BOTA

"Moskën po e trajton si aleate"! Shpjegimi i The Guardian: Si po e afron Trump SHBA-në me Rusinë

e. d Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 22:09

"Moskën po e trajton si aleate"! Shpjegimi i The Guardian: Si po

SHBA- Në vetëm shtatë javë që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, Donald Trump ka ndryshuar qasjen e SHBA ndaj pushtimit të Ukrainës dhe e ka trajtuar Rusinë gjithnjë e më shumë jo si një kundërshtar, por një aleat. Duke lënë pas dekada të tëra të bashkëpunimit me Evropën kundër agresionit rus, presidenti amerikan pezulloi ndihmën ushtarake dhe inteligjencën për Kievin dhe tha të premten se e ka më të lehtë të punojë me Rusinë sesa Ukrainën.

12 Shkurt: Telefonata Trump-Putin për të nisur negociatat për përfundimin e luftës

Qendrat politike në Moskë reaguan me entuziazëm pasi Trump zhvilloi një telefonatë direkte me Putinin, gjatë së cilës të dy liderët ranë dakord të fillojnë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Biseda 90-minutëshe shënoi arritjen më të madhe diplomatike të viteve të fundit për Putinin dhe i dha një goditje përpjekjeve trevjeçare të Perëndimit për ta izoluar atë.

Trump foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy vetëm pas telefonatës me Putinin, duke i imponuar në thelb atij kushtet e negocimit. Zyrtarët rusë thanë se janë duke u bërë përgatitjet për një takim sy më sy mes Trump dhe Putin. Putin e ka ftuar Trumpin të vizitojë Moskën, dhe nëse kjo ndodh, do të ishte vizita e parë e një presidenti amerikan në Rusi që nga viti 2009.

12 shkurt: Përjashton anëtarësimin në NATO të Ukrainës

Në të njëjtën ditë me bisedën Putin-Trump, sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth përjashtoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Hegseth, duke folur në një samit në Bruksel, tha se ishte jorealist që Ukraina të priste të kthehej në kufijtë e saj të para vitit 2014 dhe këmbënguli se çdo marrëveshje paqeje do të duhej të sigurohej nga trupa të afta evropiane dhe jo-evropiane, të cilat ai theksoi se nuk do të vinin nga SHBA.

14 Shkurt: Injorimi i luftës në Ukrainë dhe sulmi ndaj aleatëve evropianë në fjalimin e Mynihut

Liderët evropianë u tronditën kur zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, sulmoi aleatët e Uashingtonit dhe vuri në dyshim nëse SHBA dhe Evropa kishin ende një axhendë të përbashkët. Në vend që të fliste për luftën në Ukrainë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai argumentoi se kërcënimi i vërtetë për Evropën nuk vinte nga Rusia apo Kina, por nga braktisja e vlerave themelore të fjalës së lirë. Vance pritej të trajtonte çështjen kritike të luftës së Ukrainës në fjalimin e tij në konferencën e sigurisë në Mynih, por në vend të kësaj ai u ndal tek Evropa. 

18 Shkurt: Takime për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Zyrtarë të lartë të SHBA dhe Rusisë u takuan në Arabinë Saudite për të nisur bisedimet më të zgjeruara diplomatike që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia. Në bisedimet e Riadit, të cilat përfshinin Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, të dyja palët ranë dakord të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike SHBA-Rusi. Asnjë zyrtar ukrainas apo evropian nuk ishte i pranishëm në takim.

19 Shkurt: Fajësimi i Kievit për fillimin e luftës

Trump deklaroi se Ukraina ishte fajtore për pushtimin rus, duke u shprehur i zhgënjyer që Zelenskyy u ankua për përjashtimin nga bisedimet SHBA-Rusi. Ai gjithashtu i kërkoi Zelenskyy-t të organizonte zgjedhje një kërkesë kyçe e Moskës. Kushtetuta e Ukrainës parashikon pezullimin e zgjedhjeve gjatë ligjit ushtarak.

24 Shkurt: SHBA voton përkrah me Rusinë në OKB

Në një kthesë të madhe, SHBA votoi kundër një rezolute të hartuar nga Evropa që dënonte agresionin rus dhe mbështeste integritetin territorial të Ukrainës. SHBA u rreshtua me Rusinë, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut, duke krijuar precedentin e votimit amerikan kundër një rezolute pro-Ukrainës që nga koha e pushtimit të saj. Ishte hera e parë që nga pushtimi rus që SHBA votoi kundër një rezolute të mbështetur nga Ukraina.

Më pas, SHBA-ja hartoi dhe votoi për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për përfundim të shpejtë të konfliktit, por nuk përmbante asnjë kritikë ndaj Rusisë. Kremlini vlerësoi Uashingtonin për qëndrimin e tij shumë më të balancuar dhe mbështeti rezolutën.

28 Shkurt: Poshtërimi i Zelenskyy-t në Zyrën Ovale

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Vance poshtëruan hapur Zelenskyy-n, duke e sulmuar atë para kamerave botërore. Zelenskyy kishte udhëtuar në Uashington për të diskutuar një marrëveshje minerare me SHBA, e cila do të ndihmonte në arritjen e një armëpushimit me Rusinë, por takimi përfundoi në kaos dhe konferenca për shtyp u anulua. Zyrtarët rusë e festuan skenën e përplasjes Trump-Zelenskyy.

1 Mars: SHBA tërhiqet nga lufta kundër sulmeve kibernetike ruse

Administrata Trump ndryshoi qëndrim për kërcënimin kibernetik rus, duke sinjalizuar publikisht dhe privatisht se nuk e konsideron më Rusinë si një rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ekspertët e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës (CISA) u urdhëruan të ndalonin ndjekjen e kërcënimeve ruse. 

3 dhe 5 Mars: Pezullimi i ndihmës ushtarake dhe asaj të inteligjencës për Ukrainën

Menjëherë pas përplasjes në Zyrës Ovale, administrata Trump pezulloi dërgesat e ndihmës ushtarake dhe ndaloi ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, konfirmoi se SHBA ishte duke bërë një hap prapa dhe rishikonte të gjitha aspektet e marrëdhënieve me Ukrainën.

Administrata Trump u raportua gjithashtu se po hartonte një plan për të rivendosur lidhjet me Rusinë dhe për të hequr sanksionet ndaj Kremlinit, si pjesë e bisedimeve të gjera të administratës me Moskën për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

7 Mars/ Trump: Është më e lehtë të punosh me Rusinë sesa me Ukrainën

Pas një sulmi të madh me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, Trump deklaroi se e kishte më të lehtë të punonte me Rusinë dhe se Putin dëshiron t’i japë fund luftës.

“I besoj,” tha Trump, kur u pyet nëse besonte se Putin donte paqe.

“Është më e vështirë të merresh me Ukrainën. Ata nuk i kanë letrat në dorë," tha Trump. 

Trump gjithashtu shtoi se gjithmonë kishte pasur marrëdhënie të mira me Putinin. I pyetur nëse lideri rus po përfitonte nga pezullimi i shkëmbimeve të inteligjencës amerikane dhe ndihmës ushtarake për Ukrainën, Trump u përgjigj: “Mendoj se ai po bën atë që do të bënte kushdo tjetër.”/The Guardian

donald trump vladimir putin volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan