Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër, Violand Braçellari u shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
KOSOVË- Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka refuzuar të emërojë gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.
Laban, paraprakisht, ishte rekomanduar nga Komisioni për përzgjedhjen e noterëve, që funksionon në kuadër të Ministrisë. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Noterizimi është proces zyrtar i parandalimit të mashtrimeve, që siguron palët e përfshira në një marrëveshje apo transaksion, se dokumenti i tyre është autentik. Kosova, për vite me radhë, ka qenë në mungesë të noterëve. Mbi 15 komuna kanë qenë fare pa noterë. Deri më tani, numri i noterëve në të gjithë Kosovën, sipas Odës së Noterëve, ishte 49. Ata janë emëruar në vitin 2012, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur emërime të reja.
Sipas Ligjit për Noterinë, numrin e noterëve dhe selitë e tyre i përcakton Ministria, ashtu që për territorin e një komune përcaktohet së paku një noter, por kjo mund të rritet me vendim të Ministrisë, ashtu që, për çdo 10.000 banorë të përcaktohet një noter.
Pas vitit 2012, procesi i emërimit të noterëve të rinj ka nisur në vitin 2019, por është anuluar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me arsyetimin për dyshime për keqpërdorime në testin e noterisë.
Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se “procesi i përzgjedhjes së noterëve ka qenë i rregullt”. Rasti ka kaluar edhe në gjykatë, me vendim, në shkurt të vitit 2022, se anulimi i konkursit ishte i jashtëligjshëm.
Procesi pastaj rifilloi nga zero në vitin 2023. Më 15 korrik, Ministria e Drejtësisë ka publikuar vendimet për emërimin e 100 noterëve të rinj për komunat e ndryshme të Kosovës. Në mesin e tyre, megjithatë, nuk ka asnjë pjesëtar të komunitetit serb, edhe pse ishin pesë aplikantë. Deri më tani, këtë profesion e ka ushtruar vetëm një serbe në Komunën e Novobërdës.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në procesin e fundit, asnjë kandidat serb nuk ka plotësuar kriteret. Nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, thanë se pas përmbylljes së afatit të aplikimit, gjatë muajit prill, 725 aplikime janë shqyrtuar nga Komisioni për përzgjedhjen e noterëve, i cili përcakton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranueshmërisë në Shërbimin Noterial. Komisioni përbëhet nga 4 anëtarë, të cilët emërohen nga Ministria e Drejtësisë dhe kanë mandat 3-vjeçar.
Disa nga kushtet e pranueshmërisë janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësinë e veprimit, të gëzojë integritet personal dhe profesional, të ketë diplomuar në njërin nga fakultetet juridike, sipas programit katërvjeçar, të ketë përvojë pune në fushën juridike së paku tri vite, ta ketë dhënë provimin për noter në Kosovë, i cili është organizuar në janar të këtij viti.
Sipas sqarimit të MD-së, me rekomandimin e Komisionit, gjatë emërimit të kandidatëve të suksesshëm, përparësi iu është dhënë kandidatëve të cilët kanë treguar sukses më të lartë në provimin e noterisë.
Sipas udhëzimit administrativ për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për noterinë, kandidati ka kaluar me sukses provimin e noterisë nëse ka marrë si rezultat përfundimtar, nga pjesa e provimit me shkrim, dhe pjesa e provimit me gojë, së paku 59 pikë. Sipas MD-së, 100 kandidatët që kanë kryesuar listën kanë “rastisur t’i kenë 73 pikë” minimum.
“Vetëm njëri nga 5 kandidatët serbë ka pasur mbi 73 pikë dhe është rekomanduar nga Komisioni për emërim në pozitën e noterit, ai është Radomir Laban, i cili është refuzuar nga ministrja. Dhe kjo, pas pranimit të informacioneve dhe raportit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë lidhur me profilin dhe integritetin e tij”, ka thënë për REL-in, Genc Nimoni, shefi i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu.
Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se vlerësimi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) që Laban nuk mund të jetë noter, por është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është "situatë absurde dhe ky është një lloj standardi i dyfishtë".
