Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

BERLIN– Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon Musk për zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, pasi ai shprehu sërish partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Musk shkaktoi debate gjatë fundjavës pasi mbështeti partinë AfD në një opinion të botuar në një gazetë të madhe gjermane, që nxiti dorëheqjen në shenjë proteste të redaktores përgjegjëse për rubrikën e opinioneve .
“Liria e shprehjes gjithashtu përfshinë edhe qëndrimet më pakuptim”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, duke shtuar se nuk do të komentonte më shumë deklaratat e zotit Musk.
Ajo megjithatë tha se “në fakt Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale përmes deklaratave të tij”. Në këtë kontekst, zëdhënësja Hoffmann po ashtu theksoi se partia AfD po vëzhgohet nga shërbimi i brendshëm gjerman i zbulimit nën dyshimet se është parti ekstremiste e krahut të djathtë dhe se tashmë ka një status të tillë në disa pjesë të Gjermanisë.
Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, pasi koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz, që përbëhej nga tre parti, u rrëzua muajin e kaluar pas mosmarrëveshjeve se si të rimëkëmbet ekonomia e ngadalësuar e vendit. Opinioni i zotit Musk në gazetën ‘Welt am Sonntag’ që botohet në gjuhën gjermane gjatë fundjavës, është shembulli i dytë brenda muajit i përkrahjes që ai i jep partisë AfD.
“Partia ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) është shkëndija e fundit e shpresës për këtë vend”, shprehet zoti Musk në shkrimin e tij të përkthyer në gjuhën gjermane.
Ai tha gjithashtu se partia e djathtë e skajshme “mund ta çojë vendin drejt së ardhmes ku përparimi ekonomik, integriteti kulturor dhe inovacioni teknologjik nuk janë vetëm dëshira, por realitet”.
Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Tesla Motors po ashtu shkroi se investimet e tij në Gjermani i japin atij të drejtën të komentojë mbi gjendjen e vendit. Sipas anketave, partia AfD ka mbështetje të fortë, por kandidatja e saj, Alice Weidel nuk ka gjasa të bëhet kancelare ngaqë partitë e tjera refuzojnë të bashkëpunojnë me partinë e krahut të djathtë. Aleati i Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, miliarderi Musk, në shkrimin e tij, sfidoi qëndrimet ndaj partisë.
“Portretizimi i AfD-së si parti ekstremiste e krahut të djathtë është qartazi i rremë, duke patur parasysh që drejtuesja e partisë, Alice Weidel, ka një partnere të të njëjtës gjinisë nga Shri Lanka! A ju tingëllon si Hitleri? Ju lutem!”
Shkrimi i zotit Musk shkaktoi debat në mediat gjermane mbi kufijtë e fjalës së lirë, ndërkohë që redaktorja përgjegjëse e rubrikës së kësaj gazete në platformën X, pronë e zotit Musk, lajmëroi se kishte dhënë dorëheqjen.
“Gjithmonë më ka pëlqyer të lexoj opinionet e ndryshme në Welt. Sot një shkrim i Elon Muskut doli në edicionin e fundjavës së kësaj gazete. Dorëzova dorëheqjen time dje, pasi ky shkrim u nis për botim”, shkroi Eva Marie Kogel.
Gazeta u sulmua nga politikanët dhe mediat e tjera për shkak se i ofroi platformë zotit Musk, një i huaj.
Shkrimi i zotit Musk në Welt am Sonntag u përcoll me një shënim kritik nga kryeredaktori i ri i Welt, Jan Philipp Burgard, i cili shprehet se megjithëse disa nga mendimet e zotit Musk për problemet e Gjermanisë mund të jenë të sakta, “qasja e tij se vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, është tragjikisht e gabuar”./ VOA
Cecilia Sala IRAN- Irani ka konfirmuar arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar Ministrin&eu...
KOREJA E JUGUT- Dy të mbijetuarit e rrëzimit më vdekjeprurës të avionit të Koresë së Jugut po trajtohen në spital...
Spanje BRITANI- Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një...
Vjena AUSTRI- Austria ka rritur sigurinë përpara festimeve të Vitit të Ri. Masat janë shtuar kryesisht në Vjenë por edhe...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se ndihma shtesë prej 2.5 miliardë dollarësh për sigurin...
UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer sërish qindra të burgosur, nën ndërmjetësim të Emirateve të Bashkuar...
BRUKSEL- Shumë liderë evropianë kanë reaguar ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimm...
Foto ilustruese UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur lufte, ka konfirmuar ministria ruse e mbrojtjes. Në ...
SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç. N&eum...
flamuri i BE BRUKSEL- Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në mbylljen e kufijve midis Rumanisë dhe Bullgarisë pasi vendet bashkoh...