Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
HUNGARI- Në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, që t’ia pezullojnë Hungarisë të drejtën e votës, për shkak të veprimeve të fundit të kryeministrit të këtij vendi, Viktor Orban.
Riho Terras, përfaqësues në PE nga grupi më i madh politik, Partia Popullore Evropiane, u dërgoi një letër të gjithë deputetëve evropianë, duke kërkuar mbështetjen e tyre. Të njëjtën do t’ia dërgojë edhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“Presidenca hungareze sapo ka filluar dhe kryeministri Orban ka shkaktuar tashmë dëme të konsiderueshme, duke abuzuar me rolin e Presidencës së Këshillit. Në misionin e tij të ashtuquajtur paqeruajtës, ai qëllimisht ka krijuar përshtypjen se vepron në emër të të gjithë Bashkimit Evropian, ndërkohë që, në realitet, ai nuk ka asnjë autoritet ta përfaqësojë BE-në apo ndonjë shtet tjetër anëtar të BE-së, përveç të vetit”, thuhet në letrën që pa Radio Evropa e Lirë.
Shkak për këtë letër u bënë vizitat e Orbanit në Ukrainë, Rusi dhe Kinë, në ditët e para të këtij muaji.
Orban u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë - veprim ky që u dënua nga të gjithë aktorët kryesorë të BE-së. Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian nga 1 korriku. Sipas letrës së deputetëve evropianë, Orban po përpiqet t’i minojë vendimet ekzistuese të BE-së, procesin e vendimmarrjes dhe unitetin e BE-së për çështje të rëndësishme.
“Kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë. Duhen hapa vendimtarë për t’i kufizuar dëmet e mëtejshme”, thuhet në letër.
Cila është fuqia e një letre nga Parlamenti Evropian?
Procedurat dhe pezullimet e të drejtave të votës janë komplekse. Për to janë përgjegjëse shtetet anëtare.
Neni 7 i Marrëveshjes për Bashkimin Evropian, në të cilin thirret letra, e lejon mundësinë e pezullimit të së drejtës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian (siç është e drejta për të votuar në Këshillin e Bashkimit Evropian), nëse një vend shkel seriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme parimet mbi të cilat bazohet BE-ja.
Elementet që do ta nxisnin zbatimin e këtij neni, përfshijnë: respektimin e dinjitetit njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore, përfshirë të drejtat e pjesëtarëve të pakicave.
Për ta vënë në zbatim nenin 7, me propozimin e një të tretës së shteteve anëtare të BE-së, ose Parlamentit Evropian, ose Komisionit Evropian, Këshilli - duke vepruar me një shumicë prej katër të pestave të anëtarëve të tij, pas marrjes së pëlqimit nga Parlamenti - mund të përcaktojë se ekziston rrezik i qartë i shkeljes së rëndë të këtyre parimeve bazë nga shteti anëtar dhe t’i nxjerrë rekomandimet e duhura.
Neni 354 i Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian parashikon procedurat e votimit që duhet të ndiqen nga institucionet kryesore të BE-së, kur një shtet anëtar përballet me zbatimin e nenit 7.
Vendi në fjalë nuk merr pjesë në votim. Ai nuk përfshihet në llogaritjen e një të tretës së vendeve që kërkohen për propozimin, ose në të katër të pestat që kërkohen për një shumicë. Për pëlqimin e Parlamentit kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Përfaqësuesit evropianë kanë afat deri më 12 korrik për ta nënshkruar këtë letër, e cila më pas do t’u përcillet udhëheqësve të institucioneve evropiane./ REL
pamje nga ngjarja HONG KONG- Një person u kap në flagrancë duke u përpjekur të kontrabandonte më shumë se...
Foto ilustruese KOSOVA- Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bos...
foto ilustruese AFGANISTAN- Dëgjimi i muzikës, pirja e nargjileve dhe prerja e flokëve të stilit perëndimor janë të gjit...
carla bruni sarkozy FRANCË- Ish-zonja e parë franceze Carla Bruni-Sarkozy është akuzuar për presion ndaj një dëshmitari ...
foto ilustruese SEUL- Një politikan në Korenë e Jugut po kritikohet për komente të rrezikshme pasi e lidhi rritjen e vetëvras...
viktor orban HUNGARI- Hungaria mori më 1 korrik 2024 presidencën e radhës së Këshillit Europian, që do ta mbajë...
aleksandar vucic SERBI- Serbia po krijon lidhje të ngushta me stafin e Donald Trump edhe pse përpiqet të ndjekë një rrugë t&e...
foto ilustruese AFRIKË- Një turist spanjoll është shkelur për vdekje nga elefantët në një park kombëtar të...
Te dhenat TIRANË- Në qershor, çmimet ishin rreth 2% më të shtrenjta në krahasim me të njëjtin muaj të nj&eum...
Emigrante RUANDË- Qeveria e Ruandës ka paralajmëruar se nuk parashikon të kthejë fondet që tashmë i janë ...