BOTA

NATO-ja forcon mbrojtjen në krahun lindor pas depërtimit të dronëve rusë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shtator 2025, 08:30
NATO-ja forcon mbrojtjen në krahun lindor pas depërtimit të

Operatorë të survejimit punojnë në bord të një avioni mbikëqyrës mbi hapësirën ajrore të Polonisë, si pjesë e misionit të ri të NATO-s, Roja Lindore, 19 shtator 2025.

Operatorë të survejimit punojnë në bord të një avioni mbikëqyrës mbi hapësirën ajrore të Polonisë, si pjesë e misionit të ri të NATO-s, Roja Lindore, 19 shtator 2025.

NATO-ja ndërmori operacionin Roja Lindore pas depërtimit të dronëve rusë në Poloni më 10 shtator, me qëllim forcimin e pranisë, bashkëpunimit dhe fleksibilitetit ushtarak përgjatë krahut lindor.

Tetë shtete kanë ofruar mjete dhe personel, përfshirë avionë luftarakë, helikopterë, anije dhe forca speciale.

Përdorimi i avionëve të shtrenjtë kundër dronëve të lirë nuk është ekonomikisht i qëndrueshëm, ndaj NATO-ja po planifikon një sistem të integruar kundër dronëve.

Dy ditë pas hyrjes së paprecedentë të dronëve rusë në territorin e Polonisë, më 10 shtator, NATO-ja ndërmori një përgjigje të re: operacionin Roja Lindore.

Misioni nisi më 12 shtator dhe do të zgjerohet gradualisht javëve në vazhdim.

Qëllimi, sipas aleancës, është të forcohet prania, bashkëpunimi dhe fleksibiliteti ushtarak përgjatë gjithë krahut lindor.

Edhe pse fokusi është te Polonia dhe kërcënimi nga dronët rusë, operacioni është shumëdimensional - duke përfshirë forcat tokësore, detare dhe ajrore - dhe synon t’i mbulojë boshllëqet në mbrojtje nga Deti i Veriut deri në Detin e Zi.

Megjithatë, NATO-ja e ka bërë të qartë se misioni do të zhvillohet vetëm brenda territorit të saj dhe nuk parashikon hyrjen në Ukrainën perëndimore për të mbrojtur hapësirën ajrore.

Kievi do ta mirëpriste një veprim të tillë dhe disa argumentojnë se dronët rusë duhen ndalur më herët, por shumë aleatë të NATO-s druajnë se një hap i tillë do të rriste rrezikun e përplasjes së drejtpërdrejtë me Kremlinin.

Qëllimi kryesor tani është krijimi i një sistemi të integruar.

Më parë, secili shtet anëtar i NATO-s kryente veçmas misione të patrullimit ajror në zona të ndryshme, ndërsa NATO-ja ofronte mbështetje shtesë, në varësi të vlerësimit të kërcënimit.

Tani, ideja është që burimet - qofshin raketa apo teknologji kundër-dron - të ndërveprojnë përgjatë gjithë krahut lindor.

Ky koncept është frymëzuar nga një operacion i ngjashëm, Roja e Baltikut, i nisur më herët këtë vit, si përgjigje ndaj disa sabotimeve të dyshuara nënujore nga Moska në Detin Baltik.

Zyrtarë të NATO-s, me të cilët Radio Evropa e Lirë bisedoi në kushte anonimiteti, e konsiderojnë operacionin si të suksesshëm, duke theksuar se, së voni, nuk ka pasur tentativa për të dëmtuar kabllot apo infrastrukturën tjetër në rajon.

Megjithëse është e vështirë të parandalohet depërtimi i çdo droni në hapësirën e NATO-s, besohet se prania e shtuar ushtarake do ta bëjë Rusinë “të mendojë dy herë para se të provojë sërish”.

Aleatët rrisin angazhimin

Tetë shtete i janë bashkuar tashmë operacionit Roja Lindore, duke vënë në dispozicion mjete për komandantin suprem të aleatëve të NATO-s, Alexus Grynkewich.

Pritet që shembullin ta ndjekin edhe vende të tjera.

Franca ishte e para që ofroi ndihmën e saj - me tre avionë luftarakë Rafale, të cilët do të stacionohen në Poloni, si dhe një avion ushtarak transporti, Airbus A400M.

