Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË- Gjashtëmbëdhjetë organizata joqeveritare dhe tre aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar të mërkurën dorëheqjen e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), pas publikimit të një artikulli të mediumit “Slobodna Bosna” të Bosnje-Hercegovinës, dy ditë më parë.
Në atë shkrim të platformës së Bosnjës, përmenden planet e supozuara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në rajon dhe gjoja kontrolli i dy portaleve kosovare nga pushteti i Vuçiçit, “Nacionale” dhe “Periskopi”.
Një pjesë të artikullit e ka publikuar edhe RTK-ja, dhe për rezultat, disa gazetarë dhe redaktorë të mediumit janë distancuar nga kronika. Vendimin editorial të RTK-së e kanë dënuar edhe gazetarë të shumtë në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, parti opozitare dhe ekspertë të mediave.
Në reagimin e 24 korrikut të organizatave joqeveritare, materiali i RTK-së është konsideruar “informacion dezinformues, me qëllim të sulmimit të mediave online, Nacionale dhe Periskopi”.
Mes tjerash, ata kanë vlerësuar që kjo është një narrativë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllim të denigrimit të gazetarëve dhe cytjen e qytetarëve kundër tyre.
“Në vend se të suspendonte të gjithë përgjegjësit për lëshimin e kësaj dezinformate, Bordi i RTK-se u mjaftua me një shprehje të ‘keqardhjes’ për artikullin në fjalë dhe formimin e një komisioni për të "sqaruar situatën" duke mos u distancuar apo kërkuar falje. Është tejet shqetësues fakti që artikullin diznformues të publikuar nga RTK-ja, bordi e ka cilësuar si ‘kontrovers’ dhe ka deklaruar të pavërteta se kinse RTK nuk ka përmendur emrat e mediumeve”, është thënë mes tjerash në reagim.
Aty janë përmendur edhe ato që janë konsideruar lëshime të njëpasnjëshme të bordit të RTK-së në kohën e fundit dhe që kështu është lejuar “shtrirja e dorës së pushtetit në transmetuesin publik”. Si shembull është përmendur edhe “detyrimi i ish-drejtorit gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj që të dorëhiqet dhe ushtrimi i presionit ndaj tij”.
Bordi i RTK-së ka mbajtur më 23 korrik një mbledhje të jashtëzakonshme dhe përmes një njoftimi ka thënë se është i shqetësuar për publikimin “e artikullit kontrovers në RTK”, që e ka cilësuar si “lëshim të qartë", duke kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.
Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, Kosova renditet e 75-ta nga 180 shtete, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak, kur mori vlerësimin më të mirë në një dekadë e gjysmë.
Boro Kontiq, gazetar veteran nga Bosnja dhe Hercegovina dhe drejtor i Qendrës Mediale në Sarajevë, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë se, “Slobodna Bosna” është një media e themeluar në vitet 1989-1990 nga Senad Avdiç.
Sipas mendimit të tij, Avdiq ishte një nga gazetarët më të mirë në atë kohë dhe "Slobodna Bosna" një nga mediat kryesore të besueshme që luajti një "rol revolucionar" në vitet 1990 në nxjerrjen në pah të planit për rrethimin e Sarajevës nga ushtria jugosllave.
“Për shumë, ajo ishte një surprizë, por doli që shumica e asaj që publikuan ishte e vërtetë”, ka thënë Kontiç.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk e di nëse mund të flasë më për besueshmëri, pasi ky portal ka pësuar disa ndryshime. Në mesin e viteve '90, kjo media u kthye në gazetë të përjavshme dhe në 15 vjetët e fundit është vetëm online.
“Në një moment u fol shumë se ata u mbështetën nga SDA [Partia e Veprimit Demokratik], partia më e madhe boshnjake. Nuk e di se çfarë po ndodh. Unë njoh disa nga gazetarët që punojnë atje, janë gazetarë të mirë, profesionistë. Prandaj, është një media që ka një të kaluar të madhe, por çfarë është sot, t’iu them të drejtën, nuk e di”, ka thënë mes tjerash Kontiq.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një deklaratë nga ky portal lidhur me pretendimin se dy media nga Kosova janë nën kontrollin e pushtetit serb, por nga “Slobodna Bosna” nuk kanë dashur të komentojnë.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës për koment lidhur me akuzat për “frikësim të gazetarëve”. Por, nga ky institucion nuk janë përgjigjur.
Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sa i përket dy portaleve, gjatë të mërkurës i ka dhënë informacione Prokurorisë sepse, siç është shpreh ajo, “është e rëndësishme të dimë se kush financohet nga Serbia”./ REL
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se beson se është shumë e mundur që Kamala Harris të fito...
SHBA- Për herë të parë që nga atentati ndaj Donald Trump, babai i sulmuesit të mundshëm, Thomas Matthew Crooks, foli me gaz...
RUSI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të vijojë të mbajë marrëdhëni...
Foto nga vendi i ngjarjes NEPAL- Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua dhe mori flakë, deri...
SHBA- Pas vendimit të presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga gara presidenciale, zëvendës-presidentja Kamala Harris ës...
MEKSIKË- Pesë punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e eksplodimit dhe zjarrit q&...
Një vilë e sekuestruar e Radoiçiç gjendet pranë Liqenit të Ujmanit. KOSOVA- Me ndryshim-plotësimet e një udh&eu...
faton hajrizi, albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur lidhur me ekzekut...
SUEL- Koreja e Veriut ka hedhur balona me mbeturina afër zyrës së presidentit të Koresë së Jugut në Seul. Është h...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat q...