Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UASHINGTON- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të nderohet të enjten me një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, përpara se të varroset në shtetin e tij të Xhorxhias. Në ceremoninë funebre të Uashingtonit do të marrin pjesë Presidenti Joe Biden, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, si edhe ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. Presidenti Biden do të mbajë fjalimin për nder të tij.
Trupi i ish-Presidentit Carter do të dërgohet në Katedrale nga Kapitoli, ku publiku amerikan ka bërë nderimet e fundit për të që nga e marta. Vizitorët e shumtë, ndër të cilët edhe zyrtarë të shumtë të zgjedhur dhe Nënpresidentja Kamala Harris, theksuan arritjet dhe humanizmin e ish-presidentit 100-vjeçar, i cili vdiq muajin e kaluar.
David Smith, profesor në Shkollën Carter për Paqen dhe Zgjidhjen e Konflikteve në Universitetin George Mason, tha se ish-presidenti padyshim ndikoi në karrierën e tij. Ai i tha Zërit të Amerikës se erdhi në Kapitol për të nderuar njeriun, por edhe për të nderuar kauzat e ish-Presidentit Carter.
"Ai pati një ndikim të tillë tek kaq shumë njerëz. Puna e tij për mbështetjen e pakicave, emërimet e grave në gjyqësor, mbrojtjen e mjedisit tonë, aktivizmin për të drejtat e njeriut të gjitha ato gjëra janë shumë të rëndësishme për mua”, tha ai.
Arkivoli i ish-presidentit i mbështjellë me flamur mbërriti në hollin e Kapitolit të martën, përpara funeralit shtetëror të së enjtes.
Në atë hapësirë madhështore ku vetëm për rreth 50 amerikanë është bërë ky nderim i veçantë që nga viti 1852 – udhëheqësi i shumicës së Senatit Jon Thune, në një shërbesë të martën vonë, e përshkroi ish-Presidentin Carter si: “Një veteran i marinës, fermer kikirikësh, guvernator i Xhorxhias. Dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara. Mësues në shkollën e kishës. Fitues i çmimit Nobel. Mbrojtës për paqen dhe të drejtat e njeriut. Dhe para së gjithash, një shërbëtor besnik i krijuesit të tij dhe bashkëqytetarëve të tij".
Dhe Nënpresidentja Harris e cila një ditë më parë, në këtë ndërtesë, çertifikoi fitoren e presidentit të ardhshëm lartësoi politikën e ish-Presidentit Carter.
"Ai ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që kishte një politikë gjithëpërfshirëse energjetike, përfshirë sigurimin e një pjese të mbështetjes së parë federale për energjinë e pastër. Ai gjithashtu miratoi mbi dymbëdhjetë pjesë të mëdha të legjislacionit në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Dhe më shumë se dyfishoi madhësinë e parqeve kombëtare të Amerikës", tha ajo të martën.
Carter, i cili shërbeu si presidenti i 39-të, vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Xhorxhias. Që atëherë, udhëtimi i tij i fundit e kaloi arkivolin e tij nëpër rrugët e ngushta të vendlindjes së tij të thjeshtë, qytezën Plains; nëpër bulevardet e Atlantës, kryeqytetit të shtetit, dhe përmes qiejve në Uashingtonin me dëborë, për funeralin e tij shtetëror.
foto ilustruese MAL I ZI- Një burrë që mbeti i plagosur nga të shtënat masive në ditën e Vitit të Ri në Mal t...
Lindner GJERMANI- Ish-ministri i Financave i Gjermanisë dhe kreu i FDP, Christian Lindner mori një pjatë me shkumë në fy...
GJERMANI- Prodhuesit gjermanë të automjeteve tani dominojnë tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani. VW së bashku me ma...
Foto KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se paralajmërimi se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, d...
parlamenti LIBAN- Parlamenti i Libanit filloi seancën e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit të enjten, me synimin për t&e...
aeroporti i mancesterit BRITANI- Aeroporti i Mançesterit ka rihapur pistat, por paralajmëron për vonesa të mundshme pas një mbyl...
gaza GAZA- Më shumë se 46,000 palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndet...
Zelensky-Biden SHBA- Administrata Biden ka njoftuar paketën e fundit të ndihmës ushtarake që do t'i dërgojë Ukrainës, n&...
Claudia Sheinbaum MEKSIKË- Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka ironizuar propozimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald...
tibet KINË- Ekipet e shpëtimit në Tibet po garojnë kundër kohës për të shpëtuar të mbijetuarit pas nj&eum...