Britania do të angazhojë disa prej avionëve të saj Typhoon për misione mbrojtëse mbi hapësirën ajrore të Polonisë, ndërsa Gjermania ka zhvendosur katër avionë Eurofighter më pranë kufirit lindor - gati për t’u ngritur në fluturim në çdo moment.

Italia dhe Danimarka kanë sinjalizuar gjithashtu se do të ofrojnë avionë, ndërsa Kopenhaga ka dërguar edhe një anije ushtarake në anën lindore të Detit Baltik.

Edhe Spanja dhe Suedia do të kontribuojnë, ndërsa Republika Çeke ka vendosur të stacionojë forca speciale në Poloni dhe të dërgojë edhe tre helikopterë.

Në këtë fazë janë dy elemente që bien në sy.

Fillimisht, mungesa e ndonjë kontributi të ri amerikan në Rojën Lindore.

Kur u pyet për këtë në një konferencë për media, Grynkewich me shaka tha: “Sa u përket mjeteve ushtarake amerikane… unë jam këtu dhe jam i përfshirë”, duke shtuar më pas se “angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj strukturës së integruar ushtarake të aleancës mbetet i palëkundur”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i pyetur nga gazetarët më 21 shtator nëse do të ndihmonte Poloninë dhe shtetet baltike përreth në rast se Moska përshkallëzon situatën, u përgjigj: “Po, do ta bëja”.

Shtetet e Bashkuara, në fakt, kanë të stacionuara mbi 10 mijë trupa në Poloni dhe ky numër, madje, mund të rritet.

Edhe pse ka raportime të shumta për zhvendosjen e personelit ushtarak amerikan nga Evropa drejt rajoneve të Azisë, zyrtarë të NATO-s që folën për Radion Evropa e Lirë, thanë se nuk kanë marrë asnjë sinjal për zvogëlim të pranisë ushtarake në krahun lindor në ndonjë të ardhme të afërt.

Shqetësimet për koston

Çështja e dytë lidhet me faktin se angazhimi në Rojën Lindore, deri më tani, është fokusuar tek avionët e shtrenjtë luftarakë dhe pajisje të tjera shumë të kushtueshme.

Kjo ishte një nga kritikat ndaj reagimit polak dhe të NATO-s pas depërtimit të dronëve rusë më 10 shtator - përdorimi i avionëve luftarakë me vlera milionëshe për t’u mbrojtur nga dronë të lirë.

Ndërsa disa zyrtarë evropianë pranojnë se Varshava përpiqet “të demonstrojë fuqinë”, të tjerë thonë se ky reagim nuk është i qëndrueshëm ekonomikisht në afat të gjatë.

“Ne, natyrisht, e kuptojmë që mënyra më e mirë për të mposhtur dronët nuk është me një raketë shumë të shtrenjtë, të lëshuar nga një avion jashtëzakonisht i shtrenjtë”, tha një zyrtar i NATO-s.

Pra, Roja Lindore është kryesisht një masë e përkohshme, derisa të krijohet një “mur dronësh”, i qëndrueshëm për të plotësuar mbrojtjen ekzistuese.

NATO-ja do të ketë rol kyç në ndërtimin e këtij sistemi, dhe me gatishmërinë e BE-së për ta financuar, projekti duket i mundshëm, por në skenarin më të mirë mund të realizohet brenda dy deri në tre vjetësh.

Aleanca, ndërkohë, po shqyrton përvojën e Letonisë me sensorët akustikë, që i zbulojnë dronët më shpejt, si dhe përdorimin e municioneve më të lira për avionët.

Njësitë mobile të zjarrfikësve janë një model tjetër që NATO-ja mund të adaptojë nga përvoja e Ukrainës.

Kievi ka përdorur njësitë e vogla, të lëvizshme, të armatosura me mitralozë ose sisteme mbrojtjeje ajrore, të mbajtura me dorë, që kanë sjellë rezultate gjithnjë e më të mira në terren.

Pas prezantimit të operacionit Roja Lindore, Grynkewich tha: “Është koha ta rishikojmë këtë qasje. Dhe ne gjithmonë mësojmë. NATO-ja është një organizatë që mëson”./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë