Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka “shumë gjasa” që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund pas bisedimeve “frytdhënëse” mes zyrtarëve amerikanë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të enjten.
“Ne zhvilluam bisedime shumë të mira dhe frytdhënëse dje me presidentin e Rusisë, Vladimir Puti, dhe ka shumë mundësi që kjo luftë e tmerrshme dhe e përgjakshme të marrë fund përfundimisht”, tha Trump në një postim në Truth Social, duke shtuar se ai i ka kërkuar Putinit ta kursejë jetën e trupave ukrainase që janë "plotësisht të rrethuara".
I dërguari amerikan, Steve Witkoff, mbajti takim të gjatë me Putinin në Moskë të enjten në mbrëmje.
Në postimin e tij, Trump nuk tregoi nëse ka biseduar vetë me Putinin.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë të premten se Putin ia ka dërguar Trumpit një mesazh për propozimin e tij për armëpushim në Ukrainë, pas takimit në Moskë me të dërguarin e posaçëm Witkoff.
“Kur zoti Witkoff t’ia dërgojë të gjitha informacionet presidentit Trump, ne do të përcaktojmë kohën e bisedës [mes Trumpit dhe Putinit]. Ka arsye për të qenë optimistë të kujdesshëm”, tha Peskov.
Putin tha të enjten se Rusia pajtohet me propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim në Ukrainë, por shtoi se ka hollësi të cilat duhet të zgjidhen fillimisht, si për shembull furnizimi i Kievit me armë perëndimore.
Lideri rus tha gjithashtu se çfarëdo marrëveshje që bëhet duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate, që adreson shkaktarët kryesorë të luftës, me gjasë duke iu referuar zgjerimit të NATO-s.
Kremlini tha se ka arsye për “optimizëm të kujdesshëm” për propozimin e presidentit amerikan Donald Trump, por Ukraina ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e Moskës lidhur me përfundimin e luftës, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt.
Në një video të publikuar në orët e vona të 13 marsit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vuri në pikëpyetje motivet e Putinit, duke thënë se udhëheqësi rus ishte i gatshëm të refuzonte propozimin, por kishte frikë që këtë t’ia thoshte Trumpit.
“Prandaj, në Moskë idesë së armëpushimit po i imponohen këto kushte, që të mos ndodhë asgjë ose të mos ndodhë asgjë për një kohë sa më të gjatë”, tha Zelensky.
Putin po përballet me dilemë pasi delegacionet nga Kievi dhe Uashingtoni pajtuan më herët këtë javë - gjatë një takimi në Arabinë Saudite - për një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Trump, duke e vendosur përgjegjësinë për paqen në duart e Moskës.
Trump e ka bërë përfundimin e pushtimit mbi trevjeçar të Ukrainës nga Rusia prioritet kryesor që kur mori detyrën në janar, duke dërguar me shpejtësi zyrtarë të lartë në Moskë dhe në Kiev për ta shtruar rrugën për bisedime.
Të mërkurën, Trump i bëri thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim 30-ditor, duke e paralajmëruar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan.
Lideri i Kremlinit tha se propozimi përmban pyetje pa përgjigje, si për shembull, çfarë do të bëhet me inkursionin e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.
“Nëse kemi një armëpushim, a do të thotë kjo se të gjithë atje do të largohen?” tha Putin.
Ukraina kreu një inkursion befasues në Kursk në gusht të vitit të kaluar, duke marrë një pjesë të territorit rus me shpresën për ta shkëmbyer me tokën e saj sapo të fillojnë bisedimet për paqe.
Por, kjo strategji mund të dështojë tani, pasi forcat ruse po i zmbrapsin ukrainasit ngadalë jashtë Kurskut, duke e rimarrë më shumë se gjysmën e territorit të kapur fillimisht nga Ukraina.
Ndër shqetësimet e tjera që lideri rus ngriti lidhur me propozimin për armëpushim është nëse periudha 30-ditore do të përdoret nga Perëndimi për ta riarmatosur Ukrainën ose për t’i trajnuar forcat e saj.
Ai ngriti gjithashtu pyetjen se si do të mbikëqyret armëpushimi një vijë të frontit prej gati 2.000 kilometrash.
“Kush do të përcaktojë se ku dhe kush e ka shkelur armëpushimin?” tha ai.
Ekspertët kishin paralajmëruar se Putin me gjasë do të përpiqej t’i zvarriste bisedimet për armëpushimin, pasi forcat e tij e kanë përparësinë në fushën e betejës.
Rusia synon t'i marrë të paktën tërë katër rajoneve e Ukrainës që pretendon se i ka aneksuar në nëntor të vitit 2022: Donjeckun, Luhanskun, Zaporizhjan dhe Hersonin.
Një armëpushim tani do t'ia pamundësonte asaj arritjen e këtij qëllimi./REL
SHBA- Çmimi i arit në tregjet globale ka arritur një nivel historik, duke tejkaluar për herë të parë kufirin prej 3,000 d...
Foto ilustruese SHBA - I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna kineze shkoj...
UKRAINA- Armët e prodhimit amerikane janë duke u përdorur vazhdimisht në fushëbetejat e Ukrainës, pavarësisht se Shtetet e ...
RUSI- Vendet e G7 po i bëjnë thirrje Rusisë që të pranojë armëpushimin e propozuar nga Shtetet e Bashku...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një sulm të ri të ashpër ndaj Joe Biden për veprimet e tij gjatë presidenc...
MAL I ZI- Punonjësit e Gjykatës Themelore në Podgoricë janë duke u evakuuar nga objekti për shkak të një alarmi pë...
GJERMANI- Në mbledhjen vjetore të koncernit Rheinmetall, drejtori tha se "nuk e ka përjetuar më parë një kërkesë kaq t...
BOSNJE- Presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik tha se RS do të formojë gjykatën dhe prokurorinë e vet duke theksuar se i pandehuri ...
DANIMARKË- Danimarka i cilësoi si të papranueshme deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump i cili përsëriti dje dëshir&eu...
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar sot në rrugën Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut...