Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SPANJË- Dyzet persona janë arrestuar dhe tetë ton kokainë janë sekuestruar si rezultat i një operacioni katërvjeçar ndërkombëtar që synonte çmonitmin e një rrjeti kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie.
Hetimi i gjatë, i cili u drejtua nga forca spanjolle Guardia Civil dhe e koordinuar nga taskforca operacionale e Europol-it, zbuloi se një kartel ballkanik po përdorte qendra logjistike në Afrikën perëndimore dhe Kanarie për të kontrabanduar kokainë nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori në vendet e BE-së.
Pasi droga arrinte në Evropë, ajo shpërndahej në të gjithë kontinentin duke përdorur qendra të trafikut në Belgjikë, Kroaci, Gjermani, Itali dhe Spanjë. Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Europol tha se drejtuesit e organizatës së trafikut të drogës ishin vendosur përkohësisht në Turqi dhe Dubai, shkruan The Guardian. Europol tha se bashkëpunimi midis nëntë forcave kombëtare, Brazilit, Belgjikës, Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Serbisë, Spanjës, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, kishte rezultuar vendimtare për goditjen e rrjetit kriminal.
Përfshirja e Guardia Civil filloi në shtator të vitit 2020, kur oficerët kapën një varkë me vela me flamur kroat, e nisur për në Ishujt Kanarie, e cila mbante një ton kokainë. Ata zbuluan se varka kishte marrë ngarkesën e drogës nga një anije mallrash në Gjirin e Guinesë. Komunikimet e koduara të marra nga pajisjet e tre personave të arrestuar në varkën me vela u ndanë më pas me Europolin, i cili tashmë po hetonte kartelin e drogës.
Në gusht të vitit të kaluar, Guardia Civil ndaloi një tjetër varkë, që mbante 700 kg kokainë, në ujërat e Kanarit. Informacioni i mbledhur nga ai rast tregoi se i njëjti ekuipazh italo-kroat kishte përdorur varkën njëjtë për të sjellë 500 kg kokainë nga Brazili.
Kur Europol ndau inteligjencën spanjolle me vendet e tjera partnere, doli se policia në Belgjikë, Gjermani dhe Serbi po ndiqte të njëjtin individ dhe bashkëpunëtorët e tyre. Si pjesë e hetimit në vazhdim, policia spanjolle arrestoi katër persona në Málaga dhe Tenerife të mërkurën dhe sekuestroi bizhuteri, ora luksoze, një armë, pajisje elektronike dhe 109,000 euro para të gatshme.
Guardia Civil tha se bashkëpunimi ndërkombëtar policor kishte arritur të çmontonte qendrat logjistike të Afrikës Perëndimore që karteli përdorte për të shpërndarë kokainën në të gjithë BE-në. Si rezultat i operacionit janë konfiskuar 12.5 milionë euro para cash në vende të ndryshme evropiane, 3 milionë dollarë në Brazil dhe ngrirjen e më shumë se 50 milionë eurove në Serbi.
Në gusht të vitit të kaluar, policia spanjolle sekuestroi 9.5 ton kokainë që ishte fshehur mes kutive me banane në një kontejner të dërguar nga Ekuadori në portin jugor spanjoll të Algeciras. Mbledhja ishte më e madhja e gjetur ndonjëherë në një kontejner të vetëm në Spanjë, tha policia në atë kohë.
UKRAINA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe Volodymyr Zelenskyy kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare q&...
MEKSIKË- Janë publikuar pamje të mijëra peshqve të ngordhur në luginën Bustillos në veri të Meksikës ku uj&e...
HAMAS- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh se ndryshimet e fundit të propozuara nga militantët e Hamasit në një marrë...
GJERMANI- Ministri i Mbrojtjes i vendit Boris Pistorius tha se Gjermania nuk mund t’i dorëzojë më shumë sisteme raketore Patriot Ukr...
SHBA- E drejta për të mbajtur armë vazhdon të jetë një temë që i përçan amerikanët në kët&e...
FRANCË- Grupi i të djathtës franceze Mitingu Kombëtar i drejtuar nga Marine Le Pen, do të marrë për herë të par&e...
MOLDAVI- Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja akuzuan sot Rusinë në një deklaratë të përbashk&eum...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek Kythira. Bëhet me dije se një grua rreth 60 vjeç është gjetur ...
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka kryer kontroll n&eum...
SPANJË- Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë spanjolle. Bëhët me dije se 43-vjeçari shqiptarë ...