Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, i tha të enjten Zërit të Amerikës se autoritetet austriake kane kërkuar nga kjo ministri “kontrollin e një personi me origjine nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet për përfshirje në planifikim të një një sulmi terrorist në Vjenë”.
Autoritetet austriake arrestua të mërkurën një shtetas të Austrisë 19 vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë
Shkupi sipas përgjigjes dhënë Zërit të Amerikës “po po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar” nga autoritetet austriake, por nuk dha më shumë hollësi se nga cila pjesë e vendit e kanë origjinën prindërit e të dyshuarit.
Portali“360stepeni” në Maqedoninë e Veriut shkroi se i dyshuari quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari. Portali iu referua sic tha, “tre burimeve të pavarura, të cilët kanë qasje në dokumente të besueshme”
Ndërkohë autoritetet austriake thanë se gjetën materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës në shtëpinë e të dyshuarit të dytë për përfshirje në komplot.
Nuk ka të dyshuar të tjerë në kërkim pasi dy të dyshuarit u arrestuan, tha të enjten në Vjenë, ministri i Brendshëm Gerhard Karner.
“Situata ishte serioze, situata është serioze. Por mund të themi se u parandalua një tragjedi”, tha ai.
Autoritetet e sigurisë thanë se i dyshuari i dytë, një shtetas austriak 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, u arrestua nga forcat e posaçme të policisë pranë stadiumit ku planifikohej mbajtja e koncerteve këtë javë. Të mërkurën është një 19-vjeçar austriak. Emrat e të dyshuarve nuk u publikuan në përputhje me rregullat austriake të privatësisë.
Lexoni edhe këtëAnulohen koncertet e këngëtares Taylor Swift në Vjenë nga frika e një sulmi
Zyrtarët austriakë të sigurisë pretenduan se dy të rinjtë donin të kryenin një sulm jashtë stadiumit, duke vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur duke përdorur thika ose mjete shpërthyese artizanale.
Ata u thanë gazetarëve në një konferencë për shtypin shtypi në Vjenë se i dyshuari kryesor, një 19-vjeçar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, rrëfeu plotësisht planet e tij të sulmit. Ata thanë se ai ishte “qartësisht i radikalizuar në frymën e Shtetit Islamik dhe mendon se është e drejtë të vriten të pafetë”.
I dyshuari i dytë ishte punësuar pak ditë më parë në një kompani që ofron shërbime në mjediset e koncerteve. Hetuesit thanë se gjetën materiale të gjera në lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe al-Kaida në shtëpinë e tij.
Rrjeti amerikan ABC, citoi burime brenda forcave të rendit dhe zbulimit të kenë thënë se autoritetet austriake kishin marrë informacion në lidhje me kërcënimin për sulm gjatë koncerteve nga shërbimet amerikane të zbulimit.
Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner tha se agjencitë e huaja të zbulimit kishin ndihmuar me hetimet, pasi ligji austriak nuk lejon vëzhgimin e aplikacioneve të mesazheve.
Anulimi koncerteve pikëlloi adhuruesit e këngëtares Taylor Swift në të gjithë botën, shumë prej të cilëve kishin shpenzuar mijëra euro për udhëtime dhe akomodime në kryeqytetin e shtrenjtë të Austrisë për të ndjekur koncertet.
Sipas Franz Ruf, drejtori i sigurisë publike në ministrinë e Brendshme të Austrisë, në shtëpinë e të dyshuarit 19-vjeçar u gjetën lëndë kimike dhe pajisje teknike.
Në një intervistë të enjten me programin Oe1 të transmetuesit publik ORF, zoti Ruf tha se hetuesit po vlerësojnë provat e sekuestruara nga shtëpia e të dyshuarit. Vetëm pak javë më parë, 19-vjeçari kishte postuar në një llogari në internet një betim për besnikëri ndaj udhëheqësit aktual të grupit Shteti Islamik, shtoi ai.
Zëvendës kancelari i Austrisë Werner Kogler, shkroi në platformën e sociale X se “për shumë njerëz, një ëndërr është shkatërruar sot. Në tre mbrëmje në Vjenë, dhjetëra mijëra adhurues të këngëtares Swift duhet të kishin festuar së bashku”.
“Më vjen shumë keq që ua mohuan këtë. Adhuruesit e Swiftit qëndrojnë së bashku, urrejtja dhe terrori nuk mund ta shkatërrojnë atë", shkroi zoti Kogler të mërkurën vonë.
Fqinjët e 19 vjeçarit të arrestuar, thanë të enjten se familja e tij jetonte shumë e mbyllur.
"Ne nuk i shihnim ata në oborrin e shtëpisë së tyre apo fëmijët e tyre jashtë", tha një fqinje, duke qëndruar në pragun e saj.
“Ata ishin gjithmonë miqësorë dhe përshëndesnin, por ideja për të shkuar tek ata për të pirë kafe së bashku ose për të ardhur për të na parë, nuk ndodhi”, tha ajo.
Sipas fqinjës, familja e të dyshuarit u zhvendos në Ternitz, një orë larg me makinë në jug të kryeqytetit austriak dhe afër kufirit hungarez, rreth pesë vjet më parë.
“Ata u shpërngulën këtu nga Vjena. Ata janë vjenez me prejardhje nga Maqedonia (e Veriut)”, shtoi ajo./VOA
KOSOVË- Në rrjete sociale sot ka qarkulluar një video ku shihet një grua e cila dëmtoi me çekiç, derisa dëgjohej d...
IZRAEL- Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Izraelit të hetojë dhe zbatojë përgjegjësinë pasi u shfaq një video q...
INDI- Një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Indi, kur një qen që ra nga kati i 5-të i një pallati ...
JAPONI- Një tërmet i fortë ka goditur ditën e sotme Japoninë. Mësohet se tëmeti ka qenë me magnitudë 7 ball&...
BRUKSEL- Në javët e ardhshme, Ursula von der Leyen duhet të zgjidhë një detyrë të vështirë: me cilin ek...
RUSI- Korrespondenti ushtarak i televizionit shtetëror rus VGTRK, Yevgeny Poddunbny, u plagos dje gjatë inkursionit ukrainas në Kursk. Lajmi b&...
ANGLI- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Angli, ku një 30-vjeçar ka tentuar të vrasë disa myslymanë. Gjithashtu n...
ANGLI- Mijëra protestues kundër racizmit janë mbledhur në qytete dhe qyteza anembanë Anglisë pas një jave trazirash kund&eu...
ANGLI- Ndjekësit e teatrit në Shakespeare’s Globe u detyruan të evakuohen pasi një fishekzjarre u fut në ambientet e hapura t&e...
Matthew Miller SHBA- Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuar...