BOTA

Ministri i Jashtëm gjerman përjashton pjesëmarrjen në misionin e Hormuzit: Nuk marrim pjesë në këtë konflikt

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 08:18

Ministri i Jashtëm gjerman përjashton pjesëmarrjen në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon mbështetje nga vende të tjera për të siguruar Ngushticën e Hormuzit. Por ministri i Jashtëm gjerman Wadephul aktualisht nuk sheh ndonjë nevojë që Gjermania të marrë pjesë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, e përjashton për momentin pjesëmarrjen gjermane në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në emisionin televiziv “Bericht aus Berlin” ai tha: “Ne nuk do të marrim pjesë në këtë konflikt.” Sipas Wadephul-it SHBA-ja dhe Izraeli i kanë thënë se qëllimi i sulmeve të tyre është shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit, veçanërisht i programit bërthamordhe i programit të raketave. Gjermania pret ta informojnë kur kjo të ketë ndodhur dhe “pastaj do të dëshironim me kënaqësi të marrim pjesë në negociata,” tha ai. Sipas tij siguri në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq mund të sjellë vetëm një zgjidhje përmes negociatave.

Lidhur me një zgjerim të mundshëm të misionit detar të BE-së “Aspides” në Ngushticën e Hormuzit, Wadephul u shpreh se është “shumë skeptik” nëse kjo do të sillte më shumë siguri në atë zonë, pasi sipas tij aty ku është vendosur tani misioni në Detin e Kuq “nuk po tregon efekte”.

Evropa ofron mbështetje konstruktive

Siguri mund të ketë vetëm nëse konflikti ushtarak “mund të zgjidhet në thelb”, tha Johann Wadephul. Ai pranoi se nuk kishte pritur drejtpërdrejt luftë dhe se gjithashtu “nuk dihet plotësisht saktë” se kur do të përfundojë. Sipas tij, është e qartë se Evropa gjithmonë ofron mbështetje konstruktive, kur bëhet fjalë për sigurimin e rrugëve detare. “Por unë nuk shoh ndonjë nevojë të menjëhershme, dhe sidomos se pse Gjermania duhet të marrë pjesë,” tha ai.

“Kërkesa jonë ndaj SHBA-së dhe Izraelit është të na mbajnë të informuar dhe të na tregojnë cilat objektiva konkrete po ndjekin, dhe pastaj të diskutojmë së bashku se si mund të përfundojë kjo luftë.” – tha ministri i jashtëm gjerman. Sipas Wadephul në rajon të gjithë presin që Gjermania të ketë një rol aktiv.

Edhe Kancelari Friedrich Merz deklaroi të premten (13.03) se për momentin “nuk ka asnjë arsye për të menduar për një sigurim ushtarak të rrugëve detare”. Ai theksoi se Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe se “ne gjithashtu nuk duam të bëhemi pjesë e saj”. “Prandaj të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës.”

Trump kërkon mbështetje nga shtetet e tjera

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin SHBA-në në përpjekjet e saj në rajon, veçanërisht për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Ato vende të botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për këtë kalim, dhe ne do të ndihmojmë”, shkroi Trumpi në platformën e tij online Truth Social.

Ai tha se SHBA-ja do të koordinohet me këto vende në mënyrë që gjithçka të zhvillohet shpejt, pa probleme dhe mirë.

Në një postim të mëparshëm Trumpi kishte shkruar se shumë vende do të ndihmojnë, por ende nuk është e qartë se cilat vende kishte parasysh Trump dhe nëse ndonjë shtet tashmë ka premtuar të dërgojë anije luftarake.

Kërkesa e Trumpit vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur dhe disa vende perëndimore po diskutojnë nëse duhet të marrin rol më aktiv apo të fokusohen në zgjidhje diplomatike.

Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen

Ministri britanik i Energjisë, Ed Miliband, tha se Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. I pyetur nëse Britania e Madhe mendon të dërgojë anije për kërkimin e minave detare ose dronë detarë në rrugën ujore strategjikisht shumë e rëndësishme të Hormuzit për të siguruar qarkullimin e anijeve, Miliband tha për televizionim “Sky News” vetëm se qeveria britanike është në kontakt me aleatët e saj.

Ai i tha gjithashtu BBC-së se po shqyrtohen të gjitha opsionet që mund të ndihmojnë për rihapjen e ngushticës. Megjithatë sipas tij, mënyra më e sigurt dhe më e mirë është përfundimi i konfliktit./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë