Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...

RUSI- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se “lufta nuk mund të zgjidhë problemet” dhe bëri thirrje për “paqe përmes dialogut” gjatë vizitës së tij në Moskë, pas më shumë se dy vjet të luftës së Kremlinit kundër Ukrainës.
Vizita e Modit në Rusi u zhvillua në kohën kur tensionet në Evropë janë rritur pas një sulmi masiv rus në Ukrainë, që goditi edhe një spital të fëmijëve në Kiev. Gjatë takimit të tij të parë me Putinin në Rusi që kur Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës, Modi tha se për konfliktin është diskutuar “në mënyrë të hapur dhe në detaje”.
“Kur vriten fëmijë të pafajshëm, zemra të dhemb dhe ajo dhimbje është e padurueshme”, i tha Modi Putnit.
Modi shkoi në Moskë të hënën, disa orë pas sulmit masiv në Ukrainë, ku u vranë të paktën 38 persona.
“E di se lufta nuk mund të zgjidhë problemet, zgjidhjet dhe bisedimet e paqes nuk mund të kenë sukses në mes të bombave, armëve dhe plumbave”, tha lideri indian.
“Ne duhet të gjejmë një rrugë drejt paqes përmes dialogut”, shtoi ai.
Gjatë takimit në Kremlin, Putin çmoi “miqësinë shumëvjeçare” mes Rusisë dhe Indisë dhe tha se shtetet kanë një “partneritet strategjik”. Putin po ashtu i ndau Modit medaljen më të lartë që Rusia u jep civilëve.
Rusia është një furnizuese kyçe e naftës dhe armëve në Indi, por izolimi i Moskës nga Perëndimi dhe rritja e lidhjeve me Pekinin kanë pasur ndikim në partneritetin e Rusisë me Indinë. Fuqitë perëndimore në vitet e fundit kanë forcuar lidhjet me Indinë, për t’iu kundërvënë ndikimit të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit, dhe duke i bërë presion Nju Delhit që të distancohet nga Rusia.
Shtetet e Bashkuara të hënën i bën thirrje Modit që t’ia bëjë të qartë Putinit se “çdo zgjidhje për konfliktin në Ukrainë duhet të jetë në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”.
Vizita e fundit që Modi zhvilloi në Rusi ishte më 2019 dhe ai ishte nikoqir i Putinit në kryeqytetin indian dy vjet më parë, disa javë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës. India nuk ka dënuar në mënyrë eksplicite Rusinë për luftën ndaj Ukrainës dhe ka abstenuar gjatë votimeve për rezolutat e OKB-së që ishin kundër Kremlinit./ REL
Jair Bolsonaro BRAZIL- Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është i përfshirë në një rast të sh...
Samiti SHBA- Në Uashington po mbahet takimi treditor i nivelit të lartë të NATO-s që shënon 75 vjetorin e e themelimit të...
Pawel Herczynski GJEORGJI- Bashkimi Evropian tha se ka ndalur procesin e pranimit të Gjeorgjisë dhe ka ngrirë 30 milionë euro ndihm&eum...
Yulia Navalnaya RUSI- Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar që Yulia Navalnaya, gruaja e politikanit të ndjerë të ...
Takimi SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj kroat, Zoran Milanoviç në në samitin e NATO-s në...
jakup krasniqi HAGË- Ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit i kanë kërkuar në seancën e djeshm...
Foto ilustruese KOSOVË- Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në...
Veri MITROVICË- Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Poli...
Le Pen FRANCË- Prokuroria në Paris nisi një hetim paraprak me dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës presi...
Berlusconi ITALI- Plani i liderit të Ligës së ekstremit të djathtë, Matteo Salvini për të emëruar aeroportin e Mila...