Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
AFGANISTAN- Amina ka qenë në klasën e shtatë kur talibanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan, më 2021. Pak pas marrjes së pushtetit, militantët ua kanë ndaluar adoleshenteve shkuarjen në shkollë, duke shuar ëndrrat e 14-vjeçareve për përfundim të shkollimit.
Disa muaj më vonë, familja e Aminas, që jeton në provincën qendrore Maidan Vardak, e ka detyruar atë të martohet me një burrë 37-vjeçar. Amina, emri i së cilës është ndryshuar për t’ia mbrojtur identitetin, ka thënë se është “traumatizuar dhe sëmurë” kur ka marrë vesh për planet e familjes.
“Familja ime është përballur me vështirësi financiare, pas marrjes së pushtetit prej talibanëve”, ka thënë Amina, tashmë 16-vjeçare, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Burri i Aminas ia ka paguar familjes së nuses një shumë parash – traditë në Afghanistan – në vlerë të 12.000 dollarëve. Shuma të tilla parash janë bërë shpesh shkas që prindërit t’i martojnë vajzat e tyre në mosha të hershme.
Amina është në mesin e mijëra vajzave të mitura që janë detyruar të martohen, prej rënies së Qeverisë afgane të përkrahur prej Perëndimit, në gusht të vitit 2021. Aktivistët kanë thënë se ndalesa e talibanëve në fushën e edukimit ka kontribuuar në rritje të numrit të martesave me vajza të mitura. Sipas tyre, kriza e rëndë humanitare dhe mungesa e perspektivës profesionale, apo edukative, e ka rritur edhe më shumë këtë shifër.
Mursal ka qenë 15-vjeçare kur familja e saj e ka detyruar të fejohet me një burrë më të madh në moshë.
“Nuk kam pasur zgjidhje sepse familja ime më ka thënë që në mungesë të edukimit, mundësi të vetme e kam martesën”, ka thënë Mursal, tani 17-vjeçare.
Mursal, emri i së cilës, po ashtu, është ndryshuar për t’ia mbrojtur identitetin, ka thënë se e ka pasur ëndërr të bëhet doktoreshë. Për disa familje, fakti që i martojnë vajzat ua ofron një lloj sigurie: më pak persona për të ushqyer, në kohën kur shteti po përballet me krizë humanitare dhe vështirësi të mëdha ekonomike.
Disa prindër i kanë martuar vajzat adoleshente për të shmangur martesat e detyrueshme me luftëtarët talibanë. Mirëpo aktivistët kanë thënë se vendimi i talibanëve, i shtatorit të vitit 2021, për t’ua ndaluar shkollimin miliona vajzave pas klasës së gjatë, ka ndihmuar në rritje të shkallës së martesave.
Më 13 qershor bëhen 1.000 ditë prej kur talibanët e kanë vendosur ndalesën, çka ka nxitur dënim ndërkombëtar dhe protesta brenda Afganistanit. Përgjatë gati tre vjetëve në pushtet, grupi militant ka kufizuar të drejtat e grave dhe vajzave: ua ka ndryshuar veshjen në publik, lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për të punuar dhe studiuar.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë [UN Women], numri i martesave të të miturve është rritur për gati 25 për qind prej marrjes së pushtetit nga talibanët.
“Kjo është e tmerrshme dhe shumë e rrezikshme për të ardhmen e Afganistanit”, ka thënë Shaharzad Akbar, aktiviste për të drejtat e grave, e cila më parë ka udhëhequr Komisionin e pavarur afgan për të drejta të njeriut.
Akbar, që tani udhëheq organizatën e pavarur Rawadari, ka thënë se hulumtimi ka vënë në pah ndikimin jashtëzakonisht të keq të talibanëve në edukimin e vajzave adoleshente afgane.
“Në të ardhmen, ne nuk do të kemi studente në universitet”, ka thënë ajo.
“Nuk do të ketë gra në sektorin e shëndetësisë apo gra tjera që tjera me kualifikimet e duhura”.
Marre nga REL
Foto ilustruese GREQI- Një incidentet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greq...
RUSI- Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë konfirmoi më 13 qershor një akuzë përfundimtare për spiuna...
WASHINGTON – Grupet, që nxisin urrejtjen ndaj myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ndikimi i të cilave ishte zbehur, kanë fillua...
LIBAN- Ushtria izraelite raportohej se përdorte armë mesjetare për të ndezur zjarr në pyjet në jug të Libanit, duke thë...
BRUKSEL- Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë mallrash në aeroportin e Brukselit (BRU), në komunën Machelen sot. Si...
KUBË- Një nëndetëse e marinës amerikane ka mbërritur në Gjirin e Guantanamos në Kubë, në një shfaqje fo...
Josep Borrell RUSI- Ministrat e Jashtëm nga tetë vende të Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër shefit të pol...
TALIBAN- Kanë kaluar një mijë ditë që kur vajzat në Afganistan u ndaluan të ndiqnin arsimin e mesëm, sipas agjencis&eu...
pamje nga operacioni SPANJË- Dyzet persona janë arrestuar dhe tetë ton kokainë janë sekuestruar si rezultat i një operacioni ...
UKRAINA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe Volodymyr Zelenskyy kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare q&...