
Dhjetëra trupa të shtrirë në rrugët e një favele (getoje) braziliane pasi policia vrau mbi 132 persona gjatë një operacioni kundër bandave, vetëm pak ditë para se Princi William të vizitojë këtë vend. Më shumë se 40 trupa të pajetë u panë në rrugët e favelës Penha në Rio de Zhaneiro të mërkurën herët në mëngjes, vetëm një ditë pas operacionit më vdekjeprurës në historinë e qytetit, që kishte në shënjestër një bandë të madhe kriminale.
Autoritetet e Rio de Zhaneiros thanë të martën se të paktën 132 persona, përfshirë katër policë, u vranë gjatë bastisjeve në të cilat morën pjesë 2.500 oficerë policie. Në këtë operacion, sipas autoriteteve, u sekuestruan 93 pushkë dhe gjysmë toni drogë. Pritet që numri i viktimave të përditësohet më vonë gjatë së mërkurës. Oficerë të armatosur rëndë, të mbështetur nga 32 automjete rezistente ndaj plumbave, dy helikopterë, 12 automjete shkatërrimi dhe dronë, zbarkuan në dy lagje në pjesën veriore të Rios të martën pasdite.
Të shtënat me armë u dëgjuan për kilometra të tëra pranë aeroportit ndërkombëtar RIOgaleão, dhe tymi ngrihej në ajër nga zjarret që shpërthyen disa orë pas fillimit të operacionit. Banorët e lagjeve të varfra vrapuan të gjenin strehë, ndërsa dyqanet mbyllën dyert për shkak të pretendimeve të policisë se bandat po kundërpërgjigjeshin me dronët e tyre.
Qeveria qendrore tha se kjo goditje u ndërmor për të ndaluar rrjetin e narkotikëve të një bande të quajtur Comando Vermelho – që do të thotë “Komanda e Kuqe” – nga zgjerimi i operacioneve të saj.
Por po qarkullojnë spekulime se bastisja mund të jetë kryer si paralajmërim për anëtarët e bandave para dy ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare që do të mbahen javën e ardhshme në qytet – mbledhja globale C40 e kryetarëve të bashkive që trajtojnë ndryshimet klimatike, dhe ndarja e Çmimit “Earthshot” të Princit William.
Guvernatori i shtetit, Claudio Castro, e përshkroi operacionin e ngjashëm me një luftë, si më të madhin në historinë e shtetit.
Castro raportoi për 60 të vrarë që dyshohet se ishin anëtarë bandash, ndërsa një burim brenda administratës së tij tha se të paktën katër oficerë policie u vranë gjatë bastisjeve. Duke shpërndarë një video ku shihet një dron i kontrolluar nga bandat që lëshon një predhë nga qielli, Castro tha: “Kështu trajtohet policia e Rios nga kriminelët: me bomba të hedhura nga dronët. Këto janë përmasat e sfidës me të cilën përballemi. Ky nuk është krim i zakonshëm, por narko-terrorizëm”.
Në lagjen Vila Cruzeiro të Penhës, policët u panë duke ruajtur rreth 20 të rinj të ulur në trotuar, me kokat ulur, zbathur dhe pa bluza, të grumbulluar së bashku. Pamje dramatike nga bastisjet tregojnë të dyshuar që udhëhiqen nga policia, e cila arrestoi rreth 81 persona. Një banor anonim tha: “Është hera e parë që shohim dronë (nga kriminelët) që hedhin bomba në komunitet. Të gjithë janë të tmerruar sepse ka shumë të shtëna”.
Policia përdori automjetet shkatërruese për të thyer një rresht barrikadash të ngritura nga trafikantët e drogës për të penguar hyrjen e policisë në rrugicat e ngushta të favelave. Deputeti Henrique Vieira, një pastor ungjillor, e dënoi ashpër operacionin policor, duke shkruar në platformën X: “Qeveria e shtetit e trajton favelën si territor armik, me një leje për të qëlluar e për të vrarë”.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut gjithashtu dënoi dhunën e së martës, duke thënë se ishte “e tmerruar” nga pamjet.
“Ky operacion vdekjeprurës e vazhdon trendin e pasojave jashtëzakonisht të rënda që kanë operacionet policore në komunitetet e margjinalizuara të Brazilit,” thanë zyrtarët e OKB-së në një deklaratë.
