BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
HAGË- Rreth 99 vende po marrin pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke e bërë atë rastin më të madh në historinë e kësaj gjykate. Çështja ka vënë përballë vendet e vogla ishuj me ndotësit e mëdhenj dhe prodhuesit e karburanteve fosile.
Në thelb të saj është është fakti nëse ligji ndërkombëtar i detyron shtetet të parandalojnë ndryshimet klimatike dhe të paguajnë për dëmet mjedisore si pasojë e lëshimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serrë.
Në seancën e së martës, Britania argumentoi se vetëm traktatet ekzistuese mbi klimën siç është Marrëveshja e Parisit 2015, kanë peshë ligjore.
“Sfida e ndryshimeve klimatike mund të përballohet vetëm nëse shtetet bashkëpunojnë. Mënyra më konstruktive, më konkrete dhe për rrjedhojë, më efektive nga pikëpamja juridike është përmes marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme që përcaktojnë përgjegjësitë e shteteve për të trajtuar këto sfida. Në qendër të përgjigjes globale ndaj ndryshimeve klimatike është Marrëveshja historike e Parisit”, u shpreh Richard Hermer, Prokuror i Përgjithshëm i Britanisë.
Shtetet e vogla ishullore dhe bregdetare argumentojnë se ndryshimi i klimës kërcënon ekzistencën e tyre prandaj duhet të zbatohen ligjet ndërkombëtare, si legjislacioni për të drejtat e njeriut.
“Një përgjegjësi e tillë për këtë dëm ekzistencial duhet jetë subjekt sipas ligjit ndërkombëtar”, u shpreh Arnold Kiel Loughman, prokuror i përgjithshëm, ishujt Vanuatu.
Analistët thonë se opinioni këshillues i trupit gjykues mund të çojë në riformulim të termave negocioues mbi ndryshimet klimatike.
“Pritshmëria është që opinioni i gjykatës të ofrojë një parashikim të qartë ligjor dhe të heqë çdo mjegullnajë rreth detyrimeve të shteteve sipas ligjit ndërkombëtar. Negociatat e OKB-së patjetër do të përfitonin nga kjo qartësi ligjore”, shprehet Elena Kosolapova nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po nxisin fatkeqësi të rënda të lidhura me motin. Një gjë e tillë ka vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e komuniteteve të prekura. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një prej tre gjykatave nga ku është kërkuar qartësi ligjore lidhur me ndryshimet klimatike.
Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut mbajti seanca dëgjimore këtë vit në Brazil dhe Barbados dhe pritet që në javët e ardshme të japë opinionin e saj mbi detyrimet ligjore të shteteve.
Gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës mbi Detin, me seli në Hamburg, vendosën në maj se lëshimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë janë subjekt i ligjit ndërkombëtar dhe se të gjitha shtetet janë të detyruara të kufizojnë ngrohjen globale dhe të mbrojnë mjediset detare.
“Nëse një shtet dështon të përmbushë këtë detyrim, atëherë ndaj tij do të zbatohej legjislacioni ndërkombëtar", shprehet Albert Hoffmann, kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare i së Drejtës mbi Detin.
Shtetet e vogla ishullore e vlerësuan këtë opinion, që sipas tyre i dha më shumë fuqi ligjeve mbi ndryshimeve klimatike.
Seanca dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të përfundojë të premten. Gjyqtarëve do t'u duhen disa javë për të dhënë opinionin e tyre./VOA
donald trump SHBA- Donald Trump ka sinjalizuar se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Presidentit Ba...
SIRIA- Kryeministri i ri i Sirisë u bëri thirrje sirianëve që kanë kërkuar strehim jashtë vendit, të kthehen në S...
protesta GJEORGJI- Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për t...
Meloni ITALIA- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është personi më i fuqishëm në Evropë sipas gazet&e...
KOREA E JUGUT- Ish-ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun ka tentuar t'i japë fund jetës së tij nd&eum...
vendngjarja HAGË- Autoritetet në Holandë kanë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me shpërthimet shkatërruese që...
Mohammed al-Bashir SIRI- Udhëheqësi i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohammed al-Bashir njoftoi të martën se do të merr...
burgu SIRI- Sirianët e dëshpëruar po i drejtohen mediave sociale për ndihmë teksa kërkojnë për të dashurit e t...
Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për mediat në...
Arma SHBA- Hetuesit thonë se pistoleta e zezë që dyshohet se u gjet nga Luigi Mangione, i dyshuari i arrestuar në lidhje me vrasjen e n...