Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

KOSOVA- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u bëri thirrje shtetasve të Kosovës dhe qytetarëve që jetojnë jashtë t'i shmangin pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre tranzit. Kjo thirrje nga MPJD, u bë të mërkurën vonë pas paralajmërimeve nga "Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, që bëri të ditur se më 6 Shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën.
"MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.
Paralajmërohen veprime radikale
Një ditë më parë edhe në protestën e ish-punonjësve të institucioneve paralele serbe në komunat në veri të Kosovës, serbët protestues paralajmëruan veprime radikale deri në bllokim të kufijve. Qeveria e Kosovës në fund të javës së shkuar mbylli pesë institucione paralele serbe në Kosovë, nën dyshimet se lëshonin dokumente të falsifikuara. Ajo mbylli institucionin paralele serb të komunës se Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komunën paralele të Mitrovicës së Veriut, të Zveçanit, Zubin-Potokut dhe të Leposaviçit. Në disa nga këto objekte, autoritetet e Kosovës vendosën pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.
Ka pasur disa hapa të tjerë para mbylljes së institucioneve paralele nga qeveria e Kosovës: ndalimi i dinarit serb për pagesa, mbyllja e degëve të Postës së Serbisë. Policia e Kosovës konfirmoi se të mërkurën u ka dërguar fletëthirrjet për paraqitje në Prokurori pesë personave që dyshohet se kanë qenë udhëheqës të institucioneve paralele dhe dyshohen për falsifikim të dokumenteve.
Serbia: Dëshmi e përndjekjes brutale politike
Kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se "fletëthirrjet u janë drejtuar udhëheqësve të Listës Serbe" dhe sipas tij, ato "janë dëshmi e përndjekjes brutale politike që do të ketë pasoja të gjera”. "Udhëheqësit e institucioneve serbe nuk kanë falsifikuar asgjë dhe kanë bërë gjithçka ekskluzivisht në përputhje me ligjin, duke ofruar shërbime edhe për serbët edhe për shqiptarët. Nëse kryeministri Albin Kurti do të kishte formuar Asociacionin e Komunave serbe, sot nuk do të ishim në këtë gjendje”, shkroi në profilin e tij Petkoviq.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nga ana e tij, tha se "dy nga institucionet më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë, shëndetësia dhe arsimi janë duke funksionuar”, ndërsa shtoi se siç thotë "nuk e vë në dyshim se autoritetet në Prishtinë do të provojnë t'i rrënojnë të gjitha”. Presidenti serb tha se është i gatshëm që të vizitojë Mitrovicën e Veriut nëse një gjë të tillë i lejohet nga forcat ndërkombëtare dhe autoritetet në Kosovë.
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë nga qeveria e Kosovës u kritikua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Hapat e qeverisë së Kosovës cilësohen të pakoordinuara me autoritetet ndërkombëtare dhe rrezikojnë rritjen e tensioneve. BE e SHBA kërkojnë nga Kosova që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri të Kosovës të trajtohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Qëndrimi i qeverisë së Kosovës është i ndryshëm. Ajo thotë, se vetëm po përpiqet të vendosë rendin dhe ligjin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke e pamundësuar funksionimin e institucioneve paralele të Serbisë. Forca të shtuara të misionit paqeruajtës KFOR, u panë edhe të mërkurën mbi urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. KFOR-i tha se prania e shtuar e këtyre trupave është "një trajnim periodik në vazhdim, për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale"./ DW
Igor Simiç gjatë konferencës për media më 5 shtator 2024. KOSOVA- Përfaqësues të Listës Serbe mbajtën m...
VENEZUAELA- Venezuela ka ndaluar një marinar amerikan i cili ndodhej në atë vend për një vizitë private, thanë për Z&e...
UKRAINA- Mëngjesin e 5 shtatorit, autoritetet e qytetit urdhëruan banorët e Kievit që të mos largohen nga strehimoret, teksa Rusia kr...
GJERMANIA- Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi Dresdenin më 20 gusht për ceremoninë e themelimit të n...
Ministri i Drejtësisë në SHBA Merrick Garland SHBA- Uashingtoni reagon me sanksione ndaj televizionit shtetëror rus RT. SHBA akuzo...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marë pjesë ditën e djeshme në inaugurimin e një shkolle n&eum...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Një nxënës 14-vjeçar vrau me armë zjarri dy gjimnazistë dhe dy mësues, ndërs...
Benjamin Netanyahu LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli duhet të ketë kontroll t&...
SHBA- Një foto e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon anëtarët e familjes së guvernatorit të kandidatit...
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të R...