BOTA

Nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpall rikthimin në politikë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 22:27
Nën tingujt e këngës simbol të së majtës

Në sfondin e Akropolit dhe nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpalli rikthimin e tij në arenën politike, duke prezantuar forcën e re që synon të sfidojë qeverinë e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet e ardhshme.

Tsipras, që dha dorëheqjen nga partia Syriza vitin e kaluar, para një turme të madhe mbështetësish në sheshin e Thiseios, prezantoi programin dhe shtatë angazhimet themelore të partisë së tij të re.

Mesazhi i parë dhe ndoshta më karakteristik i programit kishte të bënte me një angazhim për një jetë me dinjitet, për mbrojtjen nga shtrenjtësia, për paga dinjitoze, mbështetjen e punëtorëve përballë arbitraritetit dhe abuzimeve të punëdhënësve, për përfshirje dhe barazi të plotë gjinore, për pjesëmarrje të barabartë të personave me aftësi të kufizuara, për barazi dhe garantimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+, për një politikë ndryshe migracioni dhe ky fragment në tërësi pritet të jetë një nga më të debatuarit në skenën politike greke.

Aleksis Tsipras, lideri i ELAS: “Për një politikë migracioni që garanton njëkohësisht sigurinë e kufijve, pritjen humane dhe përfshirjen e barabartë të refugjatëve dhe emigrantëve në arsim dhe në tregun e punës.”

Në pikat e tjera, lideri i forcës së re politike greke premtoi forcimin e demokracisë dhe transparencës, një model të ri ekonomik me theks te prodhimi vendas dhe bujqësia, shtetin social me akses më të madh në shëndetësi, arsim dhe strehim, mbrojtje nga krizat energjetike dhe ndryshimet klimatike, si dhe investime në teknologji, siguri kibernetike dhe transformim digjital.

Në planin politik, Tsipras u përpoq të paraqitet si mbrojtës i shtresave të mesme dhe të dobëta, duke sulmuar pabarazitë sociale, varfërinë, kartelet dhe monopolet ekonomike. Në politikën e jashtme, ai kërkoi një Greqi me rol më aktiv diplomatik, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe iniciativa për paqe në rajon dhe më gjerë.

Në fund të aktivitetit, një vajzë e vogël i dorëzoi simbolikisht emrin e forcës së re politike: ELAS – Aleanca e Majtë Greke. Vetë Tsipras e prezantoi partinë e re si një bashkim të së majtës radikale, socialdemokracisë dhe ekologjisë politike, me synimin për të krijuar një shumicë të re progresiste në vend.

Rikthimi i Aleksis Tsipras vjen në një moment kur sondazhet e publikuara deri dje e rendisnin formacionin e ri politik në vendin e dytë, duke e kthyer menjëherë atë në protagonistin kryesor të opozitës dhe në sfiduesin më serioz të qeverisë greke për periudhën e vrullshme zgjedhore që po vjen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?