BOTA

Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore pas depërtimit të dronëve rusë në territor, presidentja: Sulm i hapur

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2025, 22:52

Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore pas

Moldavia, e cila ndan kufi tokësor me Ukrainën, mbylli për një periudhë të shkurtër hapësirën e saj ajrore pas një tjetër depërtimi të dronëve në territorin e saj, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Presidentja moldave e dënoi incidentin, duke e cilësuar atë si një “sulm të hapur” të Rusisë kundër vendit fqinj.

Kjo ish-republikë sovjetike, që synon t’i bashkohet Bashkimit Europian, ka raportuar vazhdimisht shkelje të hapësirës së saj ajrore që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53 (me orën lokale), si masë emergjente, pasi dy dronë të panjohur fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke paraqitur kërcënim të menjëhershëm për sigurinë ajrore”.

Ministria shtoi se dronët e tipit Gerbera, model rus, nuk u kapën nga radaret moldave, por hyrja e tyre “u konfirmua nga autoritetet kufitare ukrainase”.

Nga Ministria e Brendshme u bë e ditur se “nuk u gjet asnjë objekt apo mbetje që të përbënte rrezik për popullsinë, dhe se të dy dronët e braktisën përfundimisht hapësirën ajrore moldave duke u rikthyer drejt brendësisë së territorit ukrainas”. Dy avionë komercialë nga Parisi dhe Barcelona, me destinacion Kishinovin, u devijuan drejt një aeroporti në Rumani, ndërsa një tjetër avion që po përgatitej të nisej nga Kishinovi u mbajt përkohësisht në tokë.

“Moldavia dënon ashpër këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat vunë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile dhe jetët e qytetarëve”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar shkeljet si “akte armiqësore frikësimi dhe destabilizimi”.

Presidentja Maia Sandu dënoi goditjet ajrore ruse ndaj Ukrainës gjatë natës së kaluar, në një postim në platformën X, duke theksuar se “sulmi brutal 10-orësh” nuk përputhet me “gjuhën e diplomacisë dhe as me atë të një shteti që pretendon se po negocion paqen”.

“Gjatë rrugës për të vrarë civilë, dronët rusë kanë shkelur sërish hapësirën ajrore të Moldavisë. Ne i dënojmë këto sulme dhe qëndrojmë në krah të Ukrainës”, shtoi ajo.

Gjashtë dronë depërtuan në hapësirën ajrore moldave të martën e kaluar, dhe autoritetet njoftuan se një prej tyre u rrëzua në territorin e vendit. Moldavia, e cila kufizohet edhe me Rumaninë, vend anëtar i NATO-s, thirri të mërkurën në Ministrinë e Jashtme ambasadorin rus në Kishinov për të dhënë shpjegime lidhur me rrëzimin e dronit.

Ambasadori Oleg Ozerov, i cili është thirrur disa herë për incidente të ngjashme, deklaroi se këto ngjarje synojnë të përkeqësojnë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të tendosura mes Moskës dhe Kishinovit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan