetimet zbulojnë gjithashtu se ai kishte ushtruar dhunë ndaj personave të tjerë dhe kishte tentuar të manipulojë provat në vendin e ngjarjes.
Fjalët e agjentit të ndaluar për të shtënat në Rogoredo, të raportuara nga avokati i tij: ''Ai ka pranuar përgjegjësitë e tij''.
Marrja në pyetje për vërtetimin e ndalimit u zhvillua këtë mëngjes në burgun San Vittore në Milano. ''Si Cinturrino ashtu edhe nëna e tij luten për Mansourin''.
''Duhej të isha ai që zbaton ligjin, gabova. Kërkoj falje të gjithë atyre që veshin uniformën: Kam tradhtuar besimin e tyre''. Kështu është shprehur Carmelo Cinturrino, ndihmës-shef i Policisë, i ndaluar për vrasjen e Abderrahim Mansourit, përmes avokatit të tij Piero Porciani.
Këtë e deklaroi vetë mbrojtësi para hyrjes në burgun San Vittore për seancën para gjyqtarit hetues për vërtetimin e ndalimit. ''Ai ka pranuar përgjegjësitë e tij'', shtoi avokati.
''Kur pashë që Mansouri po vdiste, humba kontrollin'', mësohet të ketë pranuar Cinturrino para gjyqtarit Domenico Santoro.
Siç theksoi avokati, polici «kërkon falje atyre që i besuan. Ka pranuar gabimet, por ka mohuar se ka kërkuar para nga shpërndarësit e drogës». Agjenti iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gjyqtarit dhe prokurorit Marcello Viola. Ai përsëriti se ka qëlluar 'nga frika' dhe më pas shtoi se ishte ndier 'i humbur', sepse «e di mirë çfarë ndodh me ata që qëllojnë». Ai ka tentuar 'të mbulojë situatën', duke urdhëruar kolegun të shkonte në komisariatin Mecenate për të marrë një kopje të armës.
Avokati sqaron se ishte ''një armë lodër që nuk duhej të regjistrohej, të cilën e kishte gjetur para pandemisë Covid në zonën Lambro dhe e kishte mbajtur''.
Cinturrino ka deklaruar se të gjithë agjentët, përveç një gruaje, që më 26 janar ndodheshin në rrugën Impastato, «e panë të merrte diçka nga makina dhe të vendoste një objekt pranë trupit të Mansourit», por ai «thotë se nuk e ka prekur trupin dhe ka thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë».
I pyetur nëse qarkullonte me një çekiç, avokati sqaroi: ''Ishte një çekiç i vogël që e përdorte për të nxjerrë drogën që shpërndarësit e fshehin në zonën e gjelbër të Rogoredo-s.
Ndonjëherë kishte edhe një lopatë të vogël''.
Në orët në vijim, gjyqtari do të vendosë për vërtetimin e ndalimit dhe për masën e paraburgimit ndaj ndihmës-shefit të akuzuar për vrasje me dashje.
Avokati deklaroi gjithashtu: ''Kolegu i Cinturrinos që mori valixhen në komisariat nuk mund të mos e dinte çfarë kishte brenda''. ''Një gjë që Cinturrino dëshiron ta theksojë –shtoi avokati – është se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga askush. Ma ka garantuar''.
Shefi i Policisë, Vittorio Pisani, duke iu referuar Cinturrinos, e quajti atë 'ish-polic' dhe 'delikuent'. ''Të përjashtohet nga shërbimi, jam dakord – tha avokati – sepse një person i tillë nuk mund të qëndrojë në administratë. Megjithatë, për mua “delikuent” është ai që kryen krime, jo ai që gabon. Janë dy gjëra të ndryshme''.
Sipas avokatit, Cinturrino «kërkon falje të gjithë atyre që u ka tradhtuar besimin. Është i trishtuar për familjen e tij, kolegët dhe administratën, të cilës i ka shërbyer për shumë vite». Sa i përket 28-vjeçarit që humbi jetën, «si ai ashtu edhe nëna e tij kanë shkuar në kishë për t’u lutur. Mendoj se është gjëja më e mirë që mund të bëhet».
Dëshmia e kolegut: ''U tregua i pamëshirshëm ndaj një personi me aftësi të kufizuara''.
Një nga agjentët nën hetim për favorizim dhe mosdhënie ndihme ka deklaruar se Cinturrino 'kishte kërkuar para dhe drogë' dhe ishte dhunues: madje kishte goditur me çekiç një person me aftësi të kufizuara që frekuentonte zonën e Rogoredo. Për marrëdhënien me Mansourin, i njohur si Zack, agjenti tha: «E di që Cinturrino donte ta kapte''./Përshtati në shqip Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Shkurt14:58
Skandal në Romë/ Karabinierë të përfshirë në vjedhje dyqanesh, zbulohet skema!
Romë- Stacioni Termini është shndërruar në një terren “gjuetie” për karabinierë dhe policët italian&e...
BOTA
24 Shkurt14:21
Kush do të jetë pasardhësi i "El Mencho”?
Vdekja e njërit prej trafikantëve më të kërkuar në botë, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, k...
BOTA
24 Shkurt14:08
Alarm nga ekspertët: Kanceri kolorektal po godet të rinjtë, rriten rastet nën 50 vjeç
Kanceri kolorektal po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun në rritje.
...
Nga Xhuljan Ferzaj
BOTA
24 Shkurt13:04
Zvicra “ngrin” pasuritë e Maduros, u burgos nga SHBA
Zvicra thotë se do të ngrijë “çdo pasuri” që mban në pronësi të Nicolás Maduro-s.
Çfar&eu...
BOTA
24 Shkurt12:43
Përplasje Francë-SHBA/ Ambasadorit të SHBA i ndalohen takimet me ministrat francezë
Një përplasje e re diplomatike është krijuar mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara. Parisi i ka ndaluar ambasadorit amerikan Cha...
BOTA
24 Shkurt12:30
Tensionet me SHBA/ Reuters: Irani shumë pranë marrëveshjes për të blerë raketa supersonike
Irani është afër arritjes së një marrëveshjeje me Kinën për të blerë raketa të drejtuara supersonike t&...
BOTA
24 Shkurt12:24
LISTA/ Cilët janë bosët më të kërkuar të drogës në Meksikë pas vdekjes së “El Mencho”
Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, bosi më i madh narkos në botë, u vra gjatë një operacioni special nga Ushtri...
BOTA
24 Shkurt12:15
E pazakontë/ Burri po shante teksa shihte ndeshjen, gruaja e godet me thikë duke menduar se fyerjet ishin për të
Gjatë një ndeshjeje Atalanta-Napoli, një tifoz 40-vjeçar reagoi në mënyrë të ashpër ndaj vendimit të arbit...
BOTA
24 Shkurt11:43
“Flaka e lirisë është gjallë”/ Rutte: Nuk mund të ketë paqe në Evropë, pa një paqe të vërtetë në Ukrainë!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se Ukraina duhet të marrë mbështetje me municione për luftë...