Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërrin në Xhedah të Arabisë Saudite, të hënën për bisedimet SHBA-Ukrainë, ndërsa Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës Rusi-Ukrainë.
Në Xhedah, zoti Rubio do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman Al Saud për të diskutuar mbi rrugët mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
Sipas Departamentit të Shtetit, Sekretari Rubio "nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Trump për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe theksoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme" në një telefonatë të premten me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.
Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.
Më pas, një delegacion diplomatik dhe ushtarak ukrainas i kryesuar nga shefi i shtabit të zotit Zelenskyy, Andriy Yermak, do të qëndrojë në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët amerikanë.
Ekipi ukrainas do të përfshijë gjithashtu kryediplomatin Sybiha, Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandantin ushtarak Pavlo Palisa.
Në delegacionin amerikan që shkon në Xhedah për bisedime me zyrtarët ukrainas, përveç zotit Rubio do të jenë edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Steve Witkoff.
Zoti Witkoff u ka thënë gazetarëve se "ideja është të arrihet një kornizë për një marrëveshje paqeje si edhe për një armëpushim fillestar."
Bisedimet SHBA-Ukrainë do të zhvillohen tre javë pasi zyrtarë të lartë amerikanë mbajtën bisedime me zyrtarë rusë në Riad.
Ukraina tha se është “plotësisht e përkushtuar” ndaj dialogut konstruktiv me SHBA-në dhe shpreson të “diskutojë dhe të bjerë dakord mbi vendimet dhe hapat e nevojshëm”.
"Ukraina ka dashur paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet," tha zoti Zelenskiy në rrjetin e mediave sociale X të shtunën.
Takimi i Ministrave të Jashtëm të G7
Pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, zoti Rubio do të udhëtojë për në Charlevoix të Kanadasë, për takimin e ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatëshes (G7) nga 12 deri më 14 mars.
Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë në shkurt, ministrat e jashtëm të G7-ës theksuan angazhimin e tyre për të ndihmuar në "arritjen e një paqeje të qëndrueshme" dhe "riafirmuan nevojën për të zhvilluar garanci të fuqishme të sigurisë" për Ukrainën.
“Çdo sanksion i ri pas shkurtit duhet të lidhet me faktin nëse Federata Ruse hyn në përpjekje reale dhe me mirëbesim për t'i dhënë një fund të qëndrueshëm luftës kundër Ukrainës”, shtohet në deklaratën e përbashkët./VOA
Foto ilustruese RUSIA - Forcat speciale ruse ecën për kilometra me radhë brenda një gazsjellësi për të goditur njës...
ITALI- Marco Degli Uomini, skiatori 18-vjeçar, i cili mbeti i plagosur të shtunën në Zoncolan, vdiq në spitalin e Udine. Pas nj&eum...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar atë se po merrte sh...
KANADA- Kanadaja pritet të ketë një kryeministër të ri ndërsa Partia Liberale në pushtet përgatitet të shpall&eum...
Foto ilustruese IZRAEL - Izraeli tha se do të dërgojë një delegacion në Katar të hënën “në përpjekj...
BRUKSEL- Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE mbetet e përkushtuar ndaj strategjisë së ndërprerjes s...
ROMË- Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku po tregon një përmisim gradual pas më shumë se tre javësh në spita...
Foto ilustruese KALIFORNI - Në një fitore për kompaninë X të miliarderit Elon Musk. Shteti i Kalifornisë nuk do t’u k&e...
SHBA- Miliarderi Elon Musk ka kërkuar daljen së SHBA-së nga NATO, duke thënë në platformën e tij të mediave sociale se...
GJERMANI- CDU/CSU dhe SPD po hedhin hapin tjetër drejt një qeverie të përbashkët. Bisedimet paraprake kanë pë...