Djali u dhunua nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë ...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Pat...
Juve-Milan ishte jo vetëm një sfidë mes dy ekipeve “big” në Serie A, por ishte dhe një test për dy sulmuesit e afrua...
Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq menjëherë pas mbër...
Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëv...
Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit ...

Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë 250-vjetorin e themelimit të vendit, një historian ka nisur një udhëtim prej 750 miljesh për t'u kujtuar amerikanëve rrugën që ka përshkuar historia e tyre.
Anthony Cohen, 62 vjeç, nuk është i pari që ndjek këtë itinerar. Ai po ecën përgjatë një rruge që dikur ishte pjesë e "Underground Railroad", rrjetit sekret që ndihmoi mijëra skllevër të arratisur të largoheshin nga robëria dhe të gjenin lirinë në Kanada.
Cohen, historian me profesion, e përshkoi për herë të parë këtë rrugë në vitin 1996, nga shteti i tij, Maryland, deri në Ontario të Kanadasë. Më pas ai themeloi Menare Foundation, një organizatë që krijon përvoja edukative për të sjellë në jetë historinë e këtij rrjeti të fshehtë.
Me rastin e 250-vjetorit të SHBA-së, ai vendosi ta rikthente këtë udhëtim simbolik në qendër të vëmendjes. Këtë herë zgjodhi një itinerar tjetër, nga Sandy Spring në Maryland drejt Torontos, të cilin e quajti "Freedom Walk" (Ecja për Lirinë). Për të përcaktuar rrugën, ai u mbështet në harta historike dhe dëshmi të kohës.
Udhëtimi ka kaluar nëpër Delaware, New Jersey dhe New York. Pjesën më të madhe të rrugës Cohen e ka bërë në këmbë, ndërsa në disa segmente ka përdorur mjete të tjera transporti, përfshirë një tren që ndjek nga afër itinerarin historik.
"Çdo lëvizje për liri fillon duke hedhur një hap përpara dhe duke vazhduar rrugën," tha Cohen.
Ai nuk është vetëm në këtë nismë. Fondacioni Menare ka publikuar ndalesat e udhëtimit, duke u dhënë mundësi njerëzve të njihen me historinë dhe të ecin së bashku me të. Gjatë ecjes i shoqëron edhe statuja "Harriet Tubman Journey to Freedom", në nder të një prej figurave më të njohura të luftës kundër skllavërisë.
Cohen ftoi gjithashtu Tom DeWolf, pasardhës i familjes që dikur ishte ndër tregtarët më të mëdhenj të skllevërve në SHBA, t'i bashkohej udhëtimit.
"Në fillim i thashë: 'Por unë jam një burrë i bardhë'. Ai m'u përgjigj: 'Edhe njerëzit e bardhë ndihmuan. Ti mund të shkruash një trashëgimi të re për familjen tënde'," tregoi DeWolf.
Në ndalesat e ndryshme, Cohen dhe DeWolf flasin për historinë e tregtisë së skllevërve, rrjetin Underground Railroad dhe rëndësinë e këtij udhëtimi simbolik.
Cohen pritet të hyjë në Kanada më 1 korrik dhe të mbërrijë në Toronto më 4 korrik, pikërisht në kohë për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara./Përktheu Piranjat News
Pas dekadash gjatë të cilave çmimet e pajisjeve elektronike kanë rënë vazhdimisht, kompjuterët, konsolat e lojërave ...
Jan-Niklas Hustedt kujton se shkonte në festa tekno në mensën e braktisur të një fabrike pompash që ishte zvogëluar në...
Ndërsa vala rekord e të nxehtit po përfshin Francën, disa dyqane po mbeten pa një produkt të thjeshtë, të lirë dh...
Një nga dramat e reja më të nxehta dhe më “sassy” të Netflix-it nuk po diskutohet vetëm në Afrikën e Jugut...
Pas gati tetë dekadash tensioni dhe përplasjeje, Izraeli dhe Libani kanë shprehur për herë të parë synimin e përbashk&...
Gjermania po përballet me një valë të fortë të të nxehtit që ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se Rusia po kalon një periudhë të vështirë, por se vendi ka mësuar shum&eu...
Një vigjilant misterioz është quajtur "Batmani meksikan" pasi ndoqi të dyshuarit për hajdutë motoçikletash dhe i ngjiti a...
Mijëra protestues u mblodhën në qytetin serb të Kralevës të dielën, duke vazhduar presionin mbi Presidentin Aleksandar Vu&c...
Ish-trajneri legjendar i Brazilit dhe kampioni i botës në vitin 1994, Carlos Alberto Parreira, ndodhet aktualisht në kujdes intensiv në nj...