“Institucionet që kanë kryer verifikimin e integritetit të tij, AKI dhe Policia e Kosovës, do të duhej të sqaronin sesi dikush mund të shërbejë në institucionet publike të Kosovës në pozitën e gjyqtarit, por jo edhe të noterit, kur dihet se nga aspekti i ndjeshmërisë dhe rëndësisë, pozita e gjyqtarit është shumë më e rëndësishme sesa ajo e noterit”, thotë Bugaqku.
Sipas Bugaqkut, Laban nuk është dashur të jetë as gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Në situatën e tanishme, kur dihen shumë fakte për atë person, dënimi, kërkimi nga Serbia, nuk do të duhej as të shërbente në Gjykatën Kushtetuese, as në pozitën e gjyqtarit, e as në ndonjë pozitë publike. Por, meqë Serbia dhe Kosova nuk kanë marrëveshje të bashkëpunimit juridiko-ndërkombëtar që njohin vendimet gjyqësore të njëra-tjetrës, atëherë kjo situatë është shfrytëzuar për faktin se ai person nuk është i dënueshëm në Kosovë, nuk ka një vepër penale të kryer në Kosovë,” thekson ai.
Mosemërimi i asnjë noteri nga komuniteti serb, nga ana e MD-së, ka nxitur reagimin e disa organizatave të shoqërisë civile nga komuniteti serb, të politikanit serb nga Kosova, Aleksandar Arsenijeviq, por, sipas MD-së, kandidatët serbë nuk kanë plotësuar kriteret.
Organizatat që reaguan për mosemërimin e noterëve nga komuniteti serb janë: Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike (ACDC), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Aktiv, Organizata për Komunikim për Zhvillim Social (CSD), Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik (Inter), Iniciativa Rinore nga Parteshi – OPA dhe Shoqata e Grave Afariste "Avenija".
Në reagimin e tyre, këto organizata e kanë konsideruar ‘shqetësues’ faktin që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka emëruar për noter asnjë nga kandidatët nga komuniteti serb dhe kanë kërkuar rishqyrtimin e vendimit.
“Vendimi, për fat të keq, mund të interpretohet si mesazh se serbët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera joshumicë nuk janë të mirëpritur në institucionet dhe profesionet liberale në Kosovë, madje edhe ata që në rrethanat ekzistuese kanë treguar dëshirë për të ofruar shërbime për të gjitha komunitetet në Kosovë", thuhet në reagim.
Tutje sipas këtyre organizatave, emërimi i noterëve shqiptarë në komunat serbe “kufizon të drejtën e serbëve në Kosovë për të marrë shërbime në gjuhën serbe”. Sipas Ligjit për Noterinë, të gjitha dokumentet noteriale lëshohen në gjuhën shqipe apo serbe, varësisht nga gjuha që njihet më mirë nga noteri që lëshon aktin.
REL-i ka provuar të kontaktojë me kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces, mirëpo ata nuk kanë dashur të flasin nën arsyetimin se janë duke përgatitur ankesë ndaj vendimit të MD-së. Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë për REL-in që shumë shpejt do të hapin edhe një konkurs për noterë të rinj, dhe aty kandidatët serbë mund të aplikojnë edhe një herë./ REL
Christopher Lacson ZELANDË E RE- Rreth 200,000 fëmijë, të rinj dhe të rritur të pambrojtur në Zelandën e Re&nb...
Foto ilustruese KOSOVË- Gjashtëmbëdhjetë organizata joqeveritare dhe tre aktivistë të shoqërisë civile në Koso...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se beson se është shumë e mundur që Kamala Harris të fito...
SHBA- Për herë të parë që nga atentati ndaj Donald Trump, babai i sulmuesit të mundshëm, Thomas Matthew Crooks, foli me gaz...
RUSI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të vijojë të mbajë marrëdhëni...
Foto nga vendi i ngjarjes NEPAL- Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua dhe mori flakë, deri...
SHBA- Pas vendimit të presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga gara presidenciale, zëvendës-presidentja Kamala Harris ës...
MEKSIKË- Pesë punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e eksplodimit dhe zjarrit q&...
Një vilë e sekuestruar e Radoiçiç gjendet pranë Liqenit të Ujmanit. KOSOVA- Me ndryshim-plotësimet e një udh&eu...
faton hajrizi, albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur lidhur me ekzekut...