Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Drejtuesit e vendeve anëtare të NATO-s u larguan drejt kryeqyteteve të tyre të premten, pas takimit treditor të nivelit të lartë, gjatë të cilit shënuan 75-vjetorin e aleancës dhe bënë angazhime afatgjata për mbështetje ushtarake ndaj Ukrainës, si dhe duke i premtuar asaj një të ardhme në NATO. Udhëheqësit perëndimorë deklaruan gjithashtu se Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po ndihmojnë Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.
Në deklaratën përfundimtare të takimit, aleatët thanë se sulmi i Rusisë në Ukrainë mbi dy vite më parë, gjithashtu “tronditi paqen dhe stabilitetin në zonën euro-atlantike dhe dëmtoi rëndë sigurinë globale”. Duke deklaruar se Rusia “mbetet kërcënimi më domethënës dhe më i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së aleatëve”, vendet e NATO-s ndërmorën hapat për t’u siguruar se Ukraina do të fitojë përballë forcave pushtuese.
Aleanca ra dakort të premtojë ndihmë afatgjatë sigurie për Ukrainën dhe krijoi një komandë të re ushtarake që do të njihet me emërtimin NSATU (NATO Security Assistance and Training Ukraine), për të koordinuar dhënien e paisjeve ushtarake dhe programet përgatitore për Ukrainën.
Gjatë një konference për shtyp të enjten, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca do të koordinojë kontributet për stërvitjet, paisjet dhe mbështetjen për luftën e Ukrainës, nëpërmjet një komande në Wiesbaden, Gjermani dhe qendrave të logjistikës në pjesën lindore të aleancës.
Stoltenberg tha se vendet e NATO-s ranë dakort për një kontribut bazë prej rreth 43 miliardë dollarësh në vit për Ukrainën. Ai bëri edhe njoftime të tjera gjatë takimit të nivelit të lartë për ndihma të menjëhershme ushtarake për Ukrainën, përfshirë armatime jetike për mbrojtjen kundërajrore.
Në një intervistë për shërbimin në gjuhën koreane të Zërit të Amerikës, ish zv.sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, tha se mbështetja e vendosur për Ukrainën u jep një mesazh të fortë të gjithë atyre që janë të shqetësuar nga agresioni i Rusisë.
Ajo tha se kjo tregon se NATO është e angazhuar “që kjo të mos shndërrohet në një shembull për autokratët në pjesë të tjera të botës”. Stoltenberg vuri në dukje pjesëmarrjen në bisedime të presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, si një demonstrim se sa e ndërlidhur është siguria evropiane me atë të rajonit Indo-Paqësor.
“Të gjithë e dimë se lufta e jashtëligjshme e Rusisë në Ukrainë, mbështetet nga Kina, nga Irani dhe jo më pak nga Koreja e Veriut”, tha Stoltenberg.
Në deklaratën përfundimtare, vendet e NATO-s vënë në dukje se Koreja e Veriut dhe Irani po e ushqejnë luftën e Rusisë me mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake, në formën e municioneve dhe dronëve.
Aleatët gjithashtu e quajnë Kinën “mundësuese vendimtare e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës”, nëpërmjet mbështetjes në shkallë të gjerë për industrinë ruse në fushën e mbrojtjes. Megjithëse nuk i dërgon Rusisë ndihma të drejtpërdrejta ushtarake, Kina e ndihmon Rusinë duke i dërguar materiale me përdorim të dyfishtë, si pjesë të sistemeve të armatimit, paisje dhe materiale bazë që shërbejnë për të ushqyer sektorin e mbrojtjes së Rusisë.
Nëpërmjet deklaratës së tyre përfundimtare, vendet e NATO-s i bëjnë thirrje Pekinit t’i japë fund mbështetjes për Rusinë, duke u shprehur se Kina “nuk mundet të mundësojë luftën më të madhe në historinë rishtazi të Evropës, pa ndikuar negativisht edhe tek interesat dhe reputacioni i saj”./ VOA
Proteste EVROPË- Shumë rajone turistike në Europë këtë verë presin rekorde te reja vizitorësh. Por në shum&eum...
Trump SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump do të bëjë nesër fushatë në Pensilvani në prag të Kuvendit Kombëtar Re...
Foto ilustruese PEJË- Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Pejë. Mësohet se gjithçka agravuar si ...
Greqi GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në orë...
performanca UKRAINË- Punonjësit mjekësorë janë mbledhur në rrënojat e spitalit të fëmijëve në Okhmat...
pentagoni SHBA- Sekretari amerikan i mbrojtjes dhe ministri rus i mbrojtjes kanë folur për herë të dytë në pak më shum&e...
Foto ilustruese KENIA- Gjashtë trupa femrash në dekompozim u gjetën në një gurore në kryeqytetin kenian të Nairobit t&eu...
Armin Papperger, shefi ekzekutiv i kompanisë së mbrojtjes në Gjermani, Rheinmetall. UKRAINË- Agjencitë perëndimore të in...
vladimir putin RUSI- Përmes sulmeve masive me raketa në Ukrainë këtë javë dhe njoftimit për rifillimin e prodhimit t&eum...
joe biden SHBA- Pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë me ish Presidentin Donald Trump, Presidenti Joe Biden ësht&e...