
Protestuesi iranian Erfan Soltani u bë i famshëm në të gjithë botën, pasi ekzekutimi i tij mund të sillte një ndërhyrje ushtarake nga ana e SHBA-së në Iran.
Avokati i Soltan ka bërë me dije se i riu është liruar me kusht
“26-vjeçari u lirua të shtunën dhe mori të gjitha sendet e tij personale, përfshirë edhe celularin”, tha avokati Amir Mousakhani, duke shtuar se për lirimin e tij u pagua një garanci prej “dy miliardë tomanësh” (rreth 12,600 dollarësh).
Soltani u arrestua më 10 janar gjatë protestave të fundit mbarëkombëtare në Iran.
Ai u mbajt në një qendër paraburgimi në Karaj jashtë Teheranit, me akuzat për propagandë kundër sistemit islamik të Iranit dhe veprim kundër sigurisë kombëtare, tha gjyqësori në janar.
Departamenti Amerikan i Shtetit kishte thënë në llogarinë e tij X në gjuhën perse se ai ishte dënuar me vdekje.
Gjyqësori iranian më vonë e mohoi këtë, duke thënë se çështja e tij ishte ende nën hetim dhe se akuzat kundër tij nuk mbartin dënimin me vdekje.
Zyrtarët iranianë thanë se protestat kishin filluar më 28 dhjetor si demonstrata paqësore përpara se të shndërroheshin në “trazira” që përfshinin vrasje dhe vandalizëm.
Irani ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për trazirat, duke i akuzuar të dy vendet për nxitjen e asaj që e përshkroi si një “operacion terrorist”, veçanërisht kur demonstratat arritën kulmin më 8 dhe 9 janar.
Teherani ka pranuar më shumë se 3,000 vdekje gjatë protestave, por këmbëngul se shumica ishin anëtarë të forcave të sigurisë dhe kalimtarë të pafajshëm, duke ia atribuar dhunën “akteve terroriste”.
Megjithatë, Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha se ka konfirmuar 6,713 vdekje, kryesisht protestues.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Shkurt17:27
Sulmohet me dron një autobus në Ukrainë/ 12 persona humbin jetën, plagosen shtatë të tjerë
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron rus p...
BOTA
1 Shkurt17:21
Rritet numri i viktimave nga zjarri në Kran-Montana, 18-vjeçari zviceran humb jetën!
Një 18-vjeçar zviceran ndërroi jetë të shtunën në spitalin e Cyrihut, duke rritur në 41 numrin e viktimave nga zjarr...
BOTA
1 Shkurt16:54
BBC: Arinjtë polarë po bëhen obezë, pavarësisht humbjes së akullit
Arinjtë polarë në arkipelagun norvegjez të Svalbardit janë bërë obezë dhe më të fortë që nga filli...
BOTA
1 Shkurt15:49
Jo vetëm diell dhe pushime, moti i keq kthen rrugët në lumenj në Santorini
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në disa zona në Greqi
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se rrugët e Santor...
BOTA
1 Shkurt14:36
Kamenei sulmon Trump, Irani i shpall “grupe terroriste” ushtritë e vendeve të BE
Irani i konsideron "grupe terroriste" ushtritë e vendeve të BE-së, të cilat e kanë listuar Trupën e Gardës Revolucionare Is...
BOTA
1 Shkurt10:01
Vdekja e një shqiptari, protesta dhe beteja ligjore, trashëgimia që la “anija” e azilit në Britani
Anija mbërriti në portin e Portland-it në korrik të vitit 2023, katër muaj pasi qeveria konservatore britanike njoftoi se ishulli do ...
BOTA
1 Shkurt09:14
Itali/ Një afresk i restauruar habit me engjëllin që i ngjan Melonit
Një afresk i restauruar së fundmi në një kishë në qendër të Romës po tërheq vëmendje të veç...
BOTA
1 Shkurt09:07
“Ne nuk duam që Kina të marrë kontrollin e Kanadasë”, Trump: Do të përgjigjemi në një mënyrë ‘shumë substanciale’ nëse kjo ndodh
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se SHBA-ja do të reagojë në mënyrë thelbësore nëse Kanadaja...
BOTA
1 Shkurt08:16
Torino ‘në flakë’, protestuesit përplasen me policinë. Momenti kur rrahin brutalisht një efektiv (VIDEO)
Torino është përfshirë nga protesta të dhunshme. Mijëra qytetarët dolën në demonstratë duke u solidarizuar me ...
BOTA
31 Janar23:30
Trump emëron shefen e re të misionit amerikan në Venezuelë
Shefja e re e misionit diplomatik amerikan në Venezuelë, Laura Dogu, mbërriti në Karakas, një hap ky në rifillimin e marrëdh&...