Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
"Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt", tha Vuçiç në Instagram.
Ai tha se ndihet "mirënjohës" ndaj Trump që ai "menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.
“Shpreha shpresën time që ai do ta vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën", tha ai.
Ai theksoi se Trumpi e "falënderoi për mbështetjen e madhe që ka marrë nga "qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të kemi mundësi të flasim për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, në të gjitha fushat".
"Jam i sigurt që, me mbështetjen e miqve tanë – dhe me miq nënkuptoj të gjithë rrethin e presidentit Trump, të cilët ishin gjithashtu me të gjatë bisedës sonte – do të kemi mundësi të bëjmë, ai Amerikën të madhe, dhe ne Serbinë një vend të denjë, që mund të bashkëpunojë shumë mirë me Shtetet e Bashkuara", tha Vuçiç.
Vuçiç ishte ndër liderët e parë botërorë që e uruan Trumpin për fitoren. Presidenti serb madje ia uroi atij kthimin në Shtëpinë e Bardhë ende pa u bërë e ditur zyrtarisht se ish-presidente kishte fituar herët më 5 nëntor.
Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.
Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës "jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë".
Grenell është ende aktiv në fushatën presidenciale të Trumpit. Ndërkohë, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka investuar në ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.
Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore.
Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushnerin si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Gjithashtu, gjatë administratës së parë Trump, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por shumica e pikave të saj kanë mbetur pa u zbatuar.
Në atë administratë ka pasur edhe zyrtarë që kanë folur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë - si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre - por edhe për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova./REL
hakan fidan TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i bëri sot thirrje botës myslimane që të bëjë presion p&eu...
trump, putin SHBA- Fakti që lufta në Ukrainë do të ishte një nga temat më të nxehta në krye të axhen...
jake sullivan SHBA- Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe t&e...
oscar sanchez gil SPANJË- Kreu i Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit në Spanj&eum...
jay claton SHBA- Jay Clayton, i cili shërbeu si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim gjatë administratës s&e...
foto ilustruese SHBA- Bitcoin ka kaluar për herë të parë kufirin e 80,000 dollarëve pas zgjedhjes së Donald Trump president t...
Protesta AMSTERDAM- Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalestineze të dielën, pasi një gjykatë...
donald trump SHBA- Donald Trump do të jetë një nga dy presidentët e vetëm që do të shërbejë dy mandate jo t&eu...
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai ka folur me presidentin e zgjedhur të SHBA-s&eum...
Foto nga vendngjarja LONDËR- Një sulm me thikë ka ndodhur në një treg në Londër, ku ka mbetur i vdekur një person e...