Polici humbi jetën në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore. Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u dërgoi një mesazh të ri të premten udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës për t'i dhënë fund kësaj lufte, ndërsa ai nxit një armëpushim 30-ditor. Përpara turneut të tij që fillon të hënën në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, Trump u pyet se çfarë mesazhi dëshiron t'i dërgojë Presidentit rus Vladimir Putin pas paralajmërimit të ambasadës amerikane në Kiev për sulme ajrore "potencialisht të rëndësishme" në ditët në vijim.
“Kam një mesazh për të dyja palët: Jepini fund kësaj lufte. Ndalojeni këtë luftë të pamend! Ky është mesazhi im për të dy”, tha Trump, duke iu drejtuar Putinit dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Ambasada amerikane në Kiev paralajmëroi në një postim në faqen e saj të internetit se kishte marrë informacione në lidhje me sulme të mundshme ajrore që mund të ndodhnin në çdo kohë në ditët në vijim. “Ambasada, si gjithmonë, rekomandon që qytetarët amerikanë të jenë të përgatitur të kërkojnë menjëherë strehim të sigurt në rast të një alarmi” për sulme ajrore, thuhet në mesazhin paralajmërues.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump pati një telefonatë “shumë të mirë dhe produktive” me Zelenskyn të enjten dhe se presidenti amerikan shpreson që Ukraina dhe Rusia të bien dakord javën e ardhshme për armëpushimin e propozuar 30-ditor.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha gazetarëve të premten se nuk do të ketë takim Trump-Putin javën e ardhshme në Lindjen e Mesme.
Në Kiev, shefi i stafit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, tha se kishte folur në telefon të premten me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë në lidhje me planin e propozuar të armëpushimit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje. “Fokusi ishte në çështjen e armëpushimit dhe perspektivat për një zgjidhje paqësore”, shkroi Yermak në një postim në Telegram, duke shtuar se të dërguarit specialë të SHBA-së Steve Witkoff dhe Keith Kellogg, si dhe Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustam Umerov, morën pjesë në bisedime.
Merz, Starmer, Macron dhe Tusk i bëjnë thirrje Rusisë të pranojë një "armëpushim të plotë dhe pa kushte 30-ditor". Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministri polak Donald Tusk do të vizitojnë sot Kievin për të riafirmuar mbështetjen e tyre "të palëkundur" për Ukrainën dhe për të kërkuar që Rusia, siç e ka bërë tashmë SHBA-ja, të pranojë një "armëpushim të plotë dhe pa kushte 30-ditor", sipas një deklarate të përbashkët nga katër udhëheqësit.
Një ditë pas një shfaqjeje force nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili priti rreth 20 udhëheqës të huaj - përfshirë Presidentin kinez Xi Jinping, në Sheshin e Kuq të Moskës, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë do të takohen së bashku për herë të parë në kryeqytetin ukrainas.
"Ne do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne do të intensifikojmë presionin që po ushtrojmë mbi makinën ruse të luftës derisa Rusia të bjerë dakord për një armëpushim të qëndrueshëm", theksojnë ata në deklaratën e tyre të përbashkët.
UKRAINË- "Ethet” diplomatike po mbizotërojnë sërish në Ukrainë, me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, ...
SHBA- Që kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi tarifa të larta ndaj Kinës muajin e kaluar, Pekini ...
RUSI- Çështja e rivendosjes së rrjedhave të gazit rus në Evropë po diskutohet në bisedimet midis Rusisë dh...
GJERMANI- Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha të premten se synon të forcojë bashkëpunimin me Turqinë, duke njohur ...
BRUKSEL- Lëshimi i një miliard eurove për industrinë e mbrojtjes ukrainase, para që do të tërhiqen nga interesat e gjenerua...
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka anuluar udhëtimin e tij në Izrael të planifikuar për javën e ardhsh...
TURQI- Është vetëm çështje kohe, thotë Rexhep Tajip Erdogan, që Partia e Punëtorëve të Kurdistan...
ITALI- Përpara se Papa Leo XIII të shkonte në Vatikan për seancën e Konklavës që çoi në zgjedhjen e t...
ITALI- Papa Leo XIV kremtoi Liturgjinë e tij të parë Hyjnore si papë sot, të premten, në Kapelën Sistin...
RUSI- Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Donald Trump, shkëmbyen mesazhe urimi përmes ...