Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
UKRAINË - Ç'rol luan Evropa për të ardhmen e Ukrainës? Administrata e re amerikane paraqet në radhë të parë kërkesa, por tregon pak gatishmëri për ta përfshirë Evropën në bisedimet e paqes me Rusinë. Kjo u bë e qartë, për shembull, nga një deklaratë e bërë nga përfaqësuesi i qeverisë amerikane për Ukrainën, Keith Kellogg. BBC-ja e citon atë me fjalët: negociatat e mëparshme kanë dështuar, sepse në to kishin qenë të përfshira shumë palë.
Por evropianët mund të japin kontributin e tyre, i cili sipas përfytyrimeve të administratës së presidentit Trump, duhet të konsistojë në dërgimin në Ukrainë të ushtarëve për një forcë paqeruajtëse ose për programe stërvitore pas përfundimit të luftës së agresionit rus.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih se ishte në dijeni se administrata amerikane kishte nisur një kërkesë në formë pyetësori për vendet anëtare të NATO-s për t'u informuar se me sa ushtarë dhe në çfarë forme mund të kontribuojnë për trupën paqeruajtëse në Ukrainë.
Evropa të paguajë, por jo të bashkënegociojë
Kërkesa lidhet padyshim me planin e presidentit amerikan Trump për të negociuar me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, për një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës.
Trumpi pret që pas arritjes së një marrëveshjeje të mundshme, evropianët të marrin përgjegjësinë për të siguruar që Rusia të mos sulmojë përsëri Ukrainën.
SHBA-ja tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë.
Kurse Evropa duhet të paguajë, por të mos ketë të drejtën e fjalës në negociatat për Ukrainën - ky duket të jetë roli që administrata e re amerikane i jep Evropës lidhur me formësimin e së ardhmes së Ukrainës.
Shqetësimi i shteteve evropiane është se tani ukrainasit tani mund të detyrohen të bëjnë lëshime që në fakt nuk duan t'i bëjnë. Ndër të tjera të heqë përkohësisht dorë nga anëtarësimi në NATO.
Scholz i "irrituar" nga diskutimi për forcat paqeruajtëse
Kancelari gjerman Olaf Scholz e hodhi poshtë edhe një herë si "plotësisht të parakohshëm" diskutimin për një forcë paqeruajtëse evropiane për Ukrainën. "Unë jam pak i irrituar nga këto debate, e them sinqerisht këtë”, tha ai pas samitit të Ukrainës në Paris.
Ky është një "debat i papërshtatshëm, në kohën e gabuar dhe për temën e gabuar”, tha Scholz. "Ne nuk jemi ende në paqe, por në mes të një lufte brutale që po vazhdon të zhvillojë Rusia."/DW
IZRAEL- Hamasi njoftoi të martën se do të lirojë gjashtë pengje izraelite të shtunën dhe jo tre sa ishte parashikuar. Po k&...
TORONTO- Një aeroplan i Delta Connection u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos Pearson. Aeroplani, Bo...
Donald Trump SHBA - Kërcënimet tarifore të Trump dhe pasiguria ekonomike po bëjnë që kanadezët të braktisin SHBA-n&...
Takimi SHBA - Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndë...
SUDAN- Më shumë se 200 civilë të paarmatosur janë vrarë në një grup fshatrash në Sudan gjatë tre ditëve...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT - Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për kufizimin e marzhës së fitimit pë...
Foto ilustruese GREQI - Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës rihter ka ndodhur pasditen e së martës (18/2) n&...
foto ilustruese BRUKSEL- Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” pë...
POLONI- Rojet kufitare polake zbuluan mbi 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik gjatë operacioneve për mbrojtjen e infrastruktur&eum...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rritur fluturimet e fshehta me dron mbi Meksikë, me qëllim identifikimin e laboratorëve të drogës...