Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
MAQEDONI E VERIUT - Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh që përfshijnë mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë, me synimin për të ulur çmimet dhe për të "mbrojtur qytetarët" nga rritjet e çmimeve.
Sipas vendimit, për tetë produkte bazë, përfshirë bukën, miellin, vajin, vezët, marzha nuk duhet të kalojë mbi 5%. Për 55 produkte të tjera, si mishi, produktet dhe produktet e konservuara, kufiri është 10%, ndërsa për 39 produkte të tjera si fruta, perime dhe artikuj higjienikë, marzha lejohet deri në 15%.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, deklaroi se tregtarët do të jenë të detyruar të mbajnë në raftet e tyre të paktën 70 për qind të këtyre produkteve.
"Pritjet tona janë që me këto dy vendime çmimet e produkteve bazë ushqimore të ulen mesatarisht për rreth 10 për qind, me përjashtim të tetë produkteve bazë ushqimore qumësht, bukë, miell tipi 400 dhe 500, vezë, vaj për gatim, kos dhe dhallë, për të cilat pritet të mbeten në të njëjtin nivel, pra të mos rriten ose të kenë një ulje minimale", tha Risteski në konferencën për shtyp, më 18 shkurt.
Vendimi, i cili pritet të hyjë në fuqi të mërkurën dhe të zbatohet deri më 30 prill, vjen pas dy bojkotimeve të blerjeve nga qytetarët në shenjë pakënaqësie për çmimet e larta të ushqimeve.
Ndërkohë, Oda Ekonomike e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë ka paralajmëruar se masat mund të rrezikojnë mbylljen e marketeve, pasi sipas tyre, harxhimet bazë të tregtarëve lëvizin nga 12 deri në 15 për qind. Ata, paraprakisht propozuan që kufizimi të zbatohet për 200 produkte, në vend të 1000 produkteve të përcaktuara nga Qeveria.
Nga Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, më herët gjatë ditës propozuan heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për ushqimin. Deputetja kësaj partie, Jovanka Trençeska, tha se vetëm në këtë mënyrë do t’u ndihmohet qytetarëve, të cilët, siç tha, mezi ia dalin dhe po përballen me kushte gjithnjë e më të vështira për jetesë.
“Energjia elektrike do të bëhet 13% më e lirë, qytetarët do të mund të kursejnë rreth 400 denarë në një faturë prej 3,000 denarësh… Mbi 250 kategori produktesh ushqimore do të bëhen 5% më të lira. Kjo sjell një kursim të drejtpërdrejtë prej 2.000 denarësh në muaj ose 24.000 denarësh në vit”, tha Trençeska.
Megjithatë, Qeveria maqedonase tani beson se këto masa do të "mbrojnë qytetarët" nga rritjet e çmimeve, dhe për të krijuar një ekuilibër më të drejtë në treg. Autoritetet kanë paralajmëruar edhe gjoba deri në 20.000 euro për ata që nuk respektojnë kufizimet.
Ky vendim u bazua në raportin gjashtëmujor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit u konstatua se tregtarët me pakicë kishin më shumë se 20 për qind marzhë për produktet bazë ushqimore dhe mbi 30 për qind marzhë për produktet e higjienës personale, ndërsa te importuesit dhe distributorët u regjistruan marzha më të larta deri në 50 për qind. Sipas raportit, importuesit dhe distributorët shënonin fitime edhe më të larta, me marzha deri në 50%./REL
Foto ilustruese GREQI - Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës rihter ka ndodhur pasditen e së martës (18/2) n&...
foto ilustruese BRUKSEL- Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” pë...
POLONI- Rojet kufitare polake zbuluan mbi 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik gjatë operacioneve për mbrojtjen e infrastruktur&eum...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rritur fluturimet e fshehta me dron mbi Meksikë, me qëllim identifikimin e laboratorëve të drogës...
MAL I ZI- Grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të martën se do të ngrenë padi...
ARABIA SAUDITE- Tre amerikanë dhe dy rusë morën pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite që kanë theksuar fundin e i...
Foto ilustruese FRANCË- Pas samitit të mbajtur të hënën në Elysee në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron po p...
UKRAINË- Në një dhomë larg vijës së frontit në Ukrainën qendrore, një burrë kuban, i veshur me rr...
foto ilustruese SHBA- Komisionerja në detyrë e Administratës së Sigurimeve Shoqërore dha dorëheqjen pas kërkesave nga ek...
Zelensky UKRAINË - Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka ndryshuar planet e tij për një vizitë në Arabinë...