“Ne i kujtojmë autoriteteve detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, dhe i bëjmë thirrje për hetime të shpejta dhe efektive”.
Ndërhyrjet e policisë në favelat e Rios janë të zakonshme, për shkak të lidhjeve të tyre me tregtinë e drogës, bandat dhe dhunën, por kjo është bastisja më vdekjeprurëse që është regjistruar ndonjëherë. Deri më tani, numri më i lartë i viktimave ishte në një operacion në vitin 2021, ku u vranë 28 persona. Vitin e kaluar, rreth 700 persona humbën jetën gjatë operacioneve policore në Rio.
Ekspertët dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar ashpër përpjekjet e sigurisë në Brazil, duke i cilësuar ato të paefektshme kundër organizatave kriminale. Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Asamblesë Legjislative të Shtetit të Rio de Zhaneiros do të kërkojë “shpjegime për rrethanat e këtij veprimi, që për herë të dytë i ka kthyer favelat e Rios në një teatër lufte dhe barbarie,” tha deputetja Dani Monteiro, që kryeson komisionin.
Operacioni i së martës gjithashtu shkaktoi kaos në shumë nga rrugët e qytetit, të cilat u paralizuan plotësisht.
“Na kanë lënë pa autobusë, pa asgjë, në këtë kaos, pa ditur çfarë të bëjmë,” tha Regina Pinheiro, një pensioniste 70-vjeçare, e cila po përpiqej të kthehej në shtëpi.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Tetor20:28
U akuzua se qëndron pas incidenteve antiturke në Mal të Zi, reagon presidenti serb
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar të mërkurën se qëndronte pas incidenteve që kishin në shënjes...
BOTA
29 Tetor19:59
Operacioni më vdekjeprurës në histori me 132 të vrarë. Si dështoi plani sekret i policisë braziliane
Operacioni më vdekjeprurës policor në historinë e Brazilit ka shkaktuar vdekjen e të paktën132 personave, ndërsa banorët...
BOTA
29 Tetor19:48
Zbulohet marrëveshja sekrete mes Izraelit, Google dhe Amazon
Kur Google dhe Amazon negociuan një marrëveshje të madhe prej 1.2 miliardë dollarësh për cloud computing në vitin 2021, klien...
BOTA
29 Tetor19:16
Atentati me eksploziv ndaj gazetarit italian, ish-prokurori: E di emrin e urdhëruesit dhe autorëve të bombës. Fijet që lidhen me shqiptarin
Një nga pistat e hetimeve për atentatin ndaj Sigfrido Ranucci-t, drejtuesi i emisionit investigativ Report që transmetohet çdo të die...
BOTA
29 Tetor18:49
Adoleshentja britanike shtatzënë rrezikon 15 vite burg në Gjeorgji. Familja shpenzon 138,000 paund
Familja e një adoleshenteje shtatzënë britanike, e arrestuar në Gjeorgji në fillim të këtij viti me akuza për kontraba...
BOTA
29 Tetor18:24
U lirua gabimisht nga burgu, emigranti i akuzuar për sulm seksual i jepet 500 paund. Ja çfarë ndodhi me të
Qeveria britanike i dha një emigranti 500 paund për t'u deportuar në Etiopi pas lirimit të tij të gabuar nga burgu. Hadush Kebatu ishte...
BOTA
29 Tetor18:16
Skandali/ 23-vjeçarja që punonte si roje burgu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të burgosur në dhomën e lutjeve
Një skandal i madh ka shpërthyer në Britani pas zbulimit të një rasti që përfshin një roje burgu 23-vjeçare, e ...
BOTA
29 Tetor18:04
Alarm për bombë në shkollën e Shkupit dhe Kumanovës/ Ministria e Brendshme: Tensione false!
Në adresat e e-maileve te 47 institucione arsimore në Shkup dhe Kumanove kanë mbërritur kërcënime për bomba që sipas p...
BOTA
29 Tetor17:39
VIDEO që Izraeli nuk do të dëshironte të dilte kurrë
Në një njoftim dramatik të mërkurën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se kishte nisur një hetim penal për rrjed...
BOTA
29 Tetor16:49
VIDEO/ Momenti kur 18-vjeçarja nxirret e gjallë nga shtëpia e shembur në Turqi
Zëvendësministri i Brendshëm i Turqisë, Mehmet Aktas, tha se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për prindër...