
Sondazhi më i fundit i ARD-Deutschlandtrend tregon një ndryshim të lehtë në preferencat politike të qytetarëve gjermanë.
Partia Socialdemokrate, SPD ka fituar simpati në mënyrë të papritur, ndërsa partitë konservatore CDU dhe CSU kanë pësuar një rënie të lehtë të mbështetjes. Duket se edhe Alternativa për Gjermaninë, AfD ka humbur pak terren, edhe p[se vazhdon te mbetet forca e dytë politike më e fortë në vend. Sipas anketimit, CDU/CSU do të grumbullonin 26 përqind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, ndërsa AfD 24 përqind.
SPD ka shënuar një rritje prej dy pikësh përqindjeje, ndërsa të Gjelbrit dhe Partia e Majtë kanë mbetur në të njëjtat nivele si në muajin janar. Një faktor i rëndësishëm në rritjen e SPD-së duket të jetë popullariteti në rritje i Ministrit të Financave dhe kreut të partisë, Lars Klingbeil, i cili ka përfituar nga qëndrimi i tij më kritik ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump. Politikani më i vlerësuar në Gjermani mbetet Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, i ndjekur nga Ministri i Jashtëm Johann Wadephul.
Kancelari Friedrich Merz vazhdon të polarizojë opinionin publik. Sakaq, një yjetër element që favorizon social-demokratët është rritja e shqetësimit nga ajo që përceptohet si padrejtësi sociale. Sipas sondazhit, 62 përqind e qytetarëve besojnë se pabarazia në Gjermani po rritet, kryesisht për shkak të zgjerimit të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
Një pjesë më e madhe e të anketuarve mendojnë gjithashtu se barra e taksave dhe kontributeve sociale nuk shpërndahet në mënyrë të drejtë, e në këtë kontekst, SPD shihet si partia më e besueshme për të siguruar drejtësi sociale.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Shkurt13:35
Jeff Bezos shkarkon një të tretën e stafit të ”Washington Post”
Gazeta e njohur amerikane ”Washington Post” njoftoi punonjësit se po ecën përpara me një valë të gjerë sh...
Piranjat News
BOTA
6 Shkurt13:06
Bie vlera e Bitcoin-it, tregjet e kriptomonedhave në krizë!
Rënia e madhe e Bitcoin-it u thellua të enjten e 5 shkurtit, pasi çmimi ra nën 67,000 dollarë, duke fshirë pasuri të t&eu...
BOTA
6 Shkurt12:36
“New START” skadoi/ Trump kërkon një marrëveshje të re bërthamore me Rusinë: Traktati i vjetër ishte negociuar keq!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë thirrje për një marrëveshje të re bërthamore me Rusinë, pas skadimit t...
BOTA
6 Shkurt12:12
Hungaria drejt zgjedhjeve në pranverë, Trump mbështet hapur aleatin Viktor Orbán
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbështeti kryeministrin hungarez Viktor Orbán në një postim në Truth Social, përpara ...
BOTA
6 Shkurt12:09
Zyrtarët e OSBE vizitë në Moskë, takim me Lavrov për të diskutuar mbi Ukrainën
Zyrtarë të lartë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mbërritën në Moskë të ...
BOTA
6 Shkurt10:48
Detaje nga grupet e spiunazhit kinez në Francë e Greqi, zbuluan informacione sekrete të NATO-s
Autoritetet greke dhe franceze arrestuan spiunë të dyshuar në operacione të ndara këtë javë, ku të dyja rastet pë...
BOTA
6 Shkurt10:15
Fjalia e frikshme e “The Simpsons” paska parashikuar sekretin e ishullit të Jeffrey Epstein?
Seriali i njohur ''The Simpsons'' është kthyer prej vitesh në një fenomen jo vetëm për humorin e tij, por edhe për aftë...
BOTA
6 Shkurt09:53
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 314 të burgosur lufte pas bisedimeve në Abu Dabi
Mediet e lidhura me Kremlinin zbuluan se kërkesa kryesore e Moskës nuk është vetëm kontrolli i plotë rus mbi rajonet e Donetskut...
BOTA
6 Shkurt09:39
Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus, drejtonte operacionet sekrete të GRU
Një gjeneral i profilit të lartë në ushtrinë ruse ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë. Vla...
BOTA
6 Shkurt09:24
Venezuela miraton projektligjin për amnisti që mund të çojë në lirimin masiv të të burgosurve politikë
Legjislatura e Venezuelës miratoi të enjten një projektligj për amnisti të propozuar nga Presidentja në detyrë Delcy Rodr